Flash News
11 ditë nga zhdukja e Eglant Koçit, Armando Shakaj ende në arrati
Aksident në aksin Fier–Libofshë, 4 të plagosur
U ekstradua nga Spanja, GJKKO lë në burg djalin e Erzen Breçanit
Ish-ministri i Kosovës dënohet me dy vjet burg për konflikt interesi
U vra me breshëri plumbash brenda në automjet, del foto e viktimës në Mirditë
Çfarë fshihet poshtë urrejtjes së SPAK për trashëgiminë dhe bamirësinë?
Alfred Lela
E vërteta e pamohueshme e formave të abuzimit, përgjatë gjithë historisë së njerëzimit, është se gjithmonë, ato shkojnë larg. Nuk mund të ndalen dhe as t’u jepet zgjidhje pa prekur fundin, ekstremin.
Duket se jemi në këtë pikë edhe me Prokurorisë e Posaçme-SPAK. Dosja e fundit e padisë kundër Sali Berishës- jo se e para, ajo e hetimeve u bënte nder-ishte një mishmash elokuent i pocaqisë njerëzore dhe intelektuale.
Këtu na duhet të ndalemi pak dhe të vërejmë me alarm se konflikti nuk është më vetëm politik, siç z. Berisha e paraqet, por kulturor dhe shoqëror. Në këto dy fragmente, të marrdhënieve qytetar-qytetar, qytetar-institucione, konflikti i prek të gjithë, edhe ata që nuk e dinë se i cënon.
Pse?
Së pari, sepse SPAK, hedh ne erë- ose se nuk i kupton, ose se i kupton mirë por i urren- dy institucione të rëndësishme, themeltare, të marrdhënieve shoqërore dhe kulturore: pronën/trashëgiminë dhe bamirësinë/filantropinë.
Për të parën nuk mendoj se duhen shpjegime, sepse gjithkush ka një pronë të vetën, modeste apo luksoze, dhe këtë pronë ka ndërmend t’ja lërë dikujt trashëgim. Kjo është mënyra se si brezat lidhen me njëri-tjetrin dhe kujtesa, aq e rëndësishme për shoqërinë, themelohet dhe shërben edhe si vetëdeklarim, por edhe si lidhje sociale.
E dyta, bamirësia/filantropia janë pak më delikate dhe të vështira për t’u shpjeguar, por ndoshta duke thënë se e djathta, për një përkufizim klasik kuptimor dhe filozofik, zgjedh këto të dy forma për të bërë shpërndarjen e pasurisë. E majta merr një kurs krejt të kundërt, duke kërkuar ose përdorimin e forcës abuzive-ta marr se mundem- ose një formë më të butë, por sërish forcë, duke përdorur instrumentin e shtetit për t’ia marrë kujt punon më shumë dhe krijon më shumë dhe kaluar grupeve të tjera shoqërore, që ajo i quan të pamundura, të pafat etj.
E djathta ia lë në dorë individit që të bëjë bamirësi dhe filantropi apo të shërbejë si mecenat (kujdestar) i arteve etj., e majta ia kërkon këtë grupit (shtetit).
Të dy këto koncepte, jo si të tilla, por si themele të shoqërive, SPAK-u ynë kaq i posaçëm, i hedh në koshin e padive të veta. Duke u nisur ’të vrasë’ Berishën dhe Malltezin, ky institucion që është ngritur nën parimin për t’u shërbyer themeleve të shtetit/shoqërisë, bën të kundërtën dhe kryen një atentat kundër shtetit dhe kuptimit të shoqërisë.
Prona dhe trashëgimia, në rastin e dosjes Berisha/Malltezi, janë shterruar tashmë në trajtimin publik, por filantropia/bamirësia, kaq të përdhunuara në padinë në SPAK, mendoj se duhen trajtuar.
Në pamje të parë, apo atë që synon SPAK-u të paktën, që është pikërisht pamja e parë -sepse publiku në përgjithësi gjykon vetëm pamjen e parë-shprehja e famshme the first impression counts- Berisha dhe Malltezi kanë qarkulluar favore dhe paratë në këmbim të tyre, në forma të kamufluara të donacioneve për një fondacion që ndihmon fëmijët autikë, apo në fatura spitalore për familjarët.
Pamja e parë është e rrezikshme, sepse i siguron publikut një passatempo dhe një shtrembërim, mundësi shpagimi për të gjitha mangësitë që anëtarët e publikut kanë, dhe për të cilat duan të fajësojnë dikë tjetër, jo veten.
