Flash News

KRYESORE

Nuk duron dot më Mesila Doda: U mundova të sjell veç mesazhe pozitive, por ky vend po shkon në dreq

Nuk duron dot më Mesila Doda: U mundova të sjell veç mesazhe

Deputetja e PDIU, Mesila Doda ndihet shumë keq me situatën politike në të cilën ndodhet vendi. Ajo thekson se i gjithë sistemi është bërë autocrat dhe arrogant, ndërsa paralajmëron se Shqipëria po rrëshket drejt humbjes së çdo lloj pluralizimi ndërkohë që të gjithë heshtin për këtë.

Doda kërkon që njerëzit të zgjohen dhe të shkundin sistemin pasi për këtë situatë janë të gjithë fjatorë dhe jo një parti e vetme.

Reagimi i Mesila Dodës:

Ky vend po shkon per dreq...

Prej kohesh kam vendosur qe te sjell veç mesazhe publike pozitive. platforma e ide qe sjellin shprese e ndertojne te ardhmen, e bindur qe ky vend ka nevoje per qetesi dhe shprese... por ajo qe po ndodh para nesh eshte nje turravrap i frikshem, drejt nje autokracie zyrtare. Krejt sistemi eshte bere autokrat e arrogant... shteti, qeveria, partite, perfaqesimi, rruga drejt perfaqesimit, paktet, marreveshjet... ky vend po rreshket drejt humbjes se çdo lloj pluralizmi dhe e frikshme eshte qe te gjithe heshtin sepse i duket se ka me rendesi karshilleku qe i bejne njeri-tjetrit, ish-mikut, ish-armikut, rivalit... nderkohe nuk ka me hapesire as per standarte minimale demokratike, as brenda partive, as jashte tyre, as ne shtet e as ne votime...

Zgjohuni njerez... mos u merrni me ata qe flasin, po me ata qe po ju vene ne gjume dhe po thithin pak nga pak çdo standart lirie. Ky vend po shkon ne dreq, mos i jepni nje dore rrokullimes ku po e çojne arrogantet, frikacaket e oportunistet. Ka nevoje per shkundje krejt sistemi sepse sot jemi me pak, shume me pak te lire se ne '90. Nuk u be ne nje dite, nuk u be nga nje parti... e beme te gjithe pak e nga pak e sot e kemi mbi supe, nen kembe e po behet bllok ne jeten tone.

Të fundit