Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Marsel Lela
Radikalët mbeten gjithmonë një grup i vështirë për t’u menaxhuar: ata lëvizin më shpejt se mendojnë, dhe hamendësojnë se vetëm lëvizja është mendim. Në Partinë Demokratike kjo është edhe më paradoksale si situatë, sepse konsumatori i madh, për mos me thanë i vetëm, i lëvizjes dhe mendimit është Berisha. Jo vetëm në kuptimin që të gjithë presin prej tij që të jetë, si Aleksandri që pret nyjën gordiane, ashtu dhe Aristoteli që e konfiguron botën pas prerjes së saj.
Sali Berisha ka qenë i angazhuar në një proces të menduari që pas protestës së 7 korrikut, e cila qe një prej më masiveve që ai ka organizaur në jetën politike. Dhe, e doni apo urreni, ai mbetet një prej tubuesve më të mëdhenj të masave njerëzore në këtë vend.
Si pjesë e procesit të të menduarit ai u fut në ‘dialog me shoqërinë’, kryesisht me tryeza të vogla, që varionin nga 10-20 vetë. Për nga natyra protestat janë monolog: aty nuk ka shkëmbim të drejpërdrejtë mendimesh, por gjendje emocionale të ekzaltuara. Po ta vini re, si fjalimet ashtu edhe pritjet që u bëhen atyre, mbisundohen nga ekstaza. Kjo u pa edhe në fjalimet e 7 korrikut, ku shumë prej folësve dukeshin si të dale nga trupat e vet, pluskues nervozë në ajrin e ngjeshur me vapë dhe lagështirë të mbrëmjes ë 7 korrikut.
Pasë mbledhur atë trupë njerëzore, Berisha foli për protesta të tjera në vjeshtë, por duke i nënkuptuar, jo premtuar. Me të drejtë ai ishte i kënaqur me atë reagim popullor, i cili, qartësisht, e bënte atë sërish një ndër dy politikanët më të rëndësishëm, më me ndikim dhe më popullor në Shqipëri. Të vish nga tetë vite off power dhe të arrish të masivizosh një mbështetje të tillë, është spektakolare në vetvete. Për t’i dhënë secilit hakun, turma nuk ishte e Berishës e gjitha, aty ishin të pakënaqurit me pushtetin dhe të zemëruarit me një opozitë boshe nën z. Basha. Por Berisha mbetet i vetmi që mundet ta amplifikojë dhe transportojë këtë gjendje shoqërore.
Kur radikalët kërkonin protesta të pandalshme, Berisha shpiku ‘grevat e pandalshme’, kur ata nuk ishin të lumtur me ‘takimet me pak vetë’, Berisha deklaroi se edhe me një person të vetëm do të ulej për një bisedë. Rastin më të mirë për këtë ia shërbeu Martin Jaku, një fshatar nga Tarina e Fushë-Krujës, i izoluar në kodrën e tij të butë që sheh sa nga Kruja sa nga Adriatiku, si të ishte një prej atyre shqiptarëve të mbetur atypari qysh nga kohë e Skënderbeut.
Biseda e tij me Berishën ishte një nga momentet më të spikatura të komunikimit politik në Shqipëri përgjatë 30 viteve të fundit. Një burrë i varfër që jeton në kontejner pas shembjes së shtëpisë në tërmetin e para tre viteve, konceptonte dhe formulonte politikisht më qartë se 90 përqind e deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë.
Ajo që stonon në ngulmimine radikalëve për protesta të pandalshme është se, PD nën Bashën u angazhua vazhdimisht në një proces të tillë. Në fund nuk fitoi asgjë dhe humbi gjithçka. Pasi ofroi ‘trupa tanë’ Basha dorëzoi në duart e armikut, por edhe të elektoratit demokrat, trupin e një partie të bërë shoshë në betejat e kotësisë.
A bëhet një taktikë e tillë, strategji e mirë? Nëse pritet nga Berisha radikalizim në pikën e moskthimit, pra tensionim i gjendjes në kufijtë e përplasjes, është jo vetëm e padobishme, por edhe kurth. Berisha nuk mund të fusë kokën senatoriale në kornizën që të tjerët ia presin, kundërshtarët e rinj dhe të vjetër: të radikalit që e lë ‘popullin’ e tij të rrëshaqësë në dhunë për synime politike. Numri i atyre që e prisnin një Berishë të tillë me 7 korrik ishte i madh. Hidhërimi që morën dukej në studiot televizive të mbrëmjes.
Radikalët nuk se ia duan të keqen, ata thjesht interpretojnë një dëshirë të brendshme. Në mendim Berisha nuk ka nevojë për ta, në radikalizëm po. Një alternativë të kësaj ka ofruar, për shembull, Andi Mustafaj në një shkrim në Politiko. Në vend të radikalizmit ai propozon radikalitet. Tingëllojnë njëjtas , por janë krejt të ndryshëm. Mes tyre shtrihet hendek procesi i të menduarit, apo ravguarit.
Pavarësisht se po mendohet, Berisha duket se po e bën gati opozitën për protestën e radhës. Ai ka tashmë në shpinë edhe partitë e vogla, që nuk ndërtojnë dot pa PD. Me siguri, protesta e radhës do të jetë edhe më e zëshme se 7 korriku. Me primaret në prag, një gjë e herës së parë që kërkon energji të plota, pyetja shtrohet: çfarë vjen pas protestës së tetorit dhe ku radikalizmi dhe radikaliteti fillojnë e puqin brirët e mospajtimit?
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38