Alfred Lela
Kisha katolike në Shqipëri paraqiti para pak ditësh një Rezolutë për dënimin e krimeve dhe imazheve të komunizmit. Ndërkohë që debati është i vjetër, i tillë është edhe konflikti mes Kishës dhe Komunizmit shqiptar, qëkur ky i fundit ishte në shpërngënj.
Duhet kuptuar se Rezoluta nuk lind si shpagim i ri për një gjak të vjetër, dhe duhet pyetur, a është kërcënimi i krimeve dhe imazheve komuniste i pranishëm në kulturën politike dhe shoqërore të Shqipërisë. Vetë ekzistenca e debatit dëshmon se, PO.
Fakti se përplasja e qytetërimeve vijon, tregon se rezistenca ndaj trashgimisë komuniste ka qenë e paplotë dhe refraktare. Me refraktare nënkuptojmë një afrontim-përballje- të kësaj trashëgimie vetëm nga njëri krah politiko-ideologjik, apo vetëm nga një pjesë e shoqërisë.
Ka disa arsye pse ka ndodhur kjo, dhe thuajse të gjitha kanë të bëjnë me elitat e Tiranës. Të konvertuara në anti-komuniste –overnight- ato u ndeshën me dy vështirësi thuajse të pakapërcyeshme: të luftonin trashëgiminë e vet dhe të familjeve nga vinin apo, në rastin politik, të dëmtonin prospekte elektorale përballë një populli që, për rreth 40 vjet, ishte inkuadruar në një mindset ku ndërthureshin përulja/dorëzimi dhe agresioni/trushpëlarja. Të mësuar me shtetin padron dhe kujdestar, një popullatë e trumhazur e kishte të vështirë të vepronte në kushtet e lirisë.
Dëmin më të madh në përballjen me këtë trashgimi e bënë elitat e majta të cilat nuk pranonin dot që letërsia, historiografia, gjuhësia, kinematografia e tyre, një punë prej katër dekadash, të hidhej në koshin e asgjësë. Nuk bëhej më fjalë për trashëgiminë komuniste, por të tyren. Këtë mbrojtje ata duhej ta vishnin, sigurisht, me arsyetime jashtëpersonale. Duke dënuar komunizmin ata dënonin edhe veprën dhe jetën e tyre, kështuqë zgjodhën të rezistonin dhe të vazhdonin konfliktin e lindur në Shqipëri gjatë Luftës së dytë Botërore.
Kisha që i kundërshton sot, jo rastësisht figuron si pjesë e galerisë së personazheve negativë në filmat dhe librat e para ’90-ës. Alarmi këtu nuk është i rendit të luftës së brezave, për faktin se brezat janë biologjikë, por kultura që ata ndërpërcjellin është sociologjike, pra potencialisht e pandërprerë.
Çka e shqetëson Kishën katolie, me të drejtë, dhe duhet të bëjë të njëjtën edhe me thinking class (që mund ose jo të ketë Shqipëria) është sociologjia kulturore e komunizmit dhe imazhit të tij, ende sundues në historiografi, dhe sërish e pandërprerë në mizërinë e filmave të Kinostudios së diktaturës së para viteve ‘90.
Kjo apologji e komunizmit që kanë mundësuar pikërisht kinematografët, historiografët dhe kulturologët e komunizmit të pandërprerë kulturor dhe shpirtëror në Shqipëri, gjallon sot jo te manifestimet periodike dhe sporadike të nostalgjikëve të Enver Hoxhës, por te këmbëngulja e regjimit të ri të Partisë Socialiste për të rimishëruar komunizmin nëpërmjet datash, festash dhe eventesh të paketuara si pop kulturë. Peza ‘n Fest është një shembull dhe Netët e bardha në Tiranë janë një tjetër. Monumentalizimi i objekteve të lidhura me komunizmin, si bunkerët masivë të aparatit mbrojtës dhe represiv të Enver Hoxhës, të shndërruara në BunkArt 1 dhe 2, pra në komercialitet të butë, është mishërimi më i gjallë i kësaj tendence që diktatura e egër të ameliorizohet në kujtesë neutrale.
Mbi tortën e kësaj torture qëndron qershia e hidhur e faktit se Akademinë e Shkencave për shembull, e drejton ministri i fundit i Arsimit i Ramiz Alisë, dhe një prej eksponentëve të një të majte agresive gjatë 30 viteve pluralizëm.
