Flash News

OP-ED

Disa opozita, asnjë opozitë

Disa opozita, asnjë opozitë

Arben Imami e tha në Politiko të premten: Nuk kandidoj për kryetar të PD.

Sipas tij, të duash të bëhesh kryetar i një force në të cilën 70 përqind të mbështetejes duket se e ka Sali Berisha, është absurde.

Por Edvin Kulluri, i cili është një prej dishepujve të Imamit, nuk mendon kështu. Ai vendosi gurin e tij në radhë, pak pasi Sali Berisha e shpalli pretendimin e tij nga Kavaja.

Edhe Fatbardh Kadilli, i katërti në garën e mëparshme ku fitoi Basha, tha se nëse hapet loja ai është në të.

Basha ndoshta qesh me këtë ‘garë në ajër’ për të cilën në fund do të duhet firma e tij.

Por qesh më mirë kush qesh i fundit dhe ai që qesh më shumë duket se është Edi Rama.

Ai merr borxh publik, thotë se do të çojë satelitë në hapësirë, shpall krizën energjetike, bën thirrje për ‘shtrëngim rripash’ me lehtësinë e një mbreti.

Edhe një grua që bënte zhurmë, sa me fjalë e sa me çizme, prej muajsh hesht si fija e barit. Në një intervsitë për Zërin e Amerikës shefja e LSI nuk tha shumë, por çka tha na bëri me dije se aksi Meta-Kryemadhi-Basha kanë hyrë turbullirat e trekëndëshit të Bermudës.

Me një opozitë të tillë që lan hesapet e brendshme dhe i nden lëveret në publik, Rama ka pak betejë.

Pyetja bëhet: A ka vend për opozitë të re aty ku opozita tradicionale vjetërohet në përplasje?

Të fundit