Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Një i infektuar në Poliçan, bashkia karantinon gjithë qytetin: Merrni ushqim për 15 ditë, s`do lejohen daljet nga shtëpia
Në qytetin e Poliçanit është konfirmuar rasti i parë me koronavirus. Ndonëse më herët kishte vendosur masa të rrepta për hyrje-daljet në qytet, duket se virusi ka arritur të depërtojë te qytetarët, duke infektuar një person. Megjithatë, Bashkia e këtij qyteti ka vendosur të ashpërsojë masat për qytetarët, duke vendosur një karantinë të detyruar për të gjithë qytetin për 15 ditët e ardhshme. Me anë të një njoftimi publik, bashkia u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin furnizime ushqimore për 15 ditët e ardhshme, pasi duke filluar nga nesër nuk do të lejohet asnjë dalje nga shtëpia.
Vëmendje!Qytetarë të Poliçanit, duke marr shkas nga konfirmimi i rastit të parë me Covid-19 në qytetin tonë, ju lutemi respektoni rregullat dhe qëndroni në shtëpi. Qyteti jonë është i vogël dhe rreziku për përhapje është shumë i madh, pasi personi i konfirmuar dhe familjar të tij kanë patur kontakte të vazhdueshme me persona të tjerë në qytet!
Të gjitha shërbimet do të jenë të mbyllura! Shmangni daljet nga shtëpia dhe merrni masa për furnizimin me ushqime bazë për të paktën 15 ditë! Personat në nevojë, të moshuarit e vetmuar apo çdo kategori tjetër me nevoja specifike, të kontaktojnë në numrin e cel: 0698346110 për çdo nevojë të tyre, pasi stafi i Bashkisë Poliçan është në gatishmëri të plotë për ju!
I gjithë qyteti do të jetë në karantinë absolute për të paktën 2 javë! Nuk është momenti të panikohemi, por të jemi të vëmendshëm dhe të respektojmë rregullat e karantinimi për të minimizuar përhapjen dhe infektimin në masë”, thuhet në njoftimin e bërë në faqen e Facebook të bashkisë.