Flash News
Elez Biberaj: Protestat nuk janë kundër Trumpit, por kundër kleptokracisë
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Raporti/ Njësoj si ‘Alternativa’ e Besart Kadisë, pse lëvizjet sociale në Shqipëri kanë peizazh fluid
Shqipëria nuk ka një traditë të gjerë të lëvizjeve sociale (qytetare). Kjo traditë i ka fillesat në fillim të viteve 1990-të, me një reagim të fortë civil ndaj sistemit totalitar. Ndonëse e shtrirë në vetëm tri dekada, historia e saj është pasuruar gjithmonë e në rritje me subjekte të reja sociale dhe kauza të reja, që përbëjnë shqetësim dhe interes për shoqërinë shqiptare.
Qeveritë vazhdimisht prodhojnë probleme arbitrare; ndaj është dhe do të jetë i nevojshëm reagimi kundër këtyre problemeve si dhe rritja e këtij reagimi.
Zyra e ‘Westminster Foundation for Democracy’ ka publikuar një analizë dhe anketë në lidhje me Lëvizjet Qytetare në Shqipëri, lidhur me aktivitetin dhe ndikimin e tyre në Shqipëri.
Në bazë të këtij raporti , këto lëvizje na japin një vështrim të përgjithshëm të mënyrës se si perceptohet aktiviteti dhe reagimi i tyre, kapaciteti dhe ndikimi në mbrojtjen e interesit publik.
Në përgjithësi, njohuria e kufizuar e të anketuarve mbi këto lëvizje lidhet me faktin se aktivitetet janë të përqendruara kryesisht në Tiranë dhe nuk karakterizohen nga përpjekje për të mobilizuar masa të një shkalle të gjerë.
Përveç Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit, e cila ka pasur një pasqyrim më të gjerë në media, për shkak të përqendrimit të veprimtarisë në Tiranë, si rrjedhojë e vendndodhjes së teatrit dhe pasqyrimit në media për shembjen e ndërtesës së Teatrit Kombëtar më 17 maj 2020, lëvizje të tjera sociale si Nisma Thurja, EcoAlbania, Alternativa duket të kenë një nivel më të ulët njohjeje nga publiku.
Burimet financiare
Mungesa e burimeve financiare është një arsye kryesore që kushtëzon veprimtarinë e tyre. Burime të kufizuara dhe të pamjaftueshme financiare i pengojnë që të organizojnë aktivitete intensive ndërgjegjësuese apo që të arrijnë në zona të tjera përtej kryeqytetit.
Nisma Thurje, Organizata Politike dhe Vetëvendosje - Shqipëri janë lëvizje qytetare që kanë potencialin të shndërrohen në parti politike. Qëllimet dhe objektivat që ato kanë përcaktuar lidhen me aspekte që u përkasin partive si subjekte zgjedhore.
Për të rritur ndërgjegjësimin e publikut, Nisma Thurje, Aleanca per Mbrojtjen e Teatrit dhe EcoAlbania kanë përdorur peticione dhe padi në gjykata për kauzat që ata mbrojnë, si një mjet për të tërhequr vëmendjen e medias si dhe ndikimin e tyre në shoqëri, me synim përfshirjen e një numri më të madh qytetarësh në mbështetje të ndryshimeve në fusha të tilla si sistemet zgjedhore, mbrojtja e trashëgimisë historike dhe kulturore, dhe biodiversiteti.
Pjesëmarrja
Pavarësisht nga indiferenca për të marrë pjesë në këto lëvizje, qytetarët kanë shprehur dëshirën për një rol dhe veprim më të fortë të këtyre lëvizjeve në jetën publike. Përdorimi i medias së shtypur dhe asaj elektronike apo e medias sociale si Facebook-u kanë qenë kanalet kryesore që kanë përdorur këto lëvizje për të rritur ndërgjegjësimin e publikut, ndonëse protestat apo fushatat ndërgjegjësuese kërkojnë pjesëmarrje masive të qytetarëve.
