
Flash News
Aksioni në Theth, banori mes lotësh: Kam ndërtuar në tokën time me shpenzimet e jetës, shteti të mos i prishë
Drejtorët në shënjestër! Pas Fierit dhe Durrësit, Rama mbërrin në Elbasan
Emri/ Identifikohet 23-vjeçari që u gjet i pajetë pranë liqenit të Shkopetit
Aksioni i IKM-së në Theth, banorët dalin në protestë
U denoncua i zhdukur nga i ati, 23-vjeçari gjendet i pajetë pranë liqenit të Shkopetit

Alfred Lela
Ndër kandidatët e Ramës dy prej tyre marrin vëmendjen më të madhe nga pop kultura (media, zhgani artistiko-influencist) dhe vetë organizata partiake socialiste. Si rregull, kandidatët kryesorë marrin mbështetjen më të madhe nga forca politike që përfaqësojnë por, jo në pak raste, edhe kandidatët garat e të cilëve janë afër humbjes apo kandidatët-mesazh. Pra, ata me të cilët partia kërkon të japë një mesazh.
Nëse për Erion Veliajn është folur dhe flitet shumë, kandidati socialist për Shkodrën, Benet Beci, po merr vëmendje të shtuar nga qeveria Rama dhe prizat mediatike të saj. Kjo sepse Beci është kandidati-mesazh. Rama ka një ‘kunj’ të vjetër me Shkodrën dhe mospranimin e gjatë të kryeqendrës së Veriut, si të tij ashtu dhe të kandidatëve të tij.
Nëse e parafytyroni trajektoren e sjelljes së Ramës me Shkodrën, do të vëreni se ai është përpjekur si me mesazhin, me kandidatët, dhe po ashtu me truket elektoralo-politike. Madje, për të përkëdhelur sedrën shkodrane, shpesh e ka vizatuar veten si çerek shkodran dhe gjysmë katolik. Për të mos harruar përpjekje te tjera, që përfshijnë kandidimin e Keti Bazhdarit (një grua); Valdrin Pjetrit (një i ri), apo Majlinda Angonit (grua sërish) në zgjedhjet e pjeshme të vitit të shkuar. Më shumë se te vitrina, Rama ka synuar të punojë në prapaskenë dhe, përgjatë viteve ai ka lidhur ura me disa personazhe të prapaskenës, duke u ofruar jo pak syresh, edhe skenën e madhe politike, lokale apo kombëtare. Ai ka kaluar vërtetë “përtej të majtës e të djathtës”, slogani i tij i vitit 2009, qoftë ideologjikisht apo në përmbajtje të tjera, duke ofruar si Tom Doshin, si Mark Frrokun, apo së fundmi Agron Çelën, një personazh i njohur i LSI (tani PL) në Shkodër.
Për të ardhur te Benet Beci. Një shkodran ‘i ramë në Tiranë’ i cili po paraqitet, shpesh e më shpesh, nga Rama si një kandidat që Shkodra nuk e meriton. Gjuha e Ramës në raport me Shkodrën lëkundet mes tundimit dhe kërcënimit. Në majë të kësaj gjuhe rri Benet Beci, si një personazh kolodian, që e dëgjon atë që përralltari Rama thotë për të, dhe e beson.
Sepse, si Beci dhe Rama, kanë huqur atë që është kryesore te Shkodra dhe shkodranët: nuk është kandidati vetë, por çfarë dhe kë përfaqëson ai/ajo. Si përherë, kandidatët e së majtës në Shkodër, që nga 1944 e këtej, kanë përfaqësuar një agresion më shumë se një ofertë. Keti Bazhdari ishte agresioni i një gruaje të re në një qytet me shtresa të vjetra; Valdrin Pjetri, agresioni i një kandidati pa rival, që të kujtonte votimet në kohën e Xhemal Dymyles; Majlinda Angoni agresioni partiak që i kundërvihet autonomisë së shtetit normal.
Benet Beci është agresioni i atij dhe atyre që mendojnë se dinë më shumë, bëjnë më mirë dhe ofrojnë atë që askush nuk mundet pos tyre. Kjo aperturë elitiste në Shkodër, një qytet që ka lindur kulturën që përqesh çdo gjë, i bën Ramën dhe Becin një anekdotë politike, më shumë se misionarët -që ata e dinë veten.
Shkodra nuk është ndrequr kurrë nga jashtë, por vetëm nga brenda. Ajo është më shumë krijim i vetvetes, një urbanitet i mbështetur në pushkën e gjatë të fiseve malësore. Të depërtosh në këtë antropologji me një kandidat që e sjell për dore në pjacë kreu i partisë, të lejohet, por nuk të falet.
Të fundit



