
Flash News
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Ceno Klosi me mbi 800 vota të vjedhura, Balluku gjen si arsye lodhjen e numëruesve
"Fast & Furious" në ish-Bllok, policia ndjek një Audi Q8, përplasen 4 makina
Makina përplas dy turistë me motoçikletë në Fushë Arrëz, humb jetën njëri prej tyre
Aksident i rëndë në Thumanë, një i vdekur, 3 të plagosur
Mbi një tip të ri të shtetit elektoral dhe një shteg të daljes prej regjimeve të tij
Nebi Bardhoshi | nyje.al
Nuk është çështja nëse zgjedhjet u vodhën. Sot kemi të bëjmë me një sistem ku zgjedhjet kontrollohen nga partia në pushtet – Partia Socialiste. Ajo deklaron se është modernizuar, ndaj dhe fiton. Në fakt, është modernizuar për të vjedhur më mirë dhe, akoma më tepër, për të kontrolluar votën në mënyrë të paligjshme dhe jashtë kornizave institucionale. Kemi të bëjmë me një sistem tashmë të njohur dhe të përshtatur – një model i sofistikuar i manipulimit elektoral. Forma më e njohur është ajo e Putinit; forma të tjera hibride të këtij modeli hasen brenda dhe jashtë Bashkimit Europian.
Ekzistenca e këtij modeli të kontrollit zgjedhor nuk buron thjesht nga një parti e mirëorganizuar. Ai mbështetet mbi një Parti që jo vetëm është e mirëorganizuar, por përdor burimet publike për të ruajtur pushtetin: paga dhe poste, tenderë për firma dhe oligarkë, përdorimin e policive private (këtu duhet vënë theksi fort), dhe sektorë të tjerë që funksionojnë me fonde publike. Ky është një tip i ri i shtetit elektoral.
Ka edhe një zonë tjetër: ajo e krimit zgjedhor. Krimi zgjedhor ndahet në dy faza – para ditës së zgjedhjeve dhe ditën e votimit. Këtë e dëshmojnë hapur rastet e Elbasanit, si dhe mënyrat se si fitohen mandatet në Tiranë, Vorë apo Elbasan. Kjo është e njohur, e pranuar gjerësisht, edhe pse vazhdon të relativizohet duke u “projektuar” te një shoqëri e përgjithshme dhe e fajshme – një mënyrë për të shmangur përgjegjësinë reale.
Këtë sistem e përkufizojmë si shtet elektoral: një shtet i kapur nga kombinimi i një partie me organizim të lartë dhe me një vazhdimësi të gjatë në pushtet – një parti që njeh më mirë se kushdo vijën e partisë, kontrollin social, dhe që e trajton “demokracinë” thjesht si një lojë për pushtet, e cila i takon të tjerëve, por jo asaj vetë dhe kuadrove të saj. Porse nuk mjafton vetëm kjo. Tashmë, ekziston një shtet elektoral, i cili përdor gjithë zellin e vijës së partisë dhe burimet e saj njerëzore, dhe është në simbiozë me krimin dhe me burime ekstraligjore.
Çfarë ndodh në kampin opozitar?
Në regjimet e një shteti elektoral, ku autokracia dhe oligarkia shkëmbehen dhe performojnë demokracinë, opozitës i takon të përfaqësojë botën demokratike të shoqërisë. Në këtë sistem, partitë opozitare detyrohen të tregojnë se janë demokratike, se mbrojnë vlera demokratike, dhe se i shfaqin ato qartë si praktika publike dhe institucionale. Ky detyrim rrjedh nga vetë thelbi i betejës së tyre – nëse do të kenë ndonjëherë mundësi për ndryshim.
Por në një shtet elektoral, opozita përjeton vetëm fragmentim: fragmentim të brendshëm në parti dhe kampe politike, sepse edhe vetë shoqëria është e copëzuar dhe e frustruar. Pushteti punon që ta copëzojë më tej këtë shoqëri, duke investuar që opozita të mos bashkohet.
Çdo përpjekje për bashkim duket thuajse e pamundur. Kjo ndërlikohet sidomos nga përplasja mes partive që nuk kanë qenë kurrë në pushtet dhe PD-së apo partive që kanë qenë më parë në pushtet. Partive të reja u duhet të artikulojnë një gjuhë anti-establishment për t’u identifikuar si rrymë e re, për të thënë të vërteta që nuk mund të thuhen brenda ose në aleancë me partinë më të madhe opozitare.
Nga ana tjetër, Partia Demokratike shpall veten viktimë të këtyre sulmeve. Herë pas here ka njëfarë të drejte – sidomos kur është e vetmja e sulmuar dhe sheh se kush është në pushtet. Por po aq shpesh, PD përfiton nga kjo pozitë, për të shmangur çdo kritikë, duke e konsideruar atë të orkestruar apo të sponsorizuar nga pushteti. Edhe këtu hyn në lojë makineria e shtetit elektoral. Partia në pushtet, nëpërmjet mekanizmave mediatikë dhe administrativë, thellon ndarjen në kampin opozitar duke u krijuar platforma të luftës në kampin opozitar, ose – nëse nuk krijon platforma – duke lejuar që debati të zhvillohet vetëm mes alternativave të reja dhe atyre tradicionale në kampin opozitar. Në këtë mënyrë, fronti opozitar vetëm copëzohet dhe zvogëlohet – jo aq në numra, sa në energji dhe legjitimitet.
Cila është fitorja kryesore e PS në këto zgjedhje?
Nuk është numri i votave. Ato thuajse janë të njëjta. As numri i mandateve, ndonëse ishte një surprizë e hidhur. Ky numër abuziv mund të kthehej vërtet në shenjën që bën të qartë regjimin politik ku Shqipëria është zhytur. Por fitorja kryesore është kotësimi i të menduarit për të luftuar kundër këtij regjimi. Këtë gjë e lehtëson menjëherë kampi opozitar. Partia Demokratike reagon saktësisht siç është parashikuar nga shteti elektoral – një shtet që ka futur në “kllapën” e vet interpretative edhe Bashkimin Europian, të shkujdesur për demokracinë në Shqipëri. PD reagon në mënyrë të përsëritur, sikur të ishim ende në fillim të viteve 1990. Ndërsa partitë e reja, institucionalisht, ankohen më shumë për sistemin zgjedhor sesa për vjedhjen dhe kontrollin shtetëror të zgjedhjeve. Sigurisht që kanë të drejtë për sistemin zgjedhor, dhe ka një vazhdimësi në këtë mesazh, por kjo nuk mjafton.
Partia më e madhe opozitare, edhe teksa protestonte për vjedhjen e votës, sërish dominohej nga një “vijë e ashpër” e brendshme, që shpall veten viktimë dhe të tjerët si agresorë. Kjo linjë politike, duke pasur më pak mbështetje popullore, e ka të pamundur të zgjerohet në shoqëri. I mungon legjitimiteti i gjerë social, për shkak të së kaluarës në pushtet dhe në opozitë – pa përmendur më gjuhën e reduktuar politike që përdor. Aq më tepër, legjitimiteti i kësaj elite të brendshme politike ka humbur thuajse çdo lidhje me frymën demokratike, teksa përfshiu veten në listat e sigurta – në lista të mbyllura – pikërisht ashtu si nuk duhej.
Sot, fronti opozitar është i copëzuar jo vetëm në organizim, por edhe në qëndrim ndaj vetë zgjedhjeve.
A ka një dalje nga ky kurth?
Shoh vetëm një rrugëdalje nga kjo gjendje: që kampi opozitar të bëhet bashkë. E di që kjo tingëllon naive dhe e vjetruar, por nuk ka rrugë tjetër. Mendoj se opozita duhet të kombinojë demokratizimin e brendshëm me arritjen e një pakti të përbashkët opozitar. Dorëheqjet e atyre që kanë humbur në zgjedhje duhet të jenë vetëm hapi i parë. Kjo dorëheqje nuk ka të bëjë vetëm me faktin se nuk ia dolën të fitojnë zgjedhjet. E them këtë sepse kushdo që i mbron do të thotë: a nuk po pohoni se zgjedhjet janë vjedhur dhe kontrolluar nga një shtet elektoral? Sigurisht që po – i qëndrojmë kësaj bindjeje. Por ata që kanë humbur këto zgjedhje duhet të mbajnë përgjegjësi, sepse nuk janë sot në politikë si njerëz të painformuar për mënyrën se si funksionon ky shtet elektoral. Nuk janë pa përgjegjësi për lojën e sigurt që bënë për vendet e tyre në parlament. E të tjera mund të listohen. Më e rëndësishmja nga të gjitha është se ata duhet të dëshmojnë se janë njerëz që mbajnë përgjegjësi, dhe se besojnë në vlerat demokratike. Nëse jo, secila parti do të reduktohet vazhdimisht. Por më kryesorja është që partitë opozitare të mblidhen dhe të nënshkruajnë një pakt – një pakt të ri social dhe politik që ka për qëllim krijimin e një sistemi demokratik.
Ky pakt nuk ka pse të jetë ideologjik – mjafton të jetë një marrëveshje për një sistem elektoral të drejtë. Ai duhet të përfshijë krijimin e një qeverie teknike, e cila të ketë vetëm një mision: reformimin e sistemit zgjedhor. Kjo reformë duhet të mbështetet mbi tri shtylla: 1. Garantimi i zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. 2. Ndërtimi i një sistemi elektoral përfaqësues dhe solid. 3. Krijimi i një sistemi elektoral dhe ligjor që nuk lejon një parti ose një oligarki të kapë shtetin dhe ta kthejë atë në një shtet elektoral.
Sepse, në Shqipëri, jetojmë pikërisht në këtë shtet: një rend ku loja e demokracisë ekziston vetëm si lojë opozitare, e kontrolluar nga një makineri që e mban pushtetin ndër duar dhe kotëson çdo debat.
Të fundit


