Flash News

KRYESORE

"Nuk e dija kush ishte, kam pyetur shoqet për të", Armina tregon si është njohur me Shkëlzenin

"Nuk e dija kush ishte, kam pyetur shoqet për të", Armina

Historia e Armina Mevlanit dhe Shkëlzen Berishës vazhdon të jetë një nga historitë më të komentuara në media. Në një intervistë për "Elite", Armina ka treguar historinë e vërtetë të njohjes së saj me djalin e ish-kryeministrit të Shqipërisë.

Sipas blogeres, ajo as nuk e njihte atë, madje ka pyetur shoqet për të (edhe pse babi i tij në kohën kur janë njohur ishte kryeministër dhe një ndër figurat kryesore të politikës në Shqipëri).

''Në fakt forma sesi jemi njohur ka qenë krejt rastësore. Jemi parë diku në një bar pa e njohur njëri-tjetrin dhe kemi pasur shumë tërheqje, madje sot e diskutojmë çfarë kemi ndjerë në largësi atë ditë. Të dy jemi emocionuar dhe kemi pasur shumë interes për njëri-tjetrin. Unë pyeta një mikeshë kush mund të ishte, pasi as unë dhe as ajo nuk e dinim kush ishte. Më pas, pas disa kohësh, u gjendëm rastësisht me miq të përbashkët, në të njëjtën tavolinë dhe aty filloi gjithçka, aty bëra lidhjen e ditës së parë, kur u pamë nga larg.  Nuk ishte lidhje e menjëhershme sigurisht, ndenjëm shumë kohë thjeshtë duke komunikuar si fillim. Më pas u takuam dhe filloi gjithçka''- ka thënë Armina.

Të fundit