Hoxha: Do kemi një parlament që do ja kalojë çdo programi humoristik!
9 Korrik 2025, 10:10

Drejtorët në shënjestër! Pas Fierit dhe Durrësit, Rama mbërrin në Elbasan
9 Korrik 2025, 09:53
Emri/ Identifikohet 23-vjeçari që u gjet i pajetë pranë liqenit të Shkopetit
9 Korrik 2025, 09:42
Aksioni i IKM-së në Theth, banorët dalin në protestë
9 Korrik 2025, 09:34
Arsyet pse BE-ja nuk ka vendosur sanksione të reja kundër Rusisë
9 Korrik 2025, 09:18
DW: Mashtrimet online rrisin trafikimin e qenieve njerëzore
9 Korrik 2025, 09:01
“Nuk pi ujë diploma”, rritet papunësia tek të rinjtë me arsim të lartë më 2025
9 Korrik 2025, 08:56


Horoskopi, çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot
9 Korrik 2025, 08:25
Diell dhe reshje shiu, e mërkura me mot të paqëndrueshëm
9 Korrik 2025, 08:06
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Korrik 2025, 07:52

Tabaku: Salianji mbajti një kosto politike që nuk e ka mbajtur askush në Shqipëri
8 Korrik 2025, 22:36


Sekretet për të shijuar verën si një ‘profesionist’
8 Korrik 2025, 21:45


Kriza e mbetjeve në Shqipëri: Tym toksik dhe probleme të thella qeverisjeje
8 Korrik 2025, 21:13
Ndotje alarmante në Fushë-Arrëz, mbetjet e fabrikës së bakrit 'skuqin' lumin Fan
8 Korrik 2025, 21:07

Sondazh/ Si e vlerësoni ndërhyrjen e kryeministrit në pushtetin vendor?
8 Korrik 2025, 20:40
28 të arrestuar në Itali e Spanjë për trafik droge, mes tyre një shqiptar
8 Korrik 2025, 20:24
Banorët përplasen me policinë në Theth: Jemi në tokën tonë
8 Korrik 2025, 20:11
Vdekja e 27-vjeçarit në Lipjan, Osmani: Të hetohet në mënyrë të pavarur!
8 Korrik 2025, 20:06
Trump premton se SHBA-të do të dërgojnë më shumë armë në Ukrainë
8 Korrik 2025, 19:54

BE shënjestron shëndetësinë, arsimin, policinë dhe kadastrat si zona korrupsioni
8 Korrik 2025, 19:23
Rama akuzon qeverinë për bllokim të buxhetit: Janë prekur të gjitha shërbimet jetike
8 Korrik 2025, 19:10

Rihapet çështja e vrasjes së mësueses italiane, e dyshuar një 47-vjeçare shqiptare
8 Korrik 2025, 18:40

Salianji pas rikthimit: Nuk kam bërë opozitë për funksione, por për vokacion
8 Korrik 2025, 18:23
A do kandidojë në zgjedhjet e 2029? Ja si përgjigjet Salianji
8 Korrik 2025, 18:16
Hyri në ujë për të shpëtuar dy turistë, mbytet kapiteni i anijes në Shkodër
8 Korrik 2025, 18:05
Salianji nga selia e PD: Çova para drejtësisë një trafikant droge
8 Korrik 2025, 18:03
Pas Fierit, Rama “zbarkon” në Durrës, priten shkarkime (video)
8 Korrik 2025, 17:53
VIDEO/ Ervin Salianji mbërrin në selinë blu, pritet nga mbështetësit
8 Korrik 2025, 17:45

BE-ja miraton hapat përfundimtarë për anëtarësimin e Bullgarisë në Eurozonë
8 Korrik 2025, 17:43

