Flash News
11 ditë nga zhdukja e Eglant Koçit, Armando Shakaj ende në arrati
Aksident në aksin Fier–Libofshë, 4 të plagosur
U ekstradua nga Spanja, GJKKO lë në burg djalin e Erzen Breçanit
Ish-ministri i Kosovës dënohet me dy vjet burg për konflikt interesi
U vra me breshëri plumbash brenda në automjet, del foto e viktimës në Mirditë
Pakti i Italisë me Shqipërinë për emigrantët nuk ka kuptim. Po pse qeveria britanike po shfaq interes?
Lea Ypi/ The Guardian
Vonë një mbrëmje të ftohtë, në dimrin e vitit 1999, isha duke pritur për një tren në stacionin Termini në Romë, kur vura re një zonjë të moshuar që po mundohej me valixhet dhe ofrova ta ndihmoja. "Signorina," më tha mezërin që i dridhej lehtë “për fat të mirë ka ende të rinj si ju. Isha shumë e shqetësuar. Ky stacion është plot me grabitës shqiptarë. Është një pushtim.”
Në atë kohë nuk kisha guxim t'i thosha se isha shqiptare. Një nga ata me fat - një studente me bursë, ndryshe nga bashkëqytetarët e mi që punonin si pastrues, ndërtues, kujdestarë dhe punonjëse seksi. Ne kryesonim titujt e gazetave në Itali ato kohë. Ndonjëherë si komb i kontrabandistëve, tutorëve dhe hajdutëve; ndonjëherë si individë të dështuar, të socializuar nën një sistem tjetër, që kishin vështirësi për tu integruar; dhe ndonjëherë si njerëz të korruptuar, dembelë të paaftë për të zbatuar në vendin e tyre formulën e suksesit që kishin parë të rrezatohej mbi detin Adriatik në kanalet televizive të Silvio Berlusconit.
"Pushtuesit" ishte vetëm një nga etiketat. Edhe pse, marrë fjalë për fjalë, pushtimi i vetëm në historinë e dy kombeve ishte i anasjelltë. Ndodhi më 7 prill 1939, kur trupat e Musolinit zbarkuan në qytetin tim të lindjes, Durrës dhe aneksuan mbretërinë shqiptare në monarkinë e Italisë, duke e kthy në një bazë ushtarake për pushtimin e mëvonshëm të Greqisë, duke shfrytëzuar bakrin, kromin dhe burimet e tjera natyrore, dhe duke stolisur flamurin shqiptar me simbole fashiste.
Që nga fundi i sundimit komunist në fillim të viteve 1990, asnjë politikan shqiptar nuk ka guxuar të sfidojë një qeveri italiane mbi trashëgiminë e marrëdhënieve të saj koloniale me Shqipërinë. Përkundrazi, ashtu si me marrëveshjen e fundit që i mundësoi qeverisë së Giorgia Melonit të përpunojë azilkërkuesit në mënyrë ekstraterritoriale në Shqipëri, miqësia e veçantë historike midis dy kombeve festohet shpesh. Në fund të fundit, ndryshe nga pushtimi italian i Etiopisë, ne u kursyem nga armët kimike. Incidenti i marsit të vitit 1997 ku dhjetëra gra dhe fëmijë u mbytën pasi u goditën nga një varkë patrullimi italian, tashmë është klasifikuar si aksident.
Megjithatë, një qeveri nuk është kurrë e njëjtë me njerëzit e saj. Edhe shumë shqiptarë kujtojnë me mirënjohje mikpritjen që iu bë që nga vitet ’90 e në vazhdim. Gjatë viteve të studimit në Romë, takova dhjetëra italianë të cilët më siguruan se të huajt ishin të mirëpritur dhe më kërkonin falje për fyerjet që dëgjoja shpesh në publik. Ata shpjeguan se edhe italianët dikur kishin qenë emigrantë. Nuk ishin ata që I besonin mitit ‘Italiani brava gente’ (italianët, njerëzit e mirë), i cili shërbeu për të normalizuar dhe shfajësuar trashëgiminë e Musolinit. Ata nuk mendonin se kombi është mbi gjithçka. Ata nuk votuan për parti si ajo e Melonit.
Zyrtarët britanikë, mes të cilëve thuhet edhe Keir Starmer, kanë deklaruar se qeveria e Mbretërisë së Bashkuar është e interesuar për një pakt migrimi si ai shqiptar. Jo me Shqipërinë. Qeveria shqiptare shqyrtoi më parë kërkesat e zyrtarëve britanikë dhe i refuzoi ato, duke deklaruar se vendi nuk do të shndërrohej kurrë në vendpushimin e Evropës.
Megjithatë, gjithçka që i duhet Britanisë për një marrëveshje ekuivalente është një ish-koloni, me një qeveri kujtesa e së cilës ende ruan rrugët dhe ndërtesat që ish-padroni ndërtoi në shekullin e kaluar, por jo qeniet njerëzore që shfrytëzoi në dekadat e fundit. Një popull mjaftueshëm i traumatizuar nga e kaluara e tij e afërt për të hequr nga kujtesa të largëtën dhe i qeverisur nga një elitë politike e nënshtruar në përputhje me rendin liberal, i cili do të përsërisë mantrën se ne të gjithë duhet të ndajmë pasojat e migrimit pa vënë në dyshim shkaqet e tij gjeopolitike.