Sigurisht që një mospjesëmarrje e gjerë qytetare në veprimtari të ndryshme shpjegohet edhe me kulturën e pamjaftueshme të qytetarëve të sotëm shqiptarë për të reaguar ndaj akteve arbitrare të qeverisë që prekin interesat e shoqërisë.
Për këtë arsye, shpesh këto lëvizje konsiderohen si “palestra të demokracisë” dhe prania e tyre në jetën publike u lejon qytetarëve, të rinjve, dhe grupeve të interesit të përpiqen dhe të forcojnë aftësitë e tyre për të mbrojtur interesa publike të caktuara, përtej nivelit tradicional të përfaqësimit të interesave nga partitë politike.
Pjesa më e madhe e lëvizjeve nuk kanë anëtarësi të qartë dhe të identifikuar, dhe as nuk është e qartë se cila është gjendja e financave të tyre. Gjithashtu, gatishmëria për t’u bërë aktorë politikë nuk mund të vlerësohet. Peizazhi i këtyre lëvizjeve është shumë fluid duke treguar mungesën e një procesi të mirëmenduar para krijimit të tyre. Një shembull është lëvizja “Alternativa” e cila supozohej të ishte një lëvizje e rreshtuar në krahun e djathtë, por që drejtuesi i së cilës sapo u dekretua së fundmi si zëvendësministër i financave, duke e shuar ekzistencën e kësaj lëvizjeje nëpërmjet dukurisë së emërimit (njohur si kooptimi).
Donatorët
Historia e lëvizjeve në të shkuarën tregon se kur ato janë shndërruar në subjekte zgjedhore, e humbasin relevancën dhe nuk kanë qenë në gjendje të mobilizojnë mbështetje të mjaftueshme për të patur të zgjedhur në parlament (shembuj si Lëvizja Mjaft - G99, partia Sfida, Partia LIBRA, Aleanca Kuq e Zi, etj.).
Shumë prej lëvizjeve të reja paragjykohen dhe keqgjykohen deri në atë pikë sa edhe mbështetja e donatorëve kundrejt tyre ka qenë thuajse jo-ekzistente.
Në këtë kuadër, donatorët duhet të jenë më të qëllimshëm në mbështetje të lëvizjeve të reja në mënyrë që të rriten opsionet politike në vend dhe të rritet trysnia nga aktorë të rinj për demokratizimin e mëtejshëm të sistemit politik (shembulli i Nisma Thurje në mbrojtje të listave të hapura për zgjedhjet e radhës).
Lëvizjet që bazohen në tema duket se janë më të suksesshme në tërheqjen e qytetarëve. Sa i takon marrëdhënies me median duket se media tradicionale nuk krijon hapësirë të mjaftueshme për pasqyrimin e qëndrimeve dhe veprimeve të lëvizjeve.
Ndërkohë, përgjumja e përgjithshme qytetare në vend mund të shpjegohet me anë të 1) veprimeve të qeverisë për të diskretituar çdo lëvizje qytetare dhe drejtues dhe përpjekjeve për të kornizuar çdo zë kundërshtues si pjesë të agjendës së opozitës, dhe 2) kulturës së pamjaftueshme të qytetarëve për të reaguar ndaj veprimeve arbitrare të qeverisë që prekin interesat e shoqërisë.
Nga ana tjetër, dualizmi midis perceptimit dhe realiteti zgjedhor te votuesit në Shqipëri është shpjegimi kryesor se pse për shumë vjet, ndonëse pjesa më e madhe njerëzve kanë një perceptim negativ për partitë tradicionale, sjellja zgjedhore ka mbetur e pandryshuar dhe ‘dualizmi politik’ midis dy partive kryesore vijon të jetë mbizotërues.
Të fundit
Elez Biberaj: Protestat nuk janë kundër Trumpit, por kundër kleptokracisë
10 Qershor 2026, 09:30
I akuzuar për tentativë vrasje në Spanjë, kapet në Shëngjin 22-vjeçari
10 Qershor 2026, 08:46
Horoskopi, çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot
10 Qershor 2026, 08:17
Temperatura mbi 30 gradë, parashikimi i motit për sot
10 Qershor 2026, 08:00
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
10 Qershor 2026, 07:47
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22