Flash News

KRYESORE

"Nis programi i granteve me Shijakun, 513 milionë lekë pagesa direkte", Ahmetaj zbardh vendimet e qeverisë për rindërtimin

"Nis programi i granteve me Shijakun, 513 milionë lekë pagesa

Nis zyrtarisht programi i granteve apo pagesave direkte për banesat dhe pallatet e dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit. Lajmi është bërë me dije nga Ministri i Rindërtimit, Arben Ahmetaj, i cili përmes një deklarate për media bën me dije se përfitues do të jenë 27 pallate dhe 1174 banesa të dëmtuara në nivelin DS1, DS2, DS3.

”Kaluam 4 vendime për Rindërtimin. Arritje të qenësishme në 5 muaj për qytetarët në zonat e dëmtuara që na kalojnë në stadin”, deklaroi Ahmetaj, ndërsa sqaron se qeveria ka miratuar 513 milionë lekë për bashkinë Shijak për vitin 2020.

Shpërndarja tek familjet e dëmtuara fillon nga dita e nesërme, maksimumi të premten, më pas ato mund të bëjnë rikonstruksionet vetë ose me ndihmën e Bashkisë.

Deklarata e Ahmetajt:

Sot fillojmë zyrtarisht programin e granteve për Shijakun. Pagesa direkte për familjet, për banesat e dëmtuara të shkallës DS1, DS2, DS3.

Punimet e të cilave qytetarët mund t’i bëjnë vetë apo dhe me bashkitë dhe qeveria i subvencionon në bazë të aktit normativ. Siç e mbani mend në shkurt aplikuan tek ”Shtëpia Ime” familjet e dëmtuara. Bashkitë janë treguar të kujdesshme dhe kanë zgjedhur fituesit ndërsa listat vendosen në këshillin bashkiak.

Shijaku e ka përfunduar me sukses këtë. Ndërkohë presim nga Tirana, Durrësi, Kavaja dhe Kurbini të përfundojnë procesin e vlerësimit. Në Bashkinë e 1174 banesa individuale dhe 27 banesa kolektive pra pallate që përfitojnë nga grantet.

Qeveria ka mirtuar 513 milionë lekë i cili i kushtohet bashkisë Shijak për vitin 2020. Maksimumi nga mëngjesi i së premtes fillon firmosja e pagesave. Qytetarët dhe familjet përfituese përfitojnë sipas kërkesës në llogaritë e tyre. Jemi në një diskutim me donatorët për të marrë pjesë në programet e rindërtimit, pra grantet. Sepse donatorët janë në programet e rindërtimit të shkolleve, infrastrukturën komunitare apo komplekset urbane në Durrës apo Laç.

Në ditët në vijim presim finalizim dhe në Kurbin. Të gjitha Bashkitë e tjera të shpejtojnë procesin e vlerësimit. 70 milionë dollarë do të jepen në vazhdimësi.

Shpalljen e zonës së re për zhvillimin e Durrësit, tek parku arkeologjik, si njësi zbatuese. është vendim i rëndësishëm. Është ndihmë dhe nga 150 milionë euro nga BE, 50 milionë do jenë brenda 2 muajsh në proces negocimi për gjithë zonën e dëmtuar në ato pika ku kemi objekte të trashëgimisë kulturore, 65 milionë euro në shkolla, 50 milionë euro në trashëgimi kulturore. Këtu përfshihet parku i Durrësit, Kalaja e Durrëst.

Të fundit