Osmani vazhdon edhe sot takimet me partitë politike për ngërçin në Kuvend
3 Korrik 2025, 10:29
Vdesin tragjikisht në aksident ylli i Liverpool, Diogo Jota dhe vëllai i tij
3 Korrik 2025, 10:21
Zbulohet rrjeti i trafikimit të kokainës në Greqi, të përfshirë dhe shqiptarë
3 Korrik 2025, 10:10
Rama vizitë të papritur në Bashkinë e Vlorës, mbledh stafin dhe deputetët
3 Korrik 2025, 10:04
Nisin aplikimet e para për pension italian, kujdes me plotësimin e formularit
3 Korrik 2025, 09:50
Balluku fajëson lodhjen e numëruesve për tjetërsimin e qindra votave në Fier
3 Korrik 2025, 09:44
Korreshi: Manipulimi i zgjedhjeve ka filluar shumë përpara datës së votimit
3 Korrik 2025, 09:39
Arrestimi i doganierit grek 'paralizon' kalimin e automjeteve në Qafë Botë
3 Korrik 2025, 09:28
Pas Tiranës e Fierit, sot hapen kutitë në Durrës
3 Korrik 2025, 09:21
Enea Mihaj transferohet në SHBA, do të luajë si kundërshtar i Messit dhe Uzunit
3 Korrik 2025, 09:10

Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja
3 Korrik 2025, 08:53
Indeksi, Shqipëria me cilësinë më të keqe të jetesës në Europë
3 Korrik 2025, 08:48

Seanca e fundit plenare për këtë legjislaturë, çfarë do të diskutohet sot në Kuvend
3 Korrik 2025, 08:29
Horoskopi, çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot
3 Korrik 2025, 08:17
Mot i kthjellët dhe temperatura të larta, ja parashikimi për këtë të enjte
3 Korrik 2025, 08:00
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
3 Korrik 2025, 07:46
Rama e përmendi si histori suksesi, agroturizmi në Çajup është ndërtim pa leje
2 Korrik 2025, 22:51


Kurti: S’kemi garanci për 61 vota, duhet provuar votimi i fshehtë
2 Korrik 2025, 21:58
Lufta në Gaza/ Pse Netanyahu do vetëm një armëpushim 60-ditor, jo të përhershëm?
2 Korrik 2025, 21:56
SHBA-ja pezullon disa ndihma ushtarake për Ukrainën
2 Korrik 2025, 21:40



Mungon metadoni, përdoruesit i rikthehen heroinës: Vjedhim që ta blejmë
2 Korrik 2025, 20:57
Qeveria hyn në tregun e naftës, Rama: Çmim të ri për konsumatorët
2 Korrik 2025, 20:43
OBSH kërkon rritje me 50% të çmimit të duhanit, alkoolit dhe pijeve me sheqer
2 Korrik 2025, 20:41


Ceno Klosi me mbi 800 vota të vjedhura, Balluku gjen si arsye lodhjen e numëruesve
2 Korrik 2025, 19:54
"Mund të shpërthejë në flakë"/ Ja pse nuk duhet të karikoni telefonin nën jastëk
2 Korrik 2025, 19:35




“Çmendet” moti në Gjermani, temperaturat arrijnë në 40°C
2 Korrik 2025, 18:22

"Fast & Furious" në ish-Bllok, policia ndjek një Audi Q8, përplasen 4 makina
2 Korrik 2025, 17:59

Burgjet në Itali drejt kolapsit, shkalla e mbipopullimit një nga më të lartat në BE
2 Korrik 2025, 17:30



Arrestohet CEO dhe ish-drejtori i ‘Bankers Petrolium’ në Fier
2 Korrik 2025, 16:40
Makina përplas dy turistë me motoçikletë në Fushë Arrëz, humb jetën njëri prej tyre
2 Korrik 2025, 16:33

Përfundon rinumërimi i votave për qarkun e Fierit, Zegjine Çaushi e PS humb mandatin
2 Korrik 2025, 16:07

Zjarri në landfillin e Inceneratorit të Elbasanit, Prokuroria nis hetimet
2 Korrik 2025, 15:34
Çfarë duhet të dini nëse udhëtoni në një vend me vullkane aktive
2 Korrik 2025, 15:33

