Flash News
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Çfarë na thotë “Ura e Zogut” për mënyrën se si qeveriset Shqipëria?
Alfred Lela
E imagjinoj urën e Zogut mbi lumin Mat, në grykën aq të bukur që del nga malet mes Lezhës dhe Mirditës, si një monument estetik dhe etik në historinë e Shqipërisë. Për shembull, e shoh të ndriçuar nga poshtë-lart, duke u dhënë atyre harqeve një prarim që ua lëbyr, me dritë dhe lehtësi, rrugën udhëtarëve të atyre anëve dhe netëve. Herë të tjera e parafytyroj si muze të inskenuar të arkitetonikës në Shqipëri, një lamije ku përplasen në harmoni otomanja me neoklasiken, për t’u përndjekur nga brutalja e socializmit real të diktaturës. Pse jo, të dielave i shoh aty tezgat e drunjta dhe mallrat e shumta të pazarit të famshëm të Milotit (me kujdesin e madh, ama që në fund të ditës arkat dhe qeset të mos hidhen në lumë, siç ështa zakoni anëve të Shqipërisë). Për koncerte, ekspozita, panaire e me radhë, mund të funksionalizohej Ura e Zogut, e cila do t’i shtonte një tërheqje të re zonës, aty ku Mati hapet për në Adriatik me madhështinë e një erashke në dorën e Zotit.
Ministria e Kulturës dhe e Turizmit mund të kishin bashkuar forcat për diçka të tillë me pushtetin vendor. Por, para kësaj imagjinate duhej bërë themelorja: ruajtja e urës. Një hap do të kishte qenë ‘inventarizimi’ i dëmeve dhe i qëndresës së strukturës, dhe më pas meremetimi dhe ruajtja e habitatit që e rrethon, dmth shtratit të lumit. Në të gjithë zonën përreth dallohen lehtësisht kafshimet nga firmat që nxjerrin inerte nga lumi duke e bërë shtratin e tij një krater pas bombardimeve.
Ky bashkim i trimufit të interesit privat me shpërfilljen e shtetit dhe të shoqërisë për gjënë publike, e bën Urën e Zogut monument të lartë dhe të gjatë të një Shqipërie që ndërton të ardhmen duke shkatërruar të shkuarën. Mos vini asnjë bast kundër kësaj aksiome: e ardhmja pa të shkuarën nuk qëndron, është vetëm një skizofreni shpirtërore, që kërkon distancë aty ku nuk mund të ketë asgjë veç ngjizjes.
Ura si monument, dhe monumentet e së shkuarës si urë që na hedhin te e ardhmja, janë qartësisht të mposhtura dhe të neveritura në qeveritë Rama. Këtë të fundit, neverinë, KM e ka shfaqur publikisht dhe pa teklif për të gjitha artefaktet e mbetura në peziazhin arkitektonik dhe kulturor të Shqipërisë, nga koha e Mbretit Zog. Teatri Kombëtar, vilat në lagjet kryesore dhe aristokratike të Tiranës, sheshin Skënderbej, e me radhë. Kujtoni se edhe ura mbi lumin Mat është e kohës së Mbretit dhe quhet, si për sfidë, “Ura e Zogut”.
Bash e kundërta ka ndodhur me stacionet e komunizmit në hapësirën urbanistike apo arkitektonike të Shqipërisë. “Shtëpia e gjetheve” është rifunksionalizuar si muze, bunkeret e Enverit në Dajt dhe Bulevard janë quajtur “BunkArt”. Piramida apo ‘mauzoleu’ i diktatorit gjithashtu është drejt asaj që Veliaj e quan “rijetësim”.
Psikologjikisht, me sa duket, Edi Rama kërkon t’i shërbejë rupturës (shqyerjes) së madhe që Enver Hoxha futi në historinë e Shqipërisë, duke ndërprerë lidhjet me periudhën e Zogut, dhe duke filluar erën e tij, si në politikë ashtu dhe në urbanizim.
Këtu, sigurisht, ka fajet e veta edhe e djathta shqiptare, si ajo e traditës edhe e reja që ka bërë pak ose aspak për ta ndërprerë rupturën dhe për të rijetëzuar shenjat e jo-komunizmit në peizazhin arkitektonik dhe urban. Në çdo rast kjo nuk është leje për qeverinë e majtë për ta konsideruar historinë e Shqipërisë si ‘të fituesve dhe humbësve’, por si një përbashkësi ku biem dhe ngrihemi të gjithë, në orët e liga dhe të mira.
Në fund, për të mos e marrë këtë përsiatje si një tjetër anatemë kundër qeverisë së radhës, kujtoni sa miliona euro janë hedhur nëpër Shqipëri për të ashtuquajturën Rilindje urbane. Shumë. Vend e pa vend. Në mos qoftë dashakeqësi, është amatorizëm. Me një përkujdesje dhe investim minimal, hequr qoftë edhe nga fondi i majmë i RU, ura e Zogut nuk do të ishte sot simbol ngalakeq i një qeverie që kërkon të bëhet regjim. Sepse, historia na mëson, regjimet, më parë se nga shtypja politike, nisin nga imponimi estetik dhe kulturor.
Të fundit
Horoskopi, çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot
10 Qershor 2026, 08:17
Temperatura mbi 30 gradë, parashikimi i motit për sot
10 Qershor 2026, 08:00
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
10 Qershor 2026, 07:47
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56