Megjithatë, do të ishte naive të kritikoheshin përpjekjet e Starmerit për të trajtuar migracionin duke moralizuar mbi këto çështje, siç janë të prirur të bëjnë shumë njerëz në të majtë. Kur argumenti se duhet “të jemi pragmatikë” është i pari që hidhet në tavolinë, parimet – kujtesa, përgjegjësia, kujdesi për njerëzit vulnerabël, apo çkado tjetër – tashmë janë pezulluar.
Si ta kundërshtojmë, atëherë? Ndoshta me logjikë të thjeshtë. Marrëveshjet e migracionit, si ajo që Laburistët me sa duket po studiojnë, bazohen në supozime të ndryshme: që migrimi në vetvete është një problem, se migrimi i parregullt luftohet më së miri me kufizime kufitare drakoniane, se ndalimi jashtëterritorial mund të veprojë si një pengesë. Ka shumë studime që tregojnë se çdo premisë është e dyshimtë. Por edhe duke supozuar se ato janë të vlefshme, ka tri çështje të tjera me të cilat duhet të përballet çdo politikan “pragmatik”.
Politikisht, modeli i Shqipërisë paraqitet si një risi në menaxhimin e flukseve migratore, sepse përfshin bashkëpunimin ndërmjet një kandidati për në BE dhe një shteti anëtar të BE-së. Frymëzuar nga dëshira për të gjetur një zgjidhje “strukturore” për çështjen e emigracionit të parregullt, në realitet ajo bën pikërisht të kundërtën: i lë negociatave dypalëshe atë që duhet të arrihet si rezultat i një procesi në mbarë BE-në. Më shumë se kaq, dhe më e rëndësishme për Mbretërinë e Bashkuar, e cila nuk ka plan për t'u ribashkuar me BE-në, krijon një precedent të rrezikshëm në të cilin vendet individuale ndjekin marrëveshjet e tyre për të adresuar "problemin" e tyre të migracionit, duke shmangur shanset për një proces vërtet të koordinuar në mbarë Europën.
Së dyti, parimi i mos-kthimit, i përfshirë në konventën e OKB-së të vitit 1951 në lidhje me statusin e refugjatëve, ndalon dëbimin ose kthimin e njerëzve në vendet që konsiderohen të pasigurta. Meloni këmbëngul se Shqipëria është e sigurt, duke përmendur statusin e saj kandidat në BE. Por nëse është kështu, pse gratë shtatzana, fëmijët dhe kategoritë e tjera të cenueshme përjashtohen nga marrëveshja?
Së treti, është çështja ekonomike. Për të respektuar ligjin ndërkombëtar, migrantët e dëbuar duhet të mbeten përgjegjësi e Italisë. Sipas marrëveshjes ndërmjet Italisë dhe Shqipërisë, Italia është përgjegjëse për të gjitha kostot e ndërtimit dhe menaxhimit të dy qendrave, si dhe personelit të policisë, mjekëve, infermierëve dhe zyrtarëve administrativë, për një shpenzim total që është vlerësuar të arrijë në 670 milionë euro. Një emigrant i parregullt në Shqipëri i kushton Italisë njësoj ose më shumë sesa po të përpunohej në territorin e vet. Përfitimi i vetëm është se emigrantët bëhen të padukshëm – lontano dagli occhi, lontano dal cuore, siç thotë fjala italiane.
Na thuhet se qeveria e Starmer është pragmatike dhe e interesuar për atë që funksionon. Por si mund të konsiderohet ende “pragmatike” një “zgjidhje” që nuk ka kuptim logjik nga pikëpamja politike, juridike dhe ekonomike?
Ndoshta ka vetëm një përgjigje të besueshme: propaganda. Laburistët e dinë se janë në një shumicë të pasigurt, të kërcënuar nga politikanët e ekstremit të djathtë që bërtasin për rrezikun e migrimit. Laburistët mendojnë qartë se mund të dërgojnë një mesazh për votuesit më të djathtë në koalicionin e tyre se edhe ata janë të ashpër ndaj migrantëve. Duke bërë këtë, ajo i merr si të mirëqenë mbështetësit e saj liberalë dhe të majtë. Ata mund të pezullojnë parimet e tyre dhe të falin retorikën për një kohë. Por kontradiktat politike, ligjore dhe ekonomike do të mbeten. Dhe nëse planet shkojnë përpara, ata do të fillojnë të pyesin se çfarë lloj pragmatizmi po mbështesin.
