
Flash News
Drejtorët në shënjestër! Pas Fierit dhe Durrësit, Rama mbërrin në Elbasan
Emri/ Identifikohet 23-vjeçari që u gjet i pajetë pranë liqenit të Shkopetit
Aksioni i IKM-së në Theth, banorët dalin në protestë
U denoncua i zhdukur nga i ati, 23-vjeçari gjendet i pajetë pranë liqenit të Shkopetit
U mbyt duke shpëtuar dy turistë në Shkodër, vijojnë kërkimet për trupin e kapitenit të anijes turistike

Alfred Lela
Koloreto Cukali, nëpër ato takimet e mërzisë, në cilindo hotel të Tiranës ku promovohen libra, zhvillohen seminare, apo jepen mend nëpër konferenca bombastike, me zgjidhje të mëdha për Shqipërinë, mund të shpërndate disa kartvizita. Si filmmaker, ojf-ist, radio show host, kolumnist etj. Jo se ka dalë, ende, ndokush që të ketë një kartvizitë që lexon thjesht Poet por, ma do mendja, se Cukali nuk do të prezantohej ndokund, askund, si i tillë.
Kaq diskret, thuajse si një seancë masonike, e kishte edhe përurimin e librit në QKLL (Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit) e cila, në një mënyrë krejt të çuditshme, dhe ndoshta poetike, ndodhet në shpinë të një bari.
Kjo mizanskenë urbane e bënte përurimin e librit të Cukalit të dukej si një akt ilegal, revolucionar. Këtë përshtypje, me sa duket, ka edhe autori, i cili duke folur për librin tha se poezia duhet shpërndarë si trakt.
Kjo nuk do të thotë se Koloreto Cukali ka drojë nga statusi i tij si vjershëtar, por pa e thënë, shqetësohet nga shpërfillja në sferën publike e një prej zhanreve më të vjetra dhe më fisnike të qytetërimeve: poezisë.
Shpërfaqja e kësaj brenge është ndoshta edhe vetë arsyeja që e shtyn atë të shkruajë. Në një kod, në një gjuhë, në një gjini që duket pothuajse e harruar. Ndoshta kjo është mënyra e tij e rebelimit, përpjekja për të mbajtur të gjallë, kundër rrymës, industrinë e lehtë të vargut, përkundër industrisë, gjthnjë e më të rëndë, të imazhit, të përsëritjes së tij gërditëse e të pafund.
Në të njëjtën kohë, poezia mund të jetë edhe mënyra se si Koloreto Cukali rrëfehet për ato ‘mëkatet’ që ai bën kundër poezisë, pjesëmarrjes, për një arsye a tjetër, në pop kulturë, në komunikim masiv.
Pak a shumë, siç e thotë vetë në një prej vargjeve Dritaret e autobusëve janë kthyer në ekrane TV,/ ku dalin ata që u është mohuar/ koha që u takon në ekranet kombëtare.
Në këtë kuptim, poezia e Cukalit është e angazhuar, jo në tehun që i jepnin angazhimit të majtët e mesit të shekullit 20, por krejt ndryshe, një angazhim shpirtëror. Jo për të përkufizuar klasat dhe rendet shoqërore, por shpirtëroren dhe ku po e çon ajo njerëzimin (apo njerëzimi shpirtëroren).
Të kësaj grimase duket se janë edhe vargjet Viti ‘92 duket shumë larg, /laheshim më rrallë, /por mbanim më pak erë, /kishim mundësi të shiheshim në sy e në rrugë.
Intimitetet që shpalosen në poezitë e Cukalit shndërrohen në socialitete, sepse poezia për të është një akt përkundër sistemit, siç është edhe një sistem aktesh të cilat konfigurojnë një gjendje shpirtërore dhe shoqërore dhe ashtu, të dyja bashkë, atë hapësirë që njohim si bashkësi.
Kjo bashkësi, në vargjet e Cukalit, përballet me një ekzorcizëm që është sa i autorit sa i subjekteve të tij poetike. Kështu Të dashurat tona mbajnë era tym/ si të vini prej pub-esh/ ose prej turrave të druve. Hundët e tyre të reja/ i çojnë pa shpëtim drejt kasaphanës.
Kur flet për ‘kasaphanë’, autori ka parasysh klinikat estetike të Tiranës, por sidomos vitrinat shtypëse në të cilat janë kthyer rrjetet sociale, ekranet dhe gjithë industria e wanna be që lulëzon në Shqipëri.
Kjo atmosferë, kjo shtypje, që gjendet edhe në një varg hatibian të Cukalit shpaloset kështu: Na shtypin pallatet/ që ecin rrugëve si makina të dehura.
Koloreto Cukali, në vend të kartvizitës, mund të shpërndajë me lehtësi librin e vet, dhe të thotë pa drojë: jam poet. Fakti që ai është i heshtur, si poet, jo si njeri i angazhuar i sferës publike lidhet me faktin se, si zejtar, ai jeton për shpirtëroren, si profesionist i duhet të jetojë.
Në vargje si këto: Ka shumë gjëra që po vdesin,/ e gjelbra natyrale,/ petat,/ dhe burrat me emrin Gegë. Por, jo ti./ Ti merr frymë azbest/ dhe ngjeshesh nëpër autobusë/ duke mbrojtur celularin, zbulohet një burrë që rizbulon të shkuarën, të vjetrën, tradicionalen, jo vetëm si përmasë kohore, por më shumë si kundravënie, si kontrast, si mbijetesë, po deshe. Në këtë kuptim Cukali është konservator, dhe me të drejtë. Çdo stërpërsëritje që paraqitet si e re, me siguri ia sjell në majë të hundës.
Në finale, për poezinë e Koloreto Cukalit mund të thuhet se është një akt subversiv, jo për të sjellë diçka të re (ky është iluzion-nuk ka asgjë të re që nga kulla e Babelit’)- por për t’u mbajtur te e njohura.
Kjo e bën atë poet të mirëfilltë, dhe librin e tij Marshi funebër i gjelave të detit, një kartvizitë të sigurt për antologjitë e ardhme të poezisë shqip.
Të fundit



