Flash News

KRYESORE

A ngjan Astrit Veliaj me Arben Ndokën? Basha: Sa ngjan televizoni juaj me një motoskaf droge

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha dha një deklaratë për shtyp mesditën e sotme ku foli për disa çështje.

Veç çështjeve; si pagat e pedagogëve dhe ngritjes së komisionit hetimor, Basha u  pyet nga gazetarët edhe për deputetin e Beratit, Astrit Veliaj.

Pasi u pyet nga gazetarja se nëse ka gjë të ngjashme mes deputetit Astrit Veliaj dhe Arben Ndokës të PS-së, Basha u përgjigj shkurt: “S’kanë lidhje fare, ata ngjajnë aq sa ngjan televizoni juaj me një motoskaf droge”.

Kujtojmë që Arben Ndoka është ish-deputeti i PS, që dorëzoi mandatin pas ligjit të dekriminalizimit.

Të fundit