Flash News

KRYESORE

Nuk njeh dekretin e presidentit, juristi Daci kritikon KQZ: Atentat i qëllimshëm Kushtetues

Nuk njeh dekretin e presidentit, juristi Daci kritikon KQZ: Atentat i

Juristi Jordan Daci konstaton se vendimi i sotëm i KQZ, për të mos njohur zhdekretimin e datës së zgjedhjeve nga presidenti Meta është atentat Kushtetues.

Daci vlerësoi si dinjitoz qëndrimin e kryetarit të KQZ, që braktisi mbledhjen. Me çfarë të drejtë jo vetëm kryeministri, por gjithë të tjerët që ta shpallin siç bëri KQZ ta shpalli të pavlefshëm një dekret presidencial. Madje absurditeti është brenda vetë argumentave të tyre. Sepse ata thonë dekreti është antikushtetues, por kur është i tillë, kushtetueshmërinë në këtë vend kush e vlerëson?

Vetë thonë është antikushtetues dhe me argumenta antikushtetues kërkojnë ta zgjidhin. Vendimi i sotëm ishte i paralajmëruar. Zguri është njeriu me integritetin më të madhe që ka pasur ndonjëherë KQZ dhe e ka provuar që kur ka patur konflikt me partinë propozuese ka mbajtur qëndrim dinjitoz. Ai shumë mirë bëri sepse nuk mund të ishte pjesë e një atentati kushtetues sic bëri sot KQZ”, deklaron Daci.

Të fundit