Drejtorët në shënjestër! Pas Fierit dhe Durrësit, Rama mbërrin në Elbasan
9 Korrik 2025, 09:53
Emri/ Identifikohet 23-vjeçari që u gjet i pajetë pranë liqenit të Shkopetit
9 Korrik 2025, 09:42
Aksioni i IKM-së në Theth, banorët dalin në protestë
9 Korrik 2025, 09:34
Arsyet pse BE-ja nuk ka vendosur sanksione të reja kundër Rusisë
9 Korrik 2025, 09:18
DW: Mashtrimet online rrisin trafikimin e qenieve njerëzore
9 Korrik 2025, 09:01
“Nuk pi ujë diploma”, rritet papunësia tek të rinjtë me arsim të lartë më 2025
9 Korrik 2025, 08:56


Horoskopi, çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot
9 Korrik 2025, 08:25
Diell dhe reshje shiu, e mërkura me mot të paqëndrueshëm
9 Korrik 2025, 08:06
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Korrik 2025, 07:52

Tabaku: Salianji mbajti një kosto politike që nuk e ka mbajtur askush në Shqipëri
8 Korrik 2025, 22:36


Sekretet për të shijuar verën si një ‘profesionist’
8 Korrik 2025, 21:45


Kriza e mbetjeve në Shqipëri: Tym toksik dhe probleme të thella qeverisjeje
8 Korrik 2025, 21:13
Ndotje alarmante në Fushë-Arrëz, mbetjet e fabrikës së bakrit 'skuqin' lumin Fan
8 Korrik 2025, 21:07

Sondazh/ Si e vlerësoni ndërhyrjen e kryeministrit në pushtetin vendor?
8 Korrik 2025, 20:40
28 të arrestuar në Itali e Spanjë për trafik droge, mes tyre një shqiptar
8 Korrik 2025, 20:24
Banorët përplasen me policinë në Theth: Jemi në tokën tonë
8 Korrik 2025, 20:11
Vdekja e 27-vjeçarit në Lipjan, Osmani: Të hetohet në mënyrë të pavarur!
8 Korrik 2025, 20:06
Trump premton se SHBA-të do të dërgojnë më shumë armë në Ukrainë
8 Korrik 2025, 19:54

BE shënjestron shëndetësinë, arsimin, policinë dhe kadastrat si zona korrupsioni
8 Korrik 2025, 19:23
Rama akuzon qeverinë për bllokim të buxhetit: Janë prekur të gjitha shërbimet jetike
8 Korrik 2025, 19:10

Rihapet çështja e vrasjes së mësueses italiane, e dyshuar një 47-vjeçare shqiptare
8 Korrik 2025, 18:40

Salianji pas rikthimit: Nuk kam bërë opozitë për funksione, por për vokacion
8 Korrik 2025, 18:23
A do kandidojë në zgjedhjet e 2029? Ja si përgjigjet Salianji
8 Korrik 2025, 18:16
Hyri në ujë për të shpëtuar dy turistë, mbytet kapiteni i anijes në Shkodër
8 Korrik 2025, 18:05
Salianji nga selia e PD: Çova para drejtësisë një trafikant droge
8 Korrik 2025, 18:03
Pas Fierit, Rama “zbarkon” në Durrës, priten shkarkime (video)
8 Korrik 2025, 17:53
VIDEO/ Ervin Salianji mbërrin në selinë blu, pritet nga mbështetësit
8 Korrik 2025, 17:45

