Flash News

E-TJERA

Zjarri te inceneratori, Elbasani për të tretën ditë radhazi me shtullungat e tymit toksik

Zjarri te inceneratori, Elbasani për të tretën ditë radhazi
Zjarri

Zjarri masiv që përfshiu landifillin pranë Inceneratorit të Elbasanit vijon të jetë ende aktiv.

Prej tre ditësh zona vijon të jetë nën pushtetin e flakëve, ndërsa shtëllunga të mëdha tymi vijojnë të dëmtojnë shëndetin e banorëve përreth. 

Bëhet me dije se autoritetet kanë ndërhyrë deri në mesditë me hedhjen e disa metra kub dhera mbi zonën e prekur për të kufizuar përhapjen e flakëve, por zjarri është ende aktiv në brendësi të mbetjeve.

Sakaq deri më tani ende nuk ka asnjë reagim zyrtar nga ana e autoriteve. Këtë të enjte pranë landifllit ishin ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu dhe kryetari i Bashkisë Elbasan, Gledian Llatja por të dy zyrtarët nuk dhanë asnjë prononcim për mediat, duke shmangur komentet mbi shkakun e zjarrit, masat e marra dhe ndikimin e mundshëm në shëndetin publik apo mjedis.

Ndërkohë, mungesa e informacionit zyrtar ka shtuar shqetësimin e komunitetit lokal. Qytetarët kërkojnë transparencë dhe përgjegjësi ndërkohë që autoritetet zgjedhin të heshtin.

Megjthatë vlen të theksohet se ky incident është i përsëritur dhe rikthen edhe njëherë në vëmendje inceneratorët fantazëm për të cilat janë paguar miliona euro dhe sërish vijojnë të jenë jashtë funksionit. 

Të fundit