SPAK mjaftohet me pamjen e parë. E bën këtë në paaftësi apo djallëzi, është çështje tjetër.
Çfarë ka apo mund të ketë pas pamjes së parë? Si gjithmonë, e vërteta. A është Fondacioni "Fëmijët shqiptarë" një organizatë front, pra një mbulesë për aktivitete të tjera, apo një organizëm vibrant që punon, ka një mision, një ekip, një bord, ka faturat, shpenzimet, sukseset e dështimet? SPAK nuk kujdeset të na e thotë këtë, duke na lënë vetëm me pamjen e parë. Pra, z. Berisha dhe z. Malltezi kanë shkëmbyer favore dhe paratë e tyre i kanë çuar te ”Fëmijët shqiptarë”!!!
Pse nuk e ka bërë SPAK kalimin përtej pamjes së parë? Po ta bënin nuk formulonin dot akuzën dhe, me sa duket, formulimi i akuzës ka qenë synimi i tyre, jo kërkimi i së vërtetës. Kësisoj publiku ka sot në sy dhe në veshë pseudofaktin e shërbyer nga Prokuroria e Posaçme se Berishajt kanë ’pastruar para’ nëpërmjet një fondacioni që ’bën sikur ndihmon’ fëmijët autikë.
E njëjta metodologji është përdorur edhe për faturat e spitalit të zonjës Berisha. X shuma janë derdhur për këtë qëllim. Asnjë të dhënë mbi atë nëse këto fatura janë gjeneruar si kopertura, apo pacientja i është ushtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale apo çfarëdo qoftë tjetër.
Sërish shmangia ka të bëjë me atë se, po të shkohej më thellë nuk mund të formulohej akuza.
SPAK i duhet një pseudodosje e dytë pë të mbular pseudodosjen e parë. Pra, pas atentatit të konceptit të pronë/ trashëgimisë, le të vritet edhe koncepti tjetër i filantropi/bamirësisë. Në kuptimin politik, pra nëse këtë e bënte Partia Socialiste apo qeveria, nëpërmjet një strategjie apo taktike të zyrave përkatëse të pr-it (marrdhënieve me publikun), me qëllimin dëmtimin e kundërshtarit politik, Berishës, do t’i pranoja si pjesë e luftës politike, në një farë mënyre fair game në lojën e pushtetit. Kur i bën Prokuroria e Posaçme, janë jo vetëm të papranueshme, por të rrezikshme, sepse krijojnë monstruozitete institucionale, shpërfillin kufijtë etikë, moralë dhe ligjorë, e abstragojnë institucionin nga roli i vet.
Psikologjikisht, mendoj se kjo sjellje ka edhe një substrat tjetër. Është paniku që u krijojnë format legjitime të pronës -dhe mundësitë që i lejojnë dikujt që, nëpërmjet fitimeve të futet edhe në bamirësi/filantropi- individëve të cilëve u dyshohet pronësia/trashëgimia dhe, rrjedhimisht, nuk munden të luajnë filantropistin me instrumentet financiare që u lejon aksh pronësi.
Në fund, e gjitha është, si premisë ashtu edhe rrjedhojë e psikologjisë.
Në rastin e SPAK, shërbimi politik dhe shërbimi ndaj unit të trysnuar bëhen një molotov jakobin.
Të fundit
Braktisi PS-në, Pjerin Ndreu i jep leksione fisnikërie Neomalësores: Dorëzo mandatin
15 Qershor 2026, 16:58
Aksident në Shëngjin, makina përplaset me motorin, dy të plagosur
15 Qershor 2026, 16:35
11 ditë nga zhdukja e Eglant Koçit, Armando Shakaj ende në arrati
15 Qershor 2026, 16:20
Hidratim apo avantazh taktik? Rregulli i ri në Botëror ndez debat
15 Qershor 2026, 16:11
Rama vijon me sulmet dhe ofendim ndaj protestuesve, Lubonja: Është i dëshpëruar
15 Qershor 2026, 15:59
Pas largimit nga PS, Marjana Koçeku rreshtohet në krah të protestës kundër Ramës
15 Qershor 2026, 15:51
Pse duhet ta lini dollapin hapur në ditët e nxehta?
