Flash News

KRYESORE

Nga zhgënjimi i Kombëtares te incidentet në inaugurimin e stadiumit të ri; "Air Albania" si majë ajsbergu

Nga zhgënjimi i Kombëtares te incidentet në inaugurimin e

Shqipëria humbi kundër Francës me rezultatin 0-2 në ndeshjen e djeshme të luajtur në stadiumin "Air Albania". Delir i madh, "shtëpia e re" e shqiptarëve do të inagurohej përballë kampionëve të botës. Entuziazmi i madh, foto të shkrepura dhe shumë besim para fillimit të sfidës.

Tifozët harruan se përballë kishin kampionët e Botës dhe optimizmi ishte i madh. Stadiumi i madh me ngjyrat e tij u inaguru nga një ceremoni në fillim të ndeshjes. Mbi 400 fëmijë krijuan një koreografi që duhej të ishte magjike, por fatkeqësisht nuk shkoi si duhet.

Flori Mumajesi, Aurela Gace dhe Era Istrefi ngritën atmosferën, ndërsa himni për francezët u kënduan nga Besa Kokëdhima, ndërsa Juliana Pasha këndoi himnin shqiptar. Ndryshim melodie dhe zë shumë i ëmbël, por ndjemë mall për Kastriot Tushen dhe zërin e tij të fortë.

https://streamable.com/nfols

Ndeshja nuk kishte shumë histori, pasi francezët e dominuan krejtësisht, madje na toleruan. Tolisso hapi ndeshjen që në minutën e 8'. Lojtari i Bayern Munchenit i shpëtoi mbulimit të Balajt dhe dërgoi topin në rrjetë, ndërsa goli i dytë riktheu te rrjeta Antonie Griezmann.

https://streamable.com/ecbf2

Ndeshja do të mbahet mend më shumë për problemet me thirrjet "Rama ik" dhe incidentin në fushë gjatë pjesës së parë kur shpërtheu uji drejt tifozëve.

Përtej bukurisë, ngjyrave dhe koreografisë fantastike të Tifozëve Kuq e Zi, "Arena Kombëtare" ka 1001 probleme dhe dukja është vetëm maja e ajsbergut!

Gjithsesi, ta gëzojnë brezat dhe shpresojmë të kemi suksese në të...

Të fundit