Flash News

KRYESORE

Një tjetër "izolim" prej pandemisë në Shqipëri? Ahmetaj tregon skenarët, Bregasi: Do ta kundërshtojmë!

Një tjetër "izolim" prej pandemisë në

Kreu i “Biznes Albania”, Luan Bregasi, ka komentuar situatën e biznesit në vendin tonë, në një kohë kur shumica e vendeve të Europës paralajmërojnë një valë të dytë të përhapjes së COVID . I ftuar në “Real Story”, Bregasi u shpreh se biznesi në Shqipëri ndjehet i pafuqishëm për të përballuar një tjetër krizë si izolimi.

“Ishin dy tërmete pastaj pandemia, ekonomia jonë nuk mban më. Nëse do ketë mbyllje tjetër ne do ta kundërshtojmë”, theksoi Bregasi.

Ministri i Rindërtimit, Arben Ahmetaj nga ana e tij la të kuptohej se një “lock-down” total nuk është skenar i mundshëm për Shqipërinë, pavarësisht rasteve.

“Kur ishim në Gjermani me kryeministrin patëm darkë me disa deputetë gjermanë folëm edhe për pandeminë. Deputetët e CDU-së shpreheshin që edhe vetë Gjermania nuk e përballon dot me një ‘lock doën’ të dytë. Ne nuk e dimë sa e madhe do jetë vala e dytë. Ajo që di është se i kemi marrë masat. Kemi 3 spitale, pajisjet i kemi, eksperiencën e mjekëve dhe infermierëve po. Pr pavarësisht kësaj mendoj që nuk ka më një lock doën ashtu si i pari”, u shpreh Ahmetaj.

Të fundit