
Flash News
Rama i propozoi të kandidonte për PS në Tiranë, Alfred Peza refuzon ftesën
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Mbetet i lartë numri i jetëve të humbura, viktimat nga mosha 22-87 vjeç; 777 raste të reja me Covid-19
Mitet mediatike të Najadës dhe Luljetës në përdorimin prej spin doctor-i të Ramës
E shtruar prej një muaji në Infektiv, ndërron jetë nga Covid-19 studentja 22-vjeçare

Alfred Lela
Shqipëria ngjan e dorëzuar. Ajo i ka provuar, si eksperimentet ashtu edhe traditat. Të vjetrit dhe të rinjtë. Ka dalë e zhgënjyer prej të dyjave.
Çfarë e shpjegon tjetër faktin se, në një sondazh të Westminster Foundation for Democracy, lëvizjet rishtare politike dhe qytetare konsiderohen si të papesha. Ky është një lajm i keq për 25 prillin, të pavendosurit dhe alternativat ndaj partive tradicionale të spektrit politik.
Pse ndodh kjo? Së pari për shkak të qeverisë dhe të opozitës. Të dyja kanë frymëzuar opinionin me teza se lëvizjet ose partitë e reja janë në shërbim të njërës ose të tjetrës. Pra, nuk janë të pavarura dhe as qytetare. Edhe nëse kjo është e vërtetë, më shumë se për parimin e pavarësisë bëhet për të mos lejuar futjen në spektër të forcave të reja dhe vibrante të cilat mund të rrezikojnë pushtetin e njërës ose tjetërs palë.
Qeveria ka interesin më të madh në ruajtjen e status quo-së dhe ndihet e rrezikuar nga çdo lëvizje e re që mund të bëhet ortek ndryshimi. Sulmet e pareshtura dhe të përveçme kundër Aleancës për Teatrin e shpjegojnë këtë. Opozita ka treguar të njëjtin shqetësim kundër partive të dala nga pakënaqësitë e ish-eksponentëve të saj.
Por, asgjë nuk e shpjegon drojën e të mëdhenjve se sa lëvizja studentore e para dy viteve e cila u duk e barazlarguar nga palët, dhe u mbyt që në djep pikërisht për faj të kësaj barazlargësie.
Ftohja e me lëvizjet e reja ndodh edhe sepse publiku është tradhtuar disa herë. Nga ‘Mjaft’ dhe AKZ për shembull, që qenë lëvizjet qytetare më shpërthyese të dy dekadave të shkuara. Njerëzit e kuptuan se të rinjtë e lëvizjeve vjetëroheshin shëmtuar sapo kalonin derën e partive politike. Kështu, jemi përpara një mosalternative: të rinjtë e vjetëruar të partive tradicionale apo lëvizjet e reja të dala nga cene të vjetra?
Deri më 25 prill keni kohë për të ndarë mendjen.
Ditari politik









Të fundit


Veliaj: Kemi shumë të rinj në listat që do dalin nesër
7 Mars 2021, 21:40





Surprizë në Superiore, Skënderbeu i mohon kreun Partizanit
7 Mars 2021, 18:48


Miley Cyrus ka pësuar krizë identiteti kur luante "Hannah Montana"
7 Mars 2021, 17:31

Covid-19/ Italia po planifikon ashpërsimin e masave
7 Mars 2021, 16:47
Mbërrijnë 3 mijë vaksina ruse në Maqedoninë e Veriut
7 Mars 2021, 16:15
Rama i propozoi të kandidonte për PS në Tiranë, Alfred Peza refuzon ftesën
7 Mars 2021, 15:43


Basha rikthen Eduard Halimin, emërohet koordinator politik i PD
7 Mars 2021, 13:56
Izraeli “rikthehet” në jetë, bllokimet anti-Covid thuajse kanë mbaruar
7 Mars 2021, 13:39


Festa e 7-Marsit, politika shqiptare uron “Ditën e mësuesit”
7 Mars 2021, 11:47
Tërmeti i fuqishëm në Greqi, shënohet viktima e parë
7 Mars 2021, 11:35