Flash News

KRYESORE

"Një ditë Pele, një ditë askush", - sulmuesi e Realit tregon vuajtjet

"Një ditë Pele, një ditë askush", - sulmuesi e

Sulmuesi i Real Madridit, Vinicius Junior, ka bërë mirë në Spanjë. Ai ka treguar se para se të nënshkruante me madrilenët kishte biseduar me Marcelon dhe kishte kuptuar vështirësitë e punës te skuadra e Real Madridit.

Braziliani i kishte treguar se një ditë mund të ktheheshe në Pele për tifozët, ndërsa në ditën tjetër në një të pavlerë.  “Para se të firmosja me Real Madrid, bisedova me Marcelon. Ai më paralajmëroi, duke më thënë se tifozët dhe kritikët janë shumë të ashpër.

‘Një ditë je Pele, një ditë askush!’ Vendosa ta pranoj këtë sfidë, dua të jem i suksesshëm në Madrid. Ky është klubi që unë dua dhe jam shumë i lumtur që jam këtu. Do të jap gjithmonë maksimumin që të arrij majat. Në fushë, shpeshherë dukem nervoz, por asnjëherë nuk më ka munguar kënaqësia për të luajtur futboll me fanellën e Real Madrid”, tha mes të tjerash Vinicius.

Të fundit