15 Qershor 2026, 15:40
Aksident në aksin Fier–Libofshë, 4 të plagosur
15 Qershor 2026, 15:22
Situata në spitale, PD kërkon interpelancë urgjente me ministren e Shëndetësisë
15 Qershor 2026, 15:03
Shpërdorimi i detyrës, vepra penale “më në modë” e zyrtarëve shtetërorë në 2025
15 Qershor 2026, 14:44
Dështimet më të mëdha në historinë e Kupës së Botës, Curaçao i shtohet listës
15 Qershor 2026, 14:32
U ekstradua nga Spanja, GJKKO lë në burg djalin e Erzen Breçanit
15 Qershor 2026, 14:20
Ish-ministri i Kosovës dënohet me dy vjet burg për konflikt interesi
15 Qershor 2026, 14:12
Virgil van Dijk luan turneun e fundit me Holandën
15 Qershor 2026, 13:59
Milani gjen zëvendësuesin e Igli Tares pas shkarkimit
15 Qershor 2026, 13:47
Euro thyen rekorde të reja, zbret poshtë 94.9 lekëve
15 Qershor 2026, 13:42
Gjermania shkruan historinë në Botëror, lë pas Brazilin dhe merr kreun e renditjes së golave
15 Qershor 2026, 13:32
Botërori 2026/ Suedia me sulm të frikshëm, fiton 5-1 kundër Tunizisë
15 Qershor 2026, 13:28
U vra me breshëri plumbash brenda në automjet, del foto e viktimës në Mirditë
15 Qershor 2026, 13:22
Shkodra po shndërrohet në surprizën e re të turizmit, ka rritjen më të lartë të prenotimeve
15 Qershor 2026, 13:12
I dënuar me burgim të përjetshëm, arrestohet në Belgjikë Gerd Gjinarari
15 Qershor 2026, 13:01
Mali i Zi hedh poshtë akuzat e Vuçiç për luftën hibride kundër Serbisë!
15 Qershor 2026, 12:50
'Me leje gjyqtar...' si nisi përleshja fizike brenda kafazit të xhamtë në GJKKO
15 Qershor 2026, 12:41
Botërori 2026/ Spanja dhe Belgjika zbresin sonte në fushë
15 Qershor 2026, 12:31
Koçeku braktis PS-në, plas revolta: Dorëzo mandatin, në Kuvend hyre me votat e PS-së
15 Qershor 2026, 12:18
Deri në mars 2026, Veliaj dhe i vëllai kanë paguar 430 mijë dollarë për lobim
15 Qershor 2026, 12:05
Sherr brenda kafazit të xhamit, të pandehurit dhunojnë njëri-tjetrin në GJKKO
15 Qershor 2026, 11:50
Vala e të nxehtit vjen në Shqipëri, temperaturat deri në 40 gradë
15 Qershor 2026, 11:35
Video/ "Kushner nuk po negocion, po arrin një m*t”, Rama humb toruan me gazetaren amerikane
15 Qershor 2026, 11:16
Digjet banesa, katër vëllezër humbin jetën nga zjarri në Greqi
15 Qershor 2026, 10:32
Merrte pagesa për aplikime dhe studime jashtë vendit, administratori përballet me gjykatën
15 Qershor 2026, 10:25
Vrasja në Mirditë, viktima i kishte shpëtuar një atentati tre muaj më parë
15 Qershor 2026, 10:07
16 ditë protestë/ Pollo: Asnjë përpjekje për dialog, pse nuk reagojnë institucionet?
15 Qershor 2026, 10:01
Pse Bullgaria ndaloi furnizimin me armë të Ukrainës?
15 Qershor 2026, 09:37
Vritet me armë zjarri një person në Mirditë, identifikohet viktima
15 Qershor 2026, 08:54
Këmbimi valutor 15 qershor/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro
15 Qershor 2026, 08:41
Temperaturat maksimalet arrijnë në 30°C, parashikimi i motit për sot
15 Qershor 2026, 07:57
Ombrella amerikane fillon të mbyllet për Ballkanin
15 Qershor 2026, 07:35
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
15 Qershor 2026, 07:00
Gjermania e nis vrullshëm Kupën e Botës 2026, mund 7-1 debutuesit e Kurasaos
14 Qershor 2026, 21:53
Mbyllet protesta, nis marshimi në rrugët e Tiranës: Revolucion! Rama largohu!
