Flash News
E rëndë në Krujë/ 42 vjeçarja futi në qese dhe hodhi në lumë foshnjën e porsalindur në shtëpi
Presidenti Begaj dekreton ligjin për zonat e mbrojtura
Mbytet në ujin e shatërvanit një i mitur afgan në Shëngjin
“Minuan sundimin e ligjit”, DASH shpall ‘non grata’ tre zyrtarë të lartë në Ballkan
Akuzohet për 4 vepra penale/ SPAK nis hetimet ndaj drejtorit të Tatimeve, Ceno Klosi
Një i ri humb jetën dhe një plagoset pas një sulmi me armë në Peqin
Një i ri humbi jetën, ndërsa një tjetër u plagos pas një sulmi me armë. Ngjarja ndodhi në mbrëmjen e sotme në fshatin Përparim të Peqinit.
I plagosuri Albert Uruçi 23 vjeç, ka marrë plagë të rënda, ndërsa është dërguar për të marrë ndihmën e parë në spitalin e Elbasanit.
Policia ende nuk ka rënë në gjurmë të autorëve të krimit, ndërsa ka nisur kërkimet e ngritur postblloqe. Të shoqëruar janë 13 persona që kanë informacion për ngjarjen.
Sipas të dhënave të para, viktima Anti Zylyfi, 26 vjeç, mori një plumb në kokë dhe këmbë dhe humbi jetën rrugës për në spital.
Ai po qëndronte në një makinë me të plagosurin, ndërsa u qëllua nga një makinë në lëvizje. Të dy janë banorë të fshatit Përparim.