Flash News

KRYESORE

Në kohë krize e protestash, Rama e kthen profilin e tij në faqe "memesh"

Edi Rama, ka bërë një risi në avancimin e përdorimit të rrjeteve sociale. Sot ka publikuar videon e parë nga "TikTok" dhe kishte zgjedhur Bashën "si personazh", me deklaratën ne e famshme të kreut të opozitës. Kjo vjen në një kohë kur Rama është në përballje të revoltës së artistëve dhe shumë qytetarëve të cilët pas shembjes së "Teatrit Kombëtar", këto protesta janë agravuar duke u bërë të shpeshta. Ndërkohë, sërish provokon Bashën me një video nga TikTok. Kujtojmë që kjo nuk është hera e parë që Rama e kthen profilin e tij në "Instagram" si një faqe "memeje". Këtë ka bërë edhe në kohën kur studentët u çuan në protesta masive kundër vendimeve të Ramës. Kryeministri publikonte meme pafund dhe madje edhe ironizonte vetën në disa raste. Pas vetës, si duket tani kryeprotagonisti i Instagramit të tij është Basha.
 
View this post on Instagram
 

😂..Jo keq dhe kjo jo keq..🤣

A post shared by Edi Rama (@ediramaal) on

 
View this post on Instagram
 

Artiste😂

A post shared by Edi Rama (@ediramaal) on

Lexo edhe: Rama poston për herë të parë video ‘tik-tok’, zgjedh ‘deklaratën e famshme’ të Bashës në Kuvend

Të fundit