Kisha e ka vetëdijen, por nuk i ka mjetet për ta zhvilluar dhe fituar këtë luftë. Me sa duket, ajo është e vetmja elitë që mund ta artikulojë shqetësimin, por duke qenë solo do të tingëllojë si jashtë kohe. Kush e njeh sadopak historinë, e di se e tillë Kisha ngjante edhe në vitet ‘40 kur fliste për rrezikun e komunizmit. Koha i dha të drejtë klerit katolik njëherë. Duhet thënë se, kësaj radhe, edhe pse rreziku duket si imagjinar, ai është më i thellë. Kanë rënë mjetet e represionit dhe kanë lindur ato të spin-it. Me to mund të shkohet më larg, nëpëmjet një rruge më të butë, të cilën askush nuk e kundërshton sepse të gjithë jetojnë për parimin e kënaqësisë (çka nuk më bën të vuaj fizikisht, nuk më përket).
Kisha katolike, megjithatë, është vetëofruar edhe njëherë në qendër të kësaj sakrifice dhe drame shoqërore, jo për herë të parë. Kleri i kryqit e ka ngritur zërin e ndërgjegjes edhe për shpopullimin e vendit, gjakmarrjen dhe kriminalizimin e politikës.
Në një erë të re ku ndikimi, jo mendimi, është në krye të sofrës dhe në altar të shoqërisë, çdo qëndrim që i thërret ndërgjegjes është i rrezikuar, të paktën me shpërfillje. Turma rizgjedh Barabën sa herë i jepet rasti, dhe elitat janë ose të trysnuara, ose Sokratë të kënaqun.
Këmbanat bien për ata që kanë veshë, por pasojat e alarmit të anashkaluar i prekin të gjithë.
Të fundit
Sulm me tritol gjatë natës në një banesë në Lezhë, brenda ndodhej çifti i bashkëshortëve
6 Qershor 2026, 09:44
Pa mjekë; A është gati Shqipëria përballë kërcënimeve të reja pandemike
6 Qershor 2026, 09:03
Makina përplas për vdekje një person në aksin Fier-Vlorë
6 Qershor 2026, 08:44
Rritje temperaturash, parashikimi i motit për sot
6 Qershor 2026, 08:22
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
6 Qershor 2026, 08:01
“Truri i babait”, si e ndryshon atësia mendjen mashkullore
5 Qershor 2026, 21:44
Sekuestrohen 50 mijë euro të padeklaruara në doganën e Durrësit
5 Qershor 2026, 21:25
Qytetarja e martuar prej 30 vitesh në Tiranë, institucionet e nxjerrin beqare!
5 Qershor 2026, 21:19
Rama fajëson armiqtë e Trump për jehonën e Zvërnecit: Nuk i rruhej njeriu...
5 Qershor 2026, 20:56
Gardisti dhunon protestueses gjatë takimit të Ramës /VIDEO
5 Qershor 2026, 20:39
Protestë kundër Ramës edhe në Berlin
5 Qershor 2026, 20:14
Avokati i Metës: Nëse Rama nuk dëshmon, procesi nuk është i plotë
5 Qershor 2026, 20:01
Si bllokada detare amerikane i ka humbur Iranit 6 miliardë dollarë të ardhura nga nafta
5 Qershor 2026, 19:44
Gjyqi në GJKKO, Kryemadhi: Dosja bazohet në thashetheme, USB-ja me prova…
5 Qershor 2026, 19:24
Edhe pas krizës, nafta e shtrenjtë ende sfidë për Shqipërinë
5 Qershor 2026, 19:09
Policia e Kosovës arreston aktivistin e Listës Serbe
5 Qershor 2026, 18:50
Aksident në Kombinat, makina përplas të miturin
5 Qershor 2026, 18:33
Rama përplaset me banorin e Zvërnecit: Me kë po flet?
5 Qershor 2026, 18:27
Von der Leyen: Shqipëria të ndjekë shpejt Malin e Zi
5 Qershor 2026, 18:13
Këto shenja të zodiakut do të gjejnë dashurinë në qershor!
