Flash News

KRYESORE

‘Ok, no camera’/ Klosi i shkon për vizitë turistit polak, por ai ka një kërkesë për ministrin (Video)

‘Ok, no camera’/ Klosi i shkon për vizitë turistit polak,

Ministri i Turizmit Blendi Klosi ka vizituar sot në spitalin e Shkodrës turistin polak, Wojtek Markiewicz,  i cili kishte  thyer këmbën në një terren të vështirë malor në Theth, ku u gjet pas disa orë kërkimesh.

Klosi kishte edhe një dhuratë në dorë për turistin polak, por kur është futur në dhomën e tij, ai ka kërkuar që kamerat të largoheshin. Në video shihet që ministri u kërkon menjëherë kameramanëve të dalin nga dhoma.

Wojtek Markiewicz humbi pasditen e djeshme dhe u gjet në mbrëmje vonë. Ai kishte humbur shumë gjak pasi nuk ka pasur mundësi të merrte ndihmën e parë.

https://www.youtube.com/watch?time_continue=33&v=84IuLaa8YiM

Të fundit