14 Qershor 2026, 21:40
Persona të maskuar filmojnë turmën, qytetarët i evidentojnë me lazer
14 Qershor 2026, 21:18
Botëror 2026/ Turqia humbi, por fitoi famë tifozi “horror” që po bën xhiron e botës
14 Qershor 2026, 20:51
Forma e pazakontë e protestës në Holandë, shqiptarët në Hagë me këngë polifonike
14 Qershor 2026, 19:36
Sheshi “Skënderbej” mbushet plot, nis marshimi i protestuesve drejt Kryeministrisë
14 Qershor 2026, 18:46
Pushteti i korrupsionit dhe propagandës po shembet e mbi të Shqipëria reale po ngrihet
14 Qershor 2026, 18:24
Gjyqtarët e Botërorit 2026 me paga rekord
14 Qershor 2026, 17:59
“Rama ik” jehonë në Mynih, diaspora shqiptare në protestë në Gjermani
14 Qershor 2026, 17:38
Media gjermane ZDF jehonë protestave në Tiranë: Rritet presioni ndaj qeverisë Rama
14 Qershor 2026, 17:14
Arrestohen 5 serbë për masakrën e Reçakut, Prokuroria dhe Policia zbardhin detajet
14 Qershor 2026, 16:46
Reagim nga Brukseli për protestat në Shqipëri, PDE: Rama të dëgjojë zërin e qytetarëve
14 Qershor 2026, 16:24
“Rama ik”, shqiptarët e Gjermanisë protestë në Berlin kundër qeverisë
14 Qershor 2026, 15:38
Botërori 2026/ Gjermania dhe Holanda zbresin sot në fushë
14 Qershor 2026, 15:20
Mes kritikave, BE-ja pret talibanët për herë të parë në Bruksel
14 Qershor 2026, 15:01
Tragjedi në Prizren, 27-vjeçari vritet me thikë pas sherrit mes kushërinjve
14 Qershor 2026, 14:41
Haiti – Skocia, një ndeshje që riktheu magjinë e futbollit
14 Qershor 2026, 14:18
Shqipëria jashtë fushës, por në lojën e milionave të Botërorit
14 Qershor 2026, 13:58
Berisha - Ramës: Jep dorëheqjen, protestat nuk do të ndalen
14 Qershor 2026, 13:25
Marrëveshja për t’i dhënë fund luftës Iran-SHBA shumë afër
14 Qershor 2026, 12:58
Si u trafikuan tonelata me kokainë nga Amerika Latine në portet e Europës
14 Qershor 2026, 12:51
Barazimi në debutim, Ancelotti: Kupa nuk fitohet në ndeshjen e parë
14 Qershor 2026, 12:30
Përplasen dy mjete në aksin Pogradec–Lin, humb jetën një pasagjere, plagosen tre të tjerë
14 Qershor 2026, 12:16
Gjendet i pajetë 25-vjeçari në Astir
14 Qershor 2026, 11:28
Shqipëria, me një përqindje të lartë të vajzave që shkëlqejnë në matematikë
14 Qershor 2026, 11:14
Nga Tirana në New York, diaspora shqiptare ngrihet në protestë kundër Ramës
14 Qershor 2026, 10:51
Prej 2 javësh shqiptarët në shesh, Ramës i qan zemra për turizmin: Po dëmtohet sezoni
14 Qershor 2026, 10:14
Kina tejkalon Rusinë si investitori më i madh i huaj në Azinë Qendrore
14 Qershor 2026, 09:54
Tiranë/ Efektivi i jep fund jetës me armën e shërbimit
14 Qershor 2026, 09:37
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja
14 Qershor 2026, 09:17
Revolta e “të përjashtuarve”
14 Qershor 2026, 08:59
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
14 Qershor 2026, 08:40
Temperatura deri në 34 gradë celsius, si parashikohet moti për sot
14 Qershor 2026, 08:28
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
14 Qershor 2026, 08:07
Ndeshja Brazil-Marok mund të nisë me vonesë, moti i keq kërcënon supersfidën e Botërorit
13 Qershor 2026, 21:54
“Dorëheqje, qeveri teknike, audit ndërkombëtar”, 6 kërkesat e diasporës para Kryeministrisë
13 Qershor 2026, 21:21
I riu nga Mirdita denoncon në protestë: Babait tim i vdiq pacienti për oksigjen në ambulancë
13 Qershor 2026, 20:02
Mjeku sfidon Ramën: Fëmijët e atyre që kishte dje në antimiting janë këtu në këtë shesh!
13 Qershor 2026, 19:34