Flash News

E-TJERA

Nga vëllai i ish deputetit të PS te ish efektivi i RENEA-s, mbi 31 vite burg 5 anëtarët e grupit kriminal

spak-gjkko.jpg

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka dhënë vendimin për një pjesë të dosjes "Revanshi", duke dënuar me mbi 31 vite burg në total pesë të pandehur, mes tyre edhe vëllain dhe kushëririn e ish-deputetit socialist Eduard Ndreca.

Për shkak të gjykimit të shkurtuar, të gjithë të pandehurit përfituan ulje të dënimit me një të tretën. Adrian Pikli, ish-efektiv i RENEA-s, dhe Devis Bajramaj u dënuan me nga 6.8 vite burg, Armando Ndreca me 7.4 vite, ndërsa Elvis Ndreca dhe Edison Muçeku me nga 5.4 vite burg.

Sipas SPAK, ata u shpallën fajtorë për vepra të ndryshme penale, përfshirë sigurimin e mjeteve për kryerjen e vrasjeve, kultivimin e lëndëve narkotike dhe trafikimin e armëve.

Në dosjen hetimore përfshihen episode si atentati i dështuar ndaj Durim Bamit dhe Ervin Kodrës në Tapizë, planifikimi i vrasjeve, kultivimi i 243 kilogramëve kanabis në Lezhë, si dhe trafikimi i armëve gjatë viteve 2020–2021.

Të fundit