Flash News

KRYESORE

Në moshën 40-vjeçare, ndahet nga jeta ish-sulmuesi i 'Nottingham Forest'

Bota e futbollit ka pësuar një humbje pasi ish-sulmuesi i Nottingham Forest, Junior Agogo është ndarë nga jeta. Ish-futbollisti ndodhej në një spital në Londër dhe ka ndërruar jetë sot.

Agogo u shtrua në spital në vitin 2014 dhe 2015 pasi pësoi goditje në kokë, dy vite pas tërheqjes së tij nga futbolli.

E ndërsa në fillim të këtij viti, ish-sulmuesi mësoi se vuante sërish nga kjo sëmundje. Lëvizjet e dorës së djathtë ishin gjithnjë e më të kufizuara dhe vetëm pas dy muajsh në spital, ai ndërroi jetë ditën e sotme.

"The Guardian" shkruan se Agogo ka fituar 27 kupa për Ganën dhe ishte pjesë e skuadrës që u klasifikua e treta në Kupën e Kombeve të Afrikës në vitin 2008, ku dhe shënoi tre gola.

Të fundit