Flash News

KRYESORE

Negociatat/ Ish-ministri i PS ironizon Mogherini-n: Pse erdhe sërish në Tiranë, edhe në 2018-ën të njëjtat premtime artikulove

Negociatat/ Ish-ministri i PS ironizon Mogherini-n: Pse erdhe sërish

Ish ministri dhe ish deputeti i PS, Elmaz Sherifi ka ironizuar deklaratat e përfaqësueses së lartë të Politikës së Jashtme të BE, Federica Mogherini, gjatë vizitës së saj dje në Tiranë.

E pranishme në kuadër të samitit dy ditorë të Brdo-Brijuni’, Mogherini vlerësoi sipas saj tri suksese të qeverisë shqiptare, vettingun, kanabisin dhe luftën kundër krimit, reforma që zyrtarja e BE-së kanë bërë që të vijohet puna për mbështetjen e vendit tonë për çeljen e negociatave të anëtarësimit.

Me ironi, ish ministri socialit shkruan në rrjetet sociale se edhe një vit më parë, komisionerja e BE artikuloi të njëjtat premtime, pra për çeljen e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë, por asgjë nuk ndryshoi.

“"Si do bëjmë pa Mogherin" !

Edhe para nje viti Komisionerja Mogherin erdhi ne Tirane e artikuloi po ato qe tha dje e premtoi se Shqiperia do te hapte negociatat me BE ne qershor 2018. Atehere perse vjen perseri ? A, erdhi tu thote partive shqiptare bashkëpunoni qe ne qershor te 2019 te vendoset hapja e negociatave ? Kaq naiv i mendojnë shqiptaret ? Si thatë Mogherin ? Une ju kam ne zemer se ju jeni model i "Reformes ne Drejtesi", keni ecur shume me Reforma, por e keni te veshtire te hapni negociatat !

Mogherin ju flet shqiptareve ! Rama mbledh ambasadoret e u kerkon te nderhyjne te qeverite e tyre qe te na mbështesin per hapjen e negociatave, per te cilat deklaroi se u hapen ne qershor 2018 ! Apo mendon se shqiptaret e kane harruar ?

Per ti rikujtuar, me te japin kronikat te gjitha televizionet !

Mogerinit i mbaroi mandati. Si do durojme pa te !”, shkruan ish zyrtari i PS.

Të fundit