Flash News

KRYESORE

“Nuk ka asnjë njollë”, Rama prezanton kryenegociatorin në BE: E kam majtas, por është më shumë se një diplomat

“Nuk ka asnjë njollë”, Rama prezanton kryenegociatorin

Kryeministri Edi Rama ka prezantuar kryenegociatorin për Zhvillimim e Negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në BE, Zef Mazi.

Rama e cilësoi Mazin më shumë se një diplomat dhe një figurë të pranuar nga të gjitha kahet politike.

“Shqipërisë i është hapur drita jeshile për fillimin e negociatave dhe ne zbatuam një nga detyrimet për zgjedhjen e kryenegociatorit. Zoti Zef Mazi është ulur majtas, por mishëron interesat kombëtare pavarësisht qeverive majtas e djathtas. Është më shumë se një diplomat.

Është parë nga forcat politike si kandidiat për të qenë president i republikës, ka një karrierë pa asnjë njollë. Përzgjedhja është bërë mbi profilet më të përshtatsh,e, por nga ky moment të gjithë ta kenë të qartë që janë në varësi të kryenegociatorit dhe do të jetë ai që do të përcaktojë vijimësinë e gjithë secilit”, u shpreh Rama.

Pas tij, foli vetë Mazi i cili u shpreh i prekur nga prezantimi i kryeministri.

“ Jam i prekur nga fjalët tuaja. Për mua është nder të jem këtu në krahun tuaj dhe përballë ekipit negociatorëve dhe ambasador Sorecës.

Kemi detyrë mjaft të vështirë përpara, komplekse. Ndihem pak nostalgjik, jam në institucioni ku mora një rrugë të gjatë”, tha Mazi.

 

Të fundit