*Lea Ypi është profesoreshë e Teorisë Politike në Departamentin e Qeverisjes në London School of Economics
Të fundit
Aksident në Shëngjin, makina përplaset me motorin, dy të plagosur
15 Qershor 2026, 16:35
11 ditë nga zhdukja e Eglant Koçit, Armando Shakaj ende në arrati
15 Qershor 2026, 16:20
Hidratim apo avantazh taktik? Rregulli i ri në Botëror ndez debat
15 Qershor 2026, 16:11
Rama vijon me sulmet dhe ofendim ndaj protestuesve, Lubonja: Është i dëshpëruar
15 Qershor 2026, 15:59
Pas largimit nga PS, Marjana Koçeku rreshtohet në krah të protestës kundër Ramës
15 Qershor 2026, 15:51
Pse duhet ta lini dollapin hapur në ditët e nxehta?
15 Qershor 2026, 15:40
Aksident në aksin Fier–Libofshë, 4 të plagosur
15 Qershor 2026, 15:22
Situata në spitale, PD kërkon interpelancë urgjente me ministren e Shëndetësisë
15 Qershor 2026, 15:03
Shpërdorimi i detyrës, vepra penale “më në modë” e zyrtarëve shtetërorë në 2025
15 Qershor 2026, 14:44
Dështimet më të mëdha në historinë e Kupës së Botës, Curaçao i shtohet listës
15 Qershor 2026, 14:32
U ekstradua nga Spanja, GJKKO lë në burg djalin e Erzen Breçanit
15 Qershor 2026, 14:20
Ish-ministri i Kosovës dënohet me dy vjet burg për konflikt interesi
15 Qershor 2026, 14:12
Virgil van Dijk luan turneun e fundit me Holandën
15 Qershor 2026, 13:59
Milani gjen zëvendësuesin e Igli Tares pas shkarkimit
15 Qershor 2026, 13:47
Euro thyen rekorde të reja, zbret poshtë 94.9 lekëve
15 Qershor 2026, 13:42
Gjermania shkruan historinë në Botëror, lë pas Brazilin dhe merr kreun e renditjes së golave
15 Qershor 2026, 13:32
Botërori 2026/ Suedia me sulm të frikshëm, fiton 5-1 kundër Tunizisë
15 Qershor 2026, 13:28
U vra me breshëri plumbash brenda në automjet, del foto e viktimës në Mirditë
15 Qershor 2026, 13:22
Shkodra po shndërrohet në surprizën e re të turizmit, ka rritjen më të lartë të prenotimeve
15 Qershor 2026, 13:12
I dënuar me burgim të përjetshëm, arrestohet në Belgjikë Gerd Gjinarari
15 Qershor 2026, 13:01
Mali i Zi hedh poshtë akuzat e Vuçiç për luftën hibride kundër Serbisë!
15 Qershor 2026, 12:50
'Me leje gjyqtar...' si nisi përleshja fizike brenda kafazit të xhamtë në GJKKO
15 Qershor 2026, 12:41
Botërori 2026/ Spanja dhe Belgjika zbresin sonte në fushë
15 Qershor 2026, 12:31
Koçeku braktis PS-në, plas revolta: Dorëzo mandatin, në Kuvend hyre me votat e PS-së
15 Qershor 2026, 12:18
Deri në mars 2026, Veliaj dhe i vëllai kanë paguar 430 mijë dollarë për lobim
15 Qershor 2026, 12:05
Sherr brenda kafazit të xhamit, të pandehurit dhunojnë njëri-tjetrin në GJKKO
15 Qershor 2026, 11:50
Vala e të nxehtit vjen në Shqipëri, temperaturat deri në 40 gradë
15 Qershor 2026, 11:35
Video/ "Kushner nuk po negocion, po arrin një m*t”, Rama humb toruan me gazetaren amerikane
15 Qershor 2026, 11:16
Digjet banesa, katër vëllezër humbin jetën nga zjarri në Greqi
15 Qershor 2026, 10:32
Merrte pagesa për aplikime dhe studime jashtë vendit, administratori përballet me gjykatën
15 Qershor 2026, 10:25
Vrasja në Mirditë, viktima i kishte shpëtuar një atentati tre muaj më parë
15 Qershor 2026, 10:07
16 ditë protestë/ Pollo: Asnjë përpjekje për dialog, pse nuk reagojnë institucionet?
15 Qershor 2026, 10:01
Pse Bullgaria ndaloi furnizimin me armë të Ukrainës?
15 Qershor 2026, 09:37
Vritet me armë zjarri një person në Mirditë, identifikohet viktima
15 Qershor 2026, 08:54
Këmbimi valutor 15 qershor/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro
15 Qershor 2026, 08:41
Temperaturat maksimalet arrijnë në 30°C, parashikimi i motit për sot
15 Qershor 2026, 07:57
Ombrella amerikane fillon të mbyllet për Ballkanin
15 Qershor 2026, 07:35
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
15 Qershor 2026, 07:00
Gjermania e nis vrullshëm Kupën e Botës 2026, mund 7-1 debutuesit e Kurasaos
14 Qershor 2026, 21:53
Mbyllet protesta, nis marshimi në rrugët e Tiranës: Revolucion! Rama largohu!
14 Qershor 2