Flash News
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Një pakt PS-PD kundër SPAK? Pse të huajt janë të shqetësuar dhe pse u shpik një 'krisje' mes palëve
Gazetat pranë opozitës flisnin sot për 'krisjen e parë' pas paktit paraprak të arritur për reformën zgjedhore mes qeverisë dhe opozitës që çoi edhe në krijimin e Këshillit Politik.
Krisja, për të përdorur termin e gazetës MAPO, e njohur si e afërt me Bashën, lidhet me faktin se mazhoranca nuk e ka pranuar propozimin e opozitës që të 'ngrijë' vettingu i gjyqtarëve që do të jenë pjesë e Kolegjit Zgjedhor, në mënyrë që mbi ta, sipas pretendimit të PD, "të mos ushtrohet presion mbi palët politike gjatë procesit zgjedhor".
Kjo 'ftohje' e datës 20 shkurt, sipas burimeve të mirëinformuara të Politiko, është një shashkë për të mbuluar dakordësinë e një jave më parë. Bëhet fjalë për një paketë propozimesh të paraqitur nga Partia Demokratike, dhe ende të pakundërshtuar nga qeveria, e cila parashikon përfshirjen e SPAK-ut dhe të Prokurorisë në 'menaxhimin' e procesit zgjedhor.
Propozimi i PD për “policinë në zgjedhje” përmbledh një koncept të bashkëpunimit Prokurori-Polici në parandalimin e krimeve zgjedhore. Në fakt, roli parandalues i përket ekskluzivisht Policisë ose institucioneve të tjera që e kanë këtë mandat, si për shembull ShISh-i. Veshja e Prokurorisë me 'prerogativa parandaluese' e shtrembëron natyrën e kompetencave.
Edhe në një pikë tjetër, pajisja e Prokurorisë së Përgjithshme me detyrimin e kontrollit të gjendjes gjyqësore të komisionerëve para zgjedhjeve e nxjerr institucionin jashtë funksionit të vet kushtetues. Teorikisht dhe praktikisht është mision i pamundur (për shkak të kohëzgjatjes së procedurave/afateve ligjore, kapaciteteve të limituara njerëzore, etj.). Kjo mund të zgjidhej duke i dhënë KQZ-së akses te databaza e Ministrisë së Drejtësisë (regjistri i personave me rekorde kriminale).
Një pikë tjetër kundërthënëse në propozimet e PD ka të bëjë me parashikimin për krijimin e një regjistri të veçantë për veprat zgjedhore. Regjistri për veprat penale është vetëm një dhe është i parashikuar në Kodin e Procedurës Penale. Krijimi i një regjistri të veçantë është non sens ligjor.
Krijimi i zhurmës për një ngecje në negociatat pë reformën zgjedhore për shkak të mosdakordësisë së ngrirjes së vettingut për atë grup gjyqtarësh që do të formojnë Kolegjin Zgjedhor është vetëm mjegull për të mbuluar një propozim të mëparshëm, i cili ka gjetur dakordësinë paraprake të palëve.
Përfshirja e SPAK dhe Prokurorisë në procesin, gjithmonë kundrathënës dhe të gjatë, e hetimit të zgjedhjeve ka dy qëllime. Së pari ngatërrimi i SPAK-ut me hetime të zgjedhjeve dhe së dyti ngarkimi me përgjegjësi i këtij institucioni të drejtësisë së re, nëse ka ka kriza paszgjedhore dhe zgjedhjet nuk certifikohen, nuk pranohen dhe krijojnë një ngërç të ri politik. Si PS ashtu dhe PD, duan ta përfshijnë SPAK dhe Prokurorinë në mekanizma të debatit politik, sepse të dy palëve u intereson dështimi i një institucioni prej të cilit, si publiku ashtu të huajt presin shumë.
Logjika e kësaj përforcohet edhe nga ndryshimi i papritur në qëndrime i PD ndaj SPAK-ut, kalimi nga gjuha denoncuese dhe mosbesuese te 'veshja' e tij me besim dhe autoritet të ri, përfshirë menaxhimin e zgjedhjeve.
Kujtojmë se SPAK ka shpallur moskompetencën sa i takon dosjes 184 duke e kthyer mbrapsht në prokurorinë lokale. Politika, me sa duket, kërkon që ta 'veshë' me zor me kompetenca të hetimit të krimit zgjedhor.
Të fundit
Horoskopi, çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot
10 Qershor 2026, 08:17
Temperatura mbi 30 gradë, parashikimi i motit për sot
10 Qershor 2026, 08:00
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
10 Qershor 2026, 07:47
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56