Flash News

KRYESORE

Nga momenti i njohjes dhe deri kur mori vesh lajmin që nuk jeton më, Raimonda Bulku rrëfen jetën e Xhevdet Ferrit

Nga momenti i njohjes dhe deri kur mori vesh lajmin që nuk jeton më,

E ftuar në "Kjo Javë" me Nisida Tufën, Raimonda Bulku, një prej mikeshave më të mira të aktorit të ndjerë Xhevdet Ferrit, ka treguar momente të shumta nga jeta e tij.

Bulku u shpreh se janë njohur për herë të parë në vitet `81-`82 kur ishin studentë dhe rrëfeu se ai që atëherë filloi të dallohej si një djalë me talent dhe shumë i zgjuar.

"Me të drejtë thoshte se kishte shumë pasion arkitekturën ose inxhinierinë, por filmi me Dhimitër Anagnostin e çoi në kinema dhe që ka qenë një debutim i jashtëzakonshëm. Në shkollë ishte krenaria e profesorit të tyre, Viktor Zhustit dhe ishin si të ‘llastuarit’ e shkollës. Viktori mburrej me Xhevdetin e të tjerë. Ai ishte i përkëdhelurit, ishte jo vetëm student i talentuar, por djalë shumë i zgjuar,"- tregon Bulku.

Raimonda ka ndarë dhe një nga momentet e tij më emocionuese kur u bë gjysh:

E preku, e gëzoi, u lumturua. Dikujt prej miqve atë natë, i kishte thënë “Çfarë paska qenë kjo mrekulli, për çfarë jemi lodhur e nuk e paskemi ditur kur do të vijë kjo mrekulli.

Por si e përjetoi lajmin aktorja Bulku, kur mori vesh se "Xhoda" siç e thërrasin miqtë e kolegët e tij, kishte ndërruar jetë?

Ishim në prova, në skenë. Në atë moment nuk isha duke bërë unë prova, por isha ulur në sallë dhe po shikoja kolegët. Ndjej dridhjen e celularit, e marr e shoh që ishte im shoq, Fatosi që më telefononte dhe më thotë po lexoj lajmin për Xhevdetin. U shokova!

Nisida e pyet se a e dinte ajo që aktori ishte i sëmurë?

Po, por dija që e kishte kaluar, nuk dija atë pjesën e fundit, të shpejtimit.. ato tre ditët e fundit. U shokova dhe mbeta si memece, se thoja të them Stop, se mezi po merrja veten, kur dëgjoj regjisoren Rovena Lule që i kishte rënë telefoni dhe bërtiste me të madhe : “Çfarë, çfarë , çfarë..” Aty e kuptova që edhe ajo po bërtiste për të njëjtën gjë. Ajo nisi të qajë, ndaluam të gjithë në skenë. Ishte një moment shumë i ndjerë, i prekshëm.

Bulku po ashtu tregon se Xhevdeti ishte natyrë shumë optimiste:

Xhevdeti ishte një natyrë kaq optimiste, e djalë i zgjuar saqë nuk i jepte rëndësi fare gjërave që mund të ishin shqetësuese. Xhoda, ishte një natyrë shumë optimiste dhe nuk merrej fare me vogëlsira, dhe ajo i dukej një gjë shumë personale dhe nuk kishte pse të rëndonte tjetrin. Unë as kam marr mundimin edhe kur e takuar ta pyes, sepse ai dukej për mrekulli me atë fizikun e fuqishëm dhe sido që të jetë ai lajmi përfundimtar… në shtëpinë e tyre pritej një lajm tjetër. Unë gjithmonë i thoja Xhetës, çfarë bën Bora, ose po afrohen muajt për të lindur, ishte një gëzim tjetër dhe u thoja merruni me këtë. Kjo është një gjë shumë e bukur.

 

Të fundit