Zhupa pas lirimit të Salianjit: Frymëzim për çdo opozitar
8 Korrik 2025, 17:19
Ndahet nga jeta aktori David Killick
8 Korrik 2025, 17:09
Rama nuk i kursen as drejtorët e bashkisë së Fierit, kërkon shkarkimin e tyre
8 Korrik 2025, 17:01


I kërcënoi me shkarkime, Rama mbërrin në bashkinë e Fierit
8 Korrik 2025, 16:39
Temperaturat ekstreme, mbyllet përkohësisht Akropoli në Greqi
8 Korrik 2025, 16:30

Zbulohet parcela me kan*bis në Mazhë të Krujës
8 Korrik 2025, 16:13

Republika Sërpska ndan 22 milionë euro shtesë për lobim në SHBA
8 Korrik 2025, 15:52

Erëzat që ju mbrojnë nga mushkonjat!
8 Korrik 2025, 15:30

Aksident në aksin Vlorë-Qeparo, një i plagosur
8 Korrik 2025, 15:11
Berati, 17 vjet pjesë e trashëgimisë botërore të UNESCO-s
8 Korrik 2025, 15:03


Shtrenjtohet jetesa, inflacioni rritet në 2.4% në qershor, nga ushqimet
8 Korrik 2025, 14:29
VIDEO/ Shembet çatia e restorantit në Itali, një viktimë dhe dhjetë të plagosur
8 Korrik 2025, 14:18
Kërkoi lirimin nga qelia, Gjykata e Lartë lë në burg Veliajn
8 Korrik 2025, 14:07

Akropoli mbyllet përkohësisht për shkak të të nxehtit
8 Korrik 2025, 13:31

Ohri në "listën e zezë" të UNESCO-s, Zhupa: Shuplakë për qeverinë shqiptare dhe AADF
8 Korrik 2025, 13:12

Lirimi i Salianjit/ Berisha: U dënua politikisht nga Rama dhe Xhafa!
8 Korrik 2025, 13:00

Plagosje me thikë në bulevardin e Peshkopisë
8 Korrik 2025, 12:44
Salianji reagon për herë të parë pas lirimit: Do jem në konferencë në orën 17:00
8 Korrik 2025, 12:36
Shtyhet seanca gjyqësore për "Plumbin e Artë", dy avokatë tërhiqen nga procesi
8 Korrik 2025, 12:21
Gjykata e Fierit vendos lirimin me kusht të Ervin Salianjit
8 Korrik 2025, 12:15
Shtrenjtohet jetesa, inflacioni rritet në 2.4% në qershor nga ushqimet
8 Korrik 2025, 12:00


Kërkon lirimin me kusht, Ervin Salianji mbërrin në Gjykatën e Fierit
8 Korrik 2025, 11:16
Nis sot faza e parë e aplikimit në universitete
8 Korrik 2025, 11:10
Zjarr në Lurë, flakët rrezikojnë Parkun Kombëtar
8 Korrik 2025, 10:53
Trump paralajmëron tarifa për Serbinë dhe Bosnje-Hercegovinën
8 Korrik 2025, 10:37
Gjeli i Thethit dhe gjeli i plehut
8 Korrik 2025, 10:24

Zjarri në Dukat rrezikon Parkun Kombëtar të Llogarasë
8 Korrik 2025, 10:01
Në kërkim ndërkombëtar për drogë, kapet në Durrës 36-vjeçari (EMRI)
8 Korrik 2025, 09:50
Thethi, turistët “kritikojë” tendencën moderne
8 Korrik 2025, 09:39
Zjarri në malin e Dukatit ende aktiv, rrezikohet parku kombëtar i Llogarasë
8 Korrik 2025, 09:28
Shqyrtohet sot në Gjykatën e Lartë rekursi i Veliajt
8 Korrik 2025, 09:16
“Shenjë e keqe për demokracinë”/ Kuvendi neglizhon raportimin e institucioneve
8 Korrik 2025, 09:04
Sot seanca në Gjykatën e Fierit, Salianji kërkon lirimin me kusht
8 Korrik 2025, 08:56


Horosokopi, çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot
8 Korrik 2025, 08:16
Parashikimi i motit/ Si do variojnë temperaturat përgjatë ditës
8 Korrik 2025, 08:02
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
8 Korrik 2025, 07:48
