Flash News

KRYESORE

Në foto me Metën, kush është eksperti me fytyrë të fshehur në bazën ushtarake të Izraelit

Presidenti Ilir Meta gjatë vizitës së tij zyrtare në Izrael vizitoi bazën ushtarake të Ramlës, pjesë e Forcave izraelite të Mbrojtjes, ku u takua edhe me personelin ushtarak, një pjesë e të cilit dha kontribut të veçantë për tejkalimin e pasojave të rënda që la pas tërmeti tragjik që goditi Shqipërinë më 26 nëntor 2019.

Me këtë rast, Presidenti i Republikës vlerësoi Njësinë izraelite të Shpëtimit Kombëtar me “Dekoratën e Artë të Shqiponjës” duke shprehur mirënjohjen shtetërore, por edhe në emër të qytetarëve shqiptarë për ndihmesën e jashtëzakonshme dhe profesionalizmin e lartë gjatë operacioneve të kërkim-shpëtimit.

Megjithatë, nga njoftimi zyrtar i presidencës, ajo që ra në sy janë disa foto ku krahas Metës është fotografuar edhe një ushtarak, të cilit i është mbuluar fytyra.

Fotot janë publikuar fillimisht nga faqja zyrtare e Forcave të Mbrojtjes së Izraelit dhe të njëjtat janë shpërndarë edhe nga zyra e presidencës shqiptare, për arsye ende të paqartë.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Megjithatë, në videon e shpërndarë për mediat ceremonia e dekorimit ka qenë publike dhe pa ‘censurë’, duke e bërë të njohur ushtarakun 'misterioz'.

 

 

 

 

 

 

Bëhet fjalë për një nga ekspertët që u prit në dhjetor të 2019-ës nga Meta edhe në Tiranë, siç duket edhe në foto.

Të fundit