Flash News

KRYESORE

“Një jetë kemi, mos na e nxini”, banorët e Laprakës në protestë kundër fabrikës së tullave

“Një jetë kemi, mos na e nxini”, banorët e

Banorët e Laprakës në Tiranë janë ngritur sërish në protestë kundër ndotjes së ajrit që sipas tyre shkakton fabrika e Tullave.

"Po helmohemi!!", “Një jetë kemi, mos na e nxini”, janë disa nga mesazhet e pankartave që ata mbajnë në duart e tryre në shënjë protestë dhe si një mesazh për qeverinë shqiptare.

Banorët do të depozitojnë edhe një padi në Gjykatën Administrative, pasi nuk është marrë asnjë masë ndaj fabrikës edhe pse është gjobitur për ndotje të ambientit, të një nga zonave më të populluara në kryeqytet.

Pjesë e protestës sot janë bërë edhe aktivistë dhe ambientalistë si Sazan Guri.  Ai ka dhënë sërish alarmin se ndotja e shkaktuar prej fabrikës shkakton probleme me frymëmarrjen tek banorët, pasi ka pranë shkolla, kopshte, por edhe spitalin e Traumës.

Të fundit