BE-ja miraton hapat përfundimtarë për anëtarësimin e Bullgarisë në Eurozonë
8 Korrik 2025, 17:43

Zhupa pas lirimit të Salianjit: Frymëzim për çdo opozitar
8 Korrik 2025, 17:19
Ndahet nga jeta aktori David Killick
8 Korrik 2025, 17:09
Rama nuk i kursen as drejtorët e bashkisë së Fierit, kërkon shkarkimin e tyre
8 Korrik 2025, 17:01


I kërcënoi me shkarkime, Rama mbërrin në bashkinë e Fierit
8 Korrik 2025, 16:39
Temperaturat ekstreme, mbyllet përkohësisht Akropoli në Greqi
8 Korrik 2025, 16:30

Zbulohet parcela me kan*bis në Mazhë të Krujës
8 Korrik 2025, 16:13

Republika Sërpska ndan 22 milionë euro shtesë për lobim në SHBA
8 Korrik 2025, 15:52

Erëzat që ju mbrojnë nga mushkonjat!
8 Korrik 2025, 15:30

Aksident në aksin Vlorë-Qeparo, një i plagosur
8 Korrik 2025, 15:11
Berati, 17 vjet pjesë e trashëgimisë botërore të UNESCO-s
8 Korrik 2025, 15:03


Shtrenjtohet jetesa, inflacioni rritet në 2.4% në qershor, nga ushqimet
8 Korrik 2025, 14:29
VIDEO/ Shembet çatia e restorantit në Itali, një viktimë dhe dhjetë të plagosur
8 Korrik 2025, 14:18
Kërkoi lirimin nga qelia, Gjykata e Lartë lë në burg Veliajn
8 Korrik 2025, 14:07

Akropoli mbyllet përkohësisht për shkak të të nxehtit
8 Korrik 2025, 13:31

Ohri në "listën e zezë" të UNESCO-s, Zhupa: Shuplakë për qeverinë shqiptare dhe AADF
8 Korrik 2025, 13:12

Lirimi i Salianjit/ Berisha: U dënua politikisht nga Rama dhe Xhafa!
8 Korrik 2025, 13:00

Plagosje me thikë në bulevardin e Peshkopisë
8 Korrik 2025, 12:44
Salianji reagon për herë të parë pas lirimit: Do jem në konferencë në orën 17:00
8 Korrik 2025, 12:36
Shtyhet seanca gjyqësore për "Plumbin e Artë", dy avokatë tërhiqen nga procesi
8 Korrik 2025, 12:21
Gjykata e Fierit vendos lirimin me kusht të Ervin Salianjit
8 Korrik 2025, 12:15
Shtrenjtohet jetesa, inflacioni rritet në 2.4% në qershor nga ushqimet
8 Korrik 2025, 12:00


Kërkon lirimin me kusht, Ervin Salianji mbërrin në Gjykatën e Fierit
8 Korrik 2025, 11:16
Nis sot faza e parë e aplikimit në universitete
8 Korrik 2025, 11:10
Zjarr në Lurë, flakët rrezikojnë Parkun Kombëtar
8 Korrik 2025, 10:53
Trump paralajmëron tarifa për Serbinë dhe Bosnje-Hercegovinën
8 Korrik 2025, 10:37
Gjeli i Thethit dhe gjeli i plehut
8 Korrik 2025, 10:24

Zjarri në Dukat rrezikon Parkun Kombëtar të Llogarasë
8 Korrik 2025, 10:01
Në kërkim ndërkombëtar për drogë, kapet në Durrës 36-vjeçari (EMRI)
8 Korrik 2025, 09:50
Thethi, turistët “kritikojë” tendencën moderne
8 Korrik 2025, 09:39
Zjarri në malin e Dukatit ende aktiv, rrezikohet parku kombëtar i Llogarasë
8 Korrik 2025, 09:28
Shqyrtohet sot në Gjykatën e Lartë rekursi i Veliajt
8 Korrik 2025, 09:16
“Shenjë e keqe për demokracinë”/ Kuvendi neglizhon raportimin e institucioneve
8 Korrik 2025, 09:04
Sot seanca në Gjykatën e Fierit, Salianji kërkon lirimin me kusht
8 Korrik 2025, 08:56


Horosokopi, çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot
8 Korrik 2025, 08:16
Parashikimi i motit/ Si do variojnë temperaturat përgjatë ditës
8 Korrik 2025, 08:02
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
8 Korrik 2025, 07:48

Hetimi për 16 ton kanabis: Si u zbeh dosja që mund të ishte “trofe karriere”
7 Korrik 2025, 22:44
