Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Dështimi i minipartive për të qenë ‘të reja’
Thelbi lidhet me atë se ato janë ‘të reja’ pa qenë radikale; janë të vogla pa tentuar të jenë rritëse; janë parapolitike pa u lodhur të jenë politike dhe, janë imituese duke mëtuar se janë revolucionare.
Alfred Lela
Një showdown në Opinionin e Blendi Fevziut të enjten, ka shtyrë jo pak vetë mendoj, të bëjnë një retro/perspektivë të atyre që njihen si ‘partitë e reja’. Që nga emri, nëse biem dakord se emrat janë targat që u vëmë gjërave apo fenomeneve për t’i përshkruar saktë dhe shpejt, për këto formacione emërtimi më i saktë do të ishte ‘minipartitë’. Zhvendoseni cilësorin ‘të reja’, jo për deshkallëzim (demunitivitet) të tyre, por se tashmë, nuk janë as të reja në kohë dhe as në vepër. Pra, nuk janë bartëse idesh të reja.
Deri më tash, të gjitha qarkullojnë teza të kahershme, disa që të Revolucionit francez apo atij Bolshevik, e disa rimarrje tezash dhe idesh që, si Sali Berisha ashtu dhe Edi Rama i thonë dhe rithonë prej disa kohësh.
Nëse biem dakord (ose jo) për t’i quajtur ‘miniparti’, nuk përbën thelbin a asaj çka këto informacione duan apo thonë se janë.
Thelbi lidhet me atë se ato janë ‘të reja’ pa qenë radikale; janë të vogla pa tentuar të jenë rritëse; janë parapolitike pa u lodhur të jenë politike dhe, janë imituese duke mëtuar se janë revolucionare.
Për përmasën imituese të tyre mjafton të themi se shefat e këtyre minipartive, ndërkohë që qortojnë gjithë ditën shefat e partive të mëdha për centralizim të pushtetit dhe për ‘kryetarokraci’, përsërisin me përpikmëri të njëjtin model. Askush nuk njeh një individ tjetër të këtyre minipartive, veç kryetarëve. Mund të thuhet madje se ata janë partia, kryetari, strukturat dhe mbështetësit në një.
Të përsërisësh një model të cilin mëton se lufton, dhe kërkon të përmbysësh, rrëzon arsyen e parë për të cilën thua se ekziston.
Solo-kryetarët e zbulojnë modelin one man show, edhe kur thonë se nuk bëjnë aleanca apo koalicione, as me njëri- tjetrin dhe as me partitë e tjera të spektrit. Më shumë se kaq, ata zbulojnë se janë formacione parapolitike. Të tilla sepse heqin dorë nga një prej instrumentëve politikë më të frytshëm, kushtëzimi. Hiq rastin kur janë delirantë patologjike, ata e kuptojnë se nuk kanë shanse që të vijnë në pushtet, as secila më vete, dhe as të gjitha bashkë. E vetmja mënyrë është nëse bëhen bashkë, duke krijuar një bllok kushtëzues i cili mbledh mjaftueshëm vota sa për të qenë kingmaker, pra përcaktues i kabinetit qeveritar. Kjo është e vetmja mënyrë që show të bëhet politikë, pra ata të kushtëzojnë të mëdhenjtë, me një apo disa ide të tyret për qeverisjen.
Por, çka bërtet më shumë si mungesë në repertorin e rinisë së tyre është radikaliteti. Ata po humbin kështu të vetmin rast për të qenë radikalë (rinine e tyre dhe të partive), për të ofruar ide dhe zgjidhje përmbysëse, për të kërkuar një rupture të sistemit dhe të gjendjes. Po të vini re gjuhën e tyre, ajo i mëshon jo radikalitetit si ide politike, por si brezni, duke e futur përballjen në dikotominë të rinj/të vjetër. E cila në vetvete nuk thotë asgjë dhe madje është fyese. Nuk ka kurrfarë epërsie në faktin që dikush është i ri, madje e kundërta, mosha e përvojës është ajo me epërsi.
As teza tjetër, që shihet si radikale, lufta kundër oligarkisë, nuk është e tillë. Së pari, sepse është ide anti-kapitaliste, pra në thelb e dëmshme, të paktën sa kohë nuk ke një alternativë për kapitalizmin (dhe sa kohë që nuk është socializmi utopik- prej të cilit këtij vendi i kanë dalë brinjët njëherë). Së dyti, ne duhet të dallojmë te idetë pamundësitë e tyre. Të ‘rrëzosh’ oligarkinë, korporatat e mëdha private shqiptare, nuk është as e mundur dhe as e këshilluar. Së treti, nëse është populizëm cheap, sa për të tërhequr vëmendje, nuk na takon as të mendojmë për të, aq më pak t’i vihemi nga pas.
Ajo që i dallon ‘simotrat’ e reja, apo antisistem në Europë, të minipartive tona, të cilat kanë përparuar aq shumë në dekadën e fundit sa disa sosh po i afrohen pushtetit, është se ato kanë dalë kundër zemrës së sistemit europian. Duke qenë për kthim te nacionalja në vend të globales, duke qenë kundër emigracionit dhe madje kundër vetë superstrukturës së BE, pra duke propozuar një introvertizëm politik në vend të ekstrovertizmit të deritashëm, ato kanë gjetur një kordë me elektoratet e tyre.
Cilën ide të ngjashme propozojnë minipartitë tona? Si dy pika uji ato ngjajnë me partitë e mëdha në politikën e jashtme, qasjen ndaj BE dhe Amerikës, emigracionin, globalizmin, nacionalizmin etj. Propozimet e tyre janë vetëm rifinitura anësore. Sa për to, është më logjike të mbajmë partitë e mëdha, të cilat mund të rifinojnë dhe ridefinojnë më shpejt dhe më mirë, sikur asgjë tjetër për shkak të masës shtytëse që ofrojnë.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38