
Flash News
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Ceno Klosi me mbi 800 vota të vjedhura, Balluku gjen si arsye lodhjen e numëruesve
"Fast & Furious" në ish-Bllok, policia ndjek një Audi Q8, përplasen 4 makina
Makina përplas dy turistë me motoçikletë në Fushë Arrëz, humb jetën njëri prej tyre
Aksident i rëndë në Thumanë, një i vdekur, 3 të plagosur
Agron Tufa
Kur bëra pubike për herë të parë (dhjetor, 2019) dokumentat arkivorë të kreut të sapozgjedhur të SPAK-ut, ish-hetuesit komunist Arben Kraja, të zgjedhur me një procedurë mbi trevjeçare Vetingu, pati reaksion të madh, ku nuk munguan mbrojtësit e tij. Ca më shkruan në privat me një ton gjysmërixhaje e gjysmëkërcënimi. Ca të tjerë, kolegë të ish-hetuesit komunist Kraja, si ish-hetuesi dhe spiuni Bujar Sheshaj (edhe ata të zgjedhur me Veting), dolën hapur që në mbledhjen e parë të KLP-së së sapo “reformuar”, me thirrjen – “të qëndrojmë grushtbashkuar rreth kreut të SPAK-ut, Arben Kraja, për ta mbrojtur atë dhe njëri-tjetrin nga sulmet e Agron Tufës!”
Ndonjëri prej dalëzotësve të Krajës, kaloi nga mohimi total në relativizim, duke e minimizuar rolin e Arben Krajës vetëm me rastin e të rinjve shkodranë Luçi dhe Bizi. Nxorëm prapë dokumenta të tjerë me firmën e Krajës, ku dëshmohet se rasti i Luçit dhe Bizit nuk ka qenë rast i vetmuar! Në këto dokumenta shihet se Partia i ka ngarkuar Arben Krajës hetues (i pari krye i SPAK), gjuetinë e shtrigave mbi rininë shkodrane. Dhe kur se! Pasi mijëra shqiptarë kishin thyer barrierat e ambasadave dhe ishin larguar drejt Europës 'kapitaliste'. Pra, në fund të korrikut 1990! Dhe me çfarë egërsie!
Viktima tjetër e hetuesit komunist mizor Arben Kraja, është 22 vjeçari shkodran Andrea Daija, të cilin e ka torturuar dhe detyruar të firmosë se ka pasur në planin imagjinativ tentativën për arratisje. Ky Beni hynte me forcë në kokat e të rinjve për t’u kontrolluar dhe ëndërrimet dhe imagjinatat... Një pjesë e dosjes ku protagonist është Arben Kraja hetues, e keni më poshtë.
Një gjë na ngelej gjithmonë mister: si ka mundësi që Autoriteti i Rrënimit të Dosjeve për ish-Sigurimin e Shtetit e ka nxjerrë të pastër në Veting këtë hungërues të Diktaturës!? Si ka mundësi që AIDSSH i numëronte (dhe i justifikonte) Arben Krajës vetëm rastin e të rinjve Luçi e Bizi?
Tash që e njohim mirë se ku çoi kjo mbrojtje e urdhëruar e këtyre qenve të tërbuar, të lëshuar nga zinxhirët e diktaturës për të çarvalosur demokracinë, nuk është fare më mister. Asfarë misteri! Për fatin tonë të keq, na del se paskam parë qartë dhe saktë, se paskam pasur 100% të drejtë në profecinë time prej kasandre.
Atë alarm që dhashë që në dhjetor të vitit 2019 (ndonëse i mbyllur në kamp azilantiësh politikë), fare pak kush deshi ta marrë parasysh. Ja frytet e helmëta ku i kemi tash, sot e gjithë ditën:
1. Shkatërrimi i pluralizmit politik, shkatërrimi i zgjedhjeve dhe votës së lirë;
2. Opozita e burgosur, e shantazhuar, e penguar, e arrestuar, e ndaluar.
3) Mbrojtja e hapur, e troçtë, e pafytyrë e gjithë trafikut kombëtar e ndërkombëtar, sipas interesave të qeverisë, folje-ndihmëse e diktaturës së re.
4) Një mori e panumërt perversitetesh të neveritshme, që mund t’i shtoni vetë...
Dëmi është i mënxyrshëm. Njerëzit nuk kanë kurajë të flasin. Popullit i është aktivizuar ajo që unë e quaj “agjensia e fshehtë e pavetëdijes”, që ka ndezuar automatikisht llampën e alarmit të frikës së vjetër të diktaturës enveriste. Njerëzit kanë frikë se u shkatërrohet jeta, familja, fati, karriera. Sepse jo mëkot janë prej të njëjtit gen... prej të njëjtës familje politike, me të njëjtat metoda drejtësie e survejimi dhe me të njëjtën ndërgjegje të krimbur në krime. Njerëzit kanë frikë, sepse po shohin se si po dënohet lidershipi opozitar. Po ata dhjetëramijëra si unë e si ti?!
Për mua, diktatura e bijve (le të thartojë turinjtë kush të dojë) është një punë e kryer tashmë, e dizajnuar, e egër, me cerberët e vet. Dakord, e di, ajo nuk shembet me votë të lirë e frymëzime elektorale, se nuk ka bërë vaki të shemben ndonjëherë kështu diktaturat. Sepse nuk janë aq kaqola ustallarët e diktaturës, sa të të lënë ty të shkosh serbes dhe i lirë në kutinë e votimit... I kanë marrë masat dhe kush nuk e di këtë gjë tashmë të provuar kaq e kaq herë...?
Diktaturat më të frikshme e më të paskurpullta janë njëherësh dhe më frikacaket. Mjafton të kesh zemër, të ngrihesh, po, edhe të sakrifikosh, dhe shemben si një dordolec në shesh. Epo, liria gjithmonë e ka një peshë e një çmim, nuk të falet për sadaka...
Duhet shembur me çdo kusht kjo tirania e diktaturës së re, për të ndaluar shfytyrimin e njeriut tonë dhe atdheut tonë. Ndryshe ka për të qenë tragjikisht vonë.
Të fundit


