Flash News

KRYESORE

Nuk flet por ikën nga salla, rastet kur Pandeli Majko është larguar nga Kuvendi duke mos votuar

Nuk flet por ikën nga salla, rastet kur Pandeli Majko është

Mbrëmjen e djeshme, Pandeli Majko refuzoi të votonte projektligjin që parashikon shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar dhe për këtë vendosi të largohej nga salla. Pas një debati të zhvilluar me kryeministrin Rama, ministri i Diasporës la sallën e seancës plenare pak para votimit.

Por kjo nuk është hera e parë që Pandeli Majko largohet nga salla në shenjë kundërshtimi me kolegët socialist.

Në prill të këtij viti, në Kuvend mbërriti ligji i hartuar nga ministria e Diasporës, ministri që drejtohet nga Pandeli Majko. Socialistët e votuan ligjin për diasporën por vetë Majko u largua nga salla e parlamentit pak para votimit final të draftit. Largimi i tij ishte shenjë pakënaqësie ndaj deputetëve të PS-së të cilët i rrëzuan një amendament.

Majko kërkoi ndryshimin e një neni, për ligjin në fjalë, por kjo kërkesë e tij u kundërshtua nga Mimi Kodhelit dhe Taulant Balla dhe për pasojë u rrëzua. Pas rrëzimit të amendamentit Majko u largua nga salla.

Të fundit