Theu arrestin shtëpiak dhe kanosi me thikë një person, arrestohet vlonjati
2 Korrik 2025, 15:09
Berisha takon zyrtarët e lartë në OSBE: Duhet qeveri teknike përpara se të jetë vonë
2 Korrik 2025, 14:59
BE-ja propozon reduktim prej 90% të gazrave serrë deri më 2040
2 Korrik 2025, 14:50
Evropa po digjet nga i nxehti/ Italia dhe Franca janë në gjendje alarmi maksimal
2 Korrik 2025, 14:36
Mediu: Mbrojtja Euroatlantike, detyra kryesore për sigurinë e Shqipërisë dhe rajonit
2 Korrik 2025, 14:36
Deklaratat kontradiktore të Moskës: A po prishet miqësia me Vuçiçin?
2 Korrik 2025, 14:21
'E humba betejën time': ngrohja e detit po vret peshkimin në Shqipëri
2 Korrik 2025, 14:08
Sekretet kimike që ndihmojnë në mbajtjen e mjaltit të freskët për kaq gjatë
2 Korrik 2025, 14:01

Danimarka merr vendimin historik, bën të detyrueshëm shërbimin ushtarak për gratë
2 Korrik 2025, 13:44
Apeli i GJKKO lë në burg ish-gjyqtaren Pajtime Fetahu
2 Korrik 2025, 13:30
Humbjet nga produktiviteti mund të ulin 1.3% të PBB-së si efekt i të nxehtit ekstrem
2 Korrik 2025, 13:21
Abuzoi me vajzën e tij të mitur, lihet në burg Zamir Meta
2 Korrik 2025, 13:04

Djegia e mbetjeve në Elbasan, Alizoti: Po helmojnë njerëzit dhe vjedhin paratë
2 Korrik 2025, 12:48
Në Serbi vazhdon mosbindja civile, dhjetëra persona të ndaluar
2 Korrik 2025, 12:40
Qeveria e Ramës ka lindur nën shenjën e plehrave dhe kështu edhe do të përfundojë
2 Korrik 2025, 12:28
Shtrenjtohet çmimi i ujit në bashkitë e qarkut të Elbasanit
2 Korrik 2025, 12:13
Në Serbi vazhdon mosbindja civile, çfarë po ndodh në Beograd?
2 Korrik 2025, 12:07
Aksident i rëndë në Thumanë, një i vdekur, 3 të plagosur
2 Korrik 2025, 11:54
Gjykata e Durrësit pezullon nga detyra drejtorin e Arsimit Parauniversitar
2 Korrik 2025, 11:49
Të enjten seancë plenare, çfarë pritet të diskutohet
2 Korrik 2025, 11:36
Evropa po digjet nga valët e të nxehtit/ Çfarë është fenomeni i ‘kupolës termike’?
2 Korrik 2025, 11:26
Në kërkim nga Italia për vrasje, arrestohet 45-vjeçari në Vlorë
2 Korrik 2025, 11:19
Situata me zjarret, në 24 orë u raportuan 28 vatra, 2 ende aktive
2 Korrik 2025, 11:13
Dosja “Buka”, shtyhet më 17 korrik seanca paraprake për Ahmetajn
2 Korrik 2025, 11:03


Baçi: Belinda Balluku dhe Ceno Klosi, “bandat” më të rrezikshme në Fier
2 Korrik 2025, 10:32
Dyshohet se abuzoi se*sualisht me vajzën e tij, mbërrin në gjykatë Zamir Meta
2 Korrik 2025, 10:21

Trump: Izraeli ka rënë dakord për armëpushim 60-ditor në Gaza
2 Korrik 2025, 10:01
Vazhdon zjarri në landfillin e Elbasanit
2 Korrik 2025, 09:51
‘Kujtimet nuk futen në tuba’: Një fshat në Mat i reziston valës së HEC-eve
2 Korrik 2025, 09:43
Datat që duhet të shënosh gjatë korrikut, ngjarje të rëndësishme do të ndodhin
2 Korrik 2025, 09:31
Shtyhet seanca për pretencën e Jorgo Goros
2 Korrik 2025, 09:24


Fermerët po braktisin kafshët për bletët, arsyet pse po rritet numri i koshereve
2 Korrik 2025, 08:54
Këmbimi valutor, me sa shiten e blihen monedhat e huaja
2 Korrik 2025, 08:42

52% e pensionistëve nuk morën pension të plotë në 2024-n
2 Korrik 2025, 08:27
Horoskopi, çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot
2 Korrik 2025, 08:13
Mot i nxehtë, e mërkura vjen me temperatura të larta
2 Korrik 2025, 07:59