Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Alfred Lela
Jozefina Topalli, ish-kryeparlamentarja demokrate, ka shpallur sot partinë e re, Lëvizja për Ndryshim. Gjashtë muaj para zgjedhjeve, ish-krahu i djathtë i Sali Berishës, ka zgjedhur të jetë përballë dhe kundër pasardhësit të tij në PD, Lulzim Bashës. Sa i takon këtij të fundit, Topalli ka kaluar nga djathtas ‘majtas’. Krijime të Edi Ramës, i ka quajtur kryedemokrati partitë e reja themeluar nga politikanë me zanafillë, karrierë dhe fije në Partinë Demokratike.
Në nivel komunikimi, Topalli dhe pasuesit apo partnerët e saj, të habisin me vendimin për të përdorur si fjalë kyçe ‘ndryshimin’. Jo se ndryshimi nuk është kyç dhe i mirëpritur, por, duke qenë se është mbipërdorur herë e pafund, dhe pretendohet si nga Rudina Hajdari, Astrit Patozi Myslim Murrizi, Endri Shabani e të tjerë, e ka humbur peshën. Përveç kësaj, për të qenë jo të mirë por të drejtë, duhet thënë se shumë prej personazheve që predikojnë ndryshimin vijnë nga e shkuara. Prej së cilës, e dimë mire, nuk pritet ndryshim, pasi në të shkuarën nuk ndryshon më asgjë.
Thënë këtë, pyetjet vijnë varg: cili është këndi i ‘Lëvizjes për ndryshim’? cila është e reja e saj (nëse flet për ‘ndryshimin’), si dhe prej nga vjen ai? Ndryshim, më së pari, në rrafshin e kuptimit dhe psikologjisë, do të të thotë ‘dalje nga rutina’.
Ndoshta, platforma e plotë do të na prezantohet në ditët në vijim, por me gjasë zonja Topalli e ka humbur rastin për të krijuar efektin e madh. Përveç faktit se ajo, më në fund, ka vendosur të krijojë një parti anti-Basha, anti-Rama dhe anti-Meta, të cilën, në fakt, e pritëm në vitin 2017, kur atmosefera politike kishte elektricitetin e rrallë që prodhuan, si marrëveshja e 17 majit ashtu dhe listat e Lulzim Bashës.
Jozefina Topalli ka humbur një rast të mirë, ndoshta të vetëm, për të parqitur një lëvizje apo parti politike populiste, kontraverse, spektakolare, separatise, cinike dhe ‘hakmarrëse’ duke penetruar kësisoj në një terren të plleshëm elektoral. Ajo do të ikte prej ‘ndryshimit’ si term universal dhe gjithpërfshirës dhe do të kërkonte ‘përmbysjen’ e rutinës në një territor të njohur dhe ‘të pushtuar’, duke krijuar energji aty ku ka gjendje, duke çuar në pasiguri te aktorët e mëdhenj dhe siguri te audienca e vet e targetuar. Më shumë se kaq duke siguruar scoop-in dhe rrjedhimisht mbulimin jetëgjatë mediatik.
Jozefina Topalli duhet të kishte krijuar ‘Lega Nord’ apo ‘Lidhjen e Veriut’, duke i mëshuar fort elementit gegë gjithëfetar, por sidomos katolik të Veriut. Vjega e parë do të ishte shpëfillja klasike e Veriut nga të majtët, që nga Enver Hoxha e deri te Edi Rama. Investimet në Shkodër dhe Vlorë gjatë 7 viteve të fundit do t’i shërbenin për të ndërtuar një thellësi kontrasti dhe anësie në politikat qeverisëse të Ramës. Për t’i shtuar kësaj abuzimin e kryeministrit dhe përzgjedhjen prej tij të elementëve prolematikë dhe jopërfaqësues, të cilët njollosën Kuvendin e Republikës dhe komunitetet katolike. Me një ligjërim të tillë Topalli do të bëhej liderja autentike e Veriut, duke ‘fshirë’ si Partinë Demokristiane të Nard Ndokës, i cili ka iluzionin se mund të ketë kandidatë si në Pukë ashtu dhe në Sarandë, duke i mëshuar edhe një lloj mëvetësie dhe kryelartësie që Shkodra ka preferuar ta mendojë për veten, si një qendër e madhe e Shqipërisë dhe kryeqendër e Veriut.
Politika luhet në rrafsh psikologjik dhe me një tekst e kontekst të tillë Topalli do të godiste në shumë qendra; duke zemëruar ‘kombëtaristët’ dhe duke inkurajuar sentimentet gege, që ndihen të shpërfillur dhe të papërfaqësuar. E gjitha kjo duke ndërtuar mbi profilin e saj, tashmë të themeluar, të një katolikeje shkodrane nga familje e përndjekur.
Pikërisht përndjekja dhe diferencimi i Veriut do të kishte qenë platforma ekselente e Topallit. Prej këtej do të mund të kalëronte ajo edhe idenë e ndryshimit. E cila në vetvete është një fjalë boshe nëse nuk shoqërohet me një ‘përmbysje’.
Sigurisht, kjo do të kërkonte guxim të cilin Topalli ka dëshmuar se e zotëron. Por, ky do të ishte një guxim politik i shtrirë në kohë, që mund ta shihte atë të krijonte një pol të tretë në politikën shqiptare. Fusha është ende aty megjithë minat. Asnjë efekt i madh politik apo shoqëror nuk krijohet pa pastruar apo vendosur mina në territore ku sundon rutina.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38