5 Qershor 2026, 18:01
Siguri e shtuar për vizitën e Ramës në Vlorë
5 Qershor 2026, 17:46
Kuqezinjtë humbasin një vend në renditjen e FIFA-s
5 Qershor 2026, 17:32
Policia heq 14 mole detare në Ksamil
5 Qershor 2026, 17:16
Aksidentohet urbani te Gjykata e Tiranës, disa të lënduar
5 Qershor 2026, 16:56
Belgjika shqyrton shitjen e bizhuterive mbretërore për të mbushur boshllëqet në buxhet
5 Qershor 2026, 16:45
Hetimi për korrupsion në Partinë Socialiste, kryeministri mohon akuzat: Nuk kisha dijeni
5 Qershor 2026, 16:14
Deputeti socialist Klevis Jahaj paraqitet në SPAK
5 Qershor 2026, 16:01
Foto/ Qindra qytetarë i japin lamtumirën Enea Mekollit
5 Qershor 2026, 15:39
Qytetari i vë thikën në qafë policit të Rrugores
5 Qershor 2026, 15:03
Studimi: Produktet e njëjta në markete në Shqipëri janë 83% më të shtrenjta se në Europë
5 Qershor 2026, 14:53
Një krahasim i projekteve problematike në Beograd e në Zvërnec
5 Qershor 2026, 14:19
Spiropali rendit problemet e qeverisjes: Pushteti po i tejkalon institucionet
5 Qershor 2026, 13:51
Berisha: Mbështesim protestën qytetare për Zvërnecin, por PD nuk përfshihet
5 Qershor 2026, 13:29
Protesta e bukur e shëmtuar
5 Qershor 2026, 13:10
Berisha: Enea Mekolli është dy herë hero, vrasësi i tij financohej me fonde shtetërore
5 Qershor 2026, 12:25
Bordi i Transparencës cakton çmimet e reja të karburanteve
5 Qershor 2026, 11:38
Drejtori i Hekurudhës Shqiptare, Ergys Verdho paraqitet sërish në SPAK
5 Qershor 2026, 11:02
Këmbimi valutor/ Me sa blihen e shiten monedhat e huaja sot
5 Qershor 2026, 09:49
Nga duart e Ramës tek ministritë, 16 institucione ndryshojnë varësinë
5 Qershor 2026, 09:37
Dy makina përplasen në aksin Kardhiq–Delvinë, një i vdekur e 3 të plagosur
5 Qershor 2026, 08:35
Me alternime vranësirash, si parashikohet moti për sot
5 Qershor 2026, 08:20
Udhëkryqi që sjell protesta për Zvërnecin: Nga do t’ia mbajë Shqipëria
5 Qershor 2026, 08:09
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
5 Qershor 2026, 07:57
Hasimja: Shqipëria po humb një shans historik për integrimin në BE
4 Qershor 2026, 22:57
Senati amerikan miraton Eric Wendt për postin e ambasadorit të SHBA në Shqipëri
4 Qershor 2026, 22:30
Gazetarja: 43-vjeçari që vrau policin në Maliq ka qenë pjesë e forcave Komando
4 Qershor 2026, 22:10
Andoni Iraola është zyrtarisht trajneri i Liverpool
4 Qershor 2026, 20:52
U vra në krye të detyrës, familja refuzon varrimin e efektivit në Varrezat e Dëshmorëve
4 Qershor 2026, 20:26
Dridhet aeroporti i Vlorës/ Qeveria i vë gjobë 3 milionë lekë koncesionarit për vonesat
4 Qershor 2026, 19:18
BE do të japë 116 milionë dollarë ndihmë për ushtrinë libaneze
4 Qershor 2026, 18:12
Rrëzohet avioni në Kroaci, të paktën 4 persona të vdekur
4 Qershor 2026, 16:31
Berisha: Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi nga Berati
4 Qershor 2026, 16:26
Minatorët e Bulqizës vijojnë bojkotin e punës, kërkojnë rritje pagash
4 Qershor 2026, 16:17
Vrasja e efektivit në Maliq, shoqërohet në polici nëna e autorit të dyshuar
4 Qershor 2026, 16:06
Ish-shefi i policisë malazeze ndalohet të hyjë në Serbi
4 Qershor 2026, 16:05
Berisha në Kuvend: Zvërneci po jepet pa transparencë, Rama fshihet nga përgjegjësia
4 Qershor 2026, 15:55
Pas më shumë se 5 orësh, Igli Tare del nga ambientet e SPAK, ‘kyç’ gojën për mediat
4 Qershor 2026, 15:17
Momenti kur Gjesti hyn i armatosur në zyrat e shtëpisë diskografike
4 Qershor 2026, 15:03
Kursi i Euros me Lekun bie përsëri, po shkon drejt pragut të 95 lekëve
4 Qershor 2026, 14:33
Shalqiri, aleati i zemrës në verë
4 Qershor 2026, 13:56
Bordi vijon “ping pong” me çmimet e karburanteve, rritet sërish nafta
4 Qershor 2026, 13:39
Bardhi kërkon Ramën në Kuvend: Interpelanca nuk delegohet!
4 Qershor 2026, 13:21
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
4 Qershor 2026, 13:14
Makina përfundon në kanal, banorët shpëtojnë babë e bir
4 Qershor 2026, 12:55
Berisha: Mbështesim çdo protestë, por nuk marrim autorësi, Rama mos bëjë anti-miting
4 Qershor 2026, 12:46
SPAK kërkon 98 vite burg për Durim Bamin, Aldo Avdylin dhe 5 të tjerë
4 Qershor 2026, 12:39
Berisha flet jashtë Kuvendit: Kryeministri po shmang interpelancat, shkel Kushtetutën
4 Qershor 2026, 12:26