Balluku fajëson lodhjen e numëruesve për tjetërsimin e qindra votave në Fier
3 Korrik 2025, 09:44
Korreshi: Manipulimi i zgjedhjeve ka filluar shumë përpara datës së votimit
3 Korrik 2025, 09:39
Arrestimi i doganierit grek 'paralizon' kalimin e automjeteve në Qafë Botë
3 Korrik 2025, 09:28
Pas Tiranës e Fierit, sot hapen kutitë në Durrës
3 Korrik 2025, 09:21
Enea Mihaj transferohet në SHBA, do të luajë si kundërshtar i Messit dhe Uzunit
3 Korrik 2025, 09:10

Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja
3 Korrik 2025, 08:53
Indeksi, Shqipëria me cilësinë më të keqe të jetesës në Europë
3 Korrik 2025, 08:48

Seanca e fundit plenare për këtë legjislaturë, çfarë do të diskutohet sot në Kuvend
3 Korrik 2025, 08:29
Horoskopi, çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot
3 Korrik 2025, 08:17
Mot i kthjellët dhe temperatura të larta, ja parashikimi për këtë të enjte
3 Korrik 2025, 08:00
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
3 Korrik 2025, 07:46
Rama e përmendi si histori suksesi, agroturizmi në Çajup është ndërtim pa leje
2 Korrik 2025, 22:51


Kurti: S’kemi garanci për 61 vota, duhet provuar votimi i fshehtë
2 Korrik 2025, 21:58
Lufta në Gaza/ Pse Netanyahu do vetëm një armëpushim 60-ditor, jo të përhershëm?
2 Korrik 2025, 21:56
SHBA-ja pezullon disa ndihma ushtarake për Ukrainën
2 Korrik 2025, 21:40



Mungon metadoni, përdoruesit i rikthehen heroinës: Vjedhim që ta blejmë
2 Korrik 2025, 20:57
Qeveria hyn në tregun e naftës, Rama: Çmim të ri për konsumatorët
2 Korrik 2025, 20:43
OBSH kërkon rritje me 50% të çmimit të duhanit, alkoolit dhe pijeve me sheqer
2 Korrik 2025, 20:41


Ceno Klosi me mbi 800 vota të vjedhura, Balluku gjen si arsye lodhjen e numëruesve
2 Korrik 2025, 19:54
"Mund të shpërthejë në flakë"/ Ja pse nuk duhet të karikoni telefonin nën jastëk
2 Korrik 2025, 19:35




“Çmendet” moti në Gjermani, temperaturat arrijnë në 40°C
2 Korrik 2025, 18:22

"Fast & Furious" në ish-Bllok, policia ndjek një Audi Q8, përplasen 4 makina
2 Korrik 2025, 17:59

Burgjet në Itali drejt kolapsit, shkalla e mbipopullimit një nga më të lartat në BE
2 Korrik 2025, 17:30



Arrestohet CEO dhe ish-drejtori i ‘Bankers Petrolium’ në Fier
2 Korrik 2025, 16:40
Makina përplas dy turistë me motoçikletë në Fushë Arrëz, humb jetën njëri prej tyre
2 Korrik 2025, 16:33

Përfundon rinumërimi i votave për qarkun e Fierit, Zegjine Çaushi e PS humb mandatin
2 Korrik 2025, 16:07

Zjarri në landfillin e Inceneratorit të Elbasanit, Prokuroria nis hetimet
2 Korrik 2025, 15:34
Çfarë duhet të dini nëse udhëtoni në një vend me vullkane aktive
2 Korrik 2025, 15:33

Theu arrestin shtëpiak dhe kanosi me thikë një person, arrestohet vlonjati
2 Korrik 2025, 15:09
Berisha takon zyrtarët e lartë në OSBE: Duhet qeveri teknike përpara se të jetë vonë
2 Korrik 2025, 14:59
BE-ja propozon reduktim prej 90% të gazrave serrë deri më 2040
2 Korrik 2025, 14:50
Evropa po digjet nga i nxehti/ Italia dhe Franca janë në gjendje alarmi maksimal
2 Korrik 2025, 14:36
Mediu: Mbrojtja Euroatlantike, detyra kryesore për sigurinë e Shqipërisë dhe rajonit
2 Korrik 2025, 14:36
Deklaratat kontradiktore të Moskës: A po prishet miqësia me Vuçiçin?
2 Korrik 2025, 14:21
'E humba betejën time': ngrohja e detit po vret peshkimin në Shqipëri
2 Korrik 2025, 14:08
Sekretet kimike që ndihmojnë në mbajtjen e mjaltit të freskët për kaq gjatë
2 Korrik 2025, 14:01

Danimarka merr vendimin historik, bën të detyrueshëm shërbimin ushtarak për gratë
2 Korrik 2025, 13:44
Apeli i GJKKO lë në burg ish-gjyqtaren Pajtime Fetahu
2 Korrik 2025, 13:30
Humbjet nga produktiviteti mund të ulin 1.3% të PBB-së si efekt i të nxehtit ekstrem
2 Korrik 2025, 13:21
Abuzoi me vajzën e tij të mitur, lihet në burg Zamir Meta
2 Korrik 2025, 13:04

Djegia e mbetjeve në Elbasan, Alizoti: Po helmojnë njerëzit dhe vjedhin paratë
2 Korrik 2025, 12:48
Në Serbi vazhdon mosbindja civile, dhjetëra persona të ndaluar
2 Korrik 2025, 12:40
Qeveria e Ramës ka lindur nën shenjën e plehrave dhe kështu edhe do të përfundojë
2 Korrik 2025, 12:28
Shtrenjtohet çmimi i ujit në bashkitë e qarkut të Elbasanit
2 Korrik 2025, 12:13
Në Serbi vazhdon mosbindja civile, çfarë po ndodh në Beograd?
2 Korrik 2025, 12:07
Aksident i rëndë në Thumanë, një i vdekur, 3 të plagosur
2 Korrik 2025, 11:54
Gjykata e Durrësit pezullon nga detyra drejtorin e Arsimit Parauniversitar
2 Korrik 2025, 11:49
Të enjten seancë plenare, çfarë pritet të diskutohet
2 Korrik 2025, 11:36
Evropa po digjet nga valët e të nxehtit/ Çfarë është fenomeni i ‘kupolës termike’?
2 Korrik 2025, 11:26
Në kërkim nga Italia për vrasje, arrestohet 45-vjeçari në Vlorë
2 Korrik 2025, 11:19
Situata me zjarret, në 24 orë u raportuan 28 vatra, 2 ende aktive
2 Korrik 2025, 11:13
Dosja “Buka”, shtyhet më 17 korrik seanca paraprake për Ahmetajn
2 Korrik 2025, 11:03


Baçi: Belinda Balluku dhe Ceno Klosi, “bandat” më të rrezikshme në Fier
2 Korrik 2025, 10:32
Dyshohet se abuzoi se*sualisht me vajzën e tij, mbërrin në gjykatë Zamir Meta
2 Korrik 2025, 10:21

Trump: Izraeli ka rënë dakord për armëpushim 60-ditor në Gaza
2 Korrik 2025, 10:01
Vazhdon zjarri në landfillin e Elbasanit
2 Korrik 2025, 09:51
‘Kujtimet nuk futen në tuba’: Një fshat në Mat i reziston valës së HEC-eve
2 Korrik 2025, 09:43
Datat që duhet të shënosh gjatë korrikut, ngjarje të rëndësishme do të ndodhin
2 Korrik 2025, 09:31
Shtyhet seanca për pretencën e Jorgo Goros
2 Korrik 2025, 09:24


Fermerët po braktisin kafshët për bletët, arsyet pse po rritet numri i koshereve
2 Korrik 2025, 08:54
Këmbimi valutor, me sa shiten e blihen monedhat e huaja
2 Korrik 2025, 08:42

52% e pensionistëve nuk morën pension të plotë në 2024-n
2 Korrik 2025, 08:27
Horoskopi, çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot
2 Korrik 2025, 08:13
Mot i nxehtë, e mërkura vjen me temperatura të larta
2 Korrik 2025, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
2 Korrik 2025, 07:46


Zjarri në landfillin e Elbasanit, Cara: Vatra fiket dhe riaktivizohet në pak sekonda
1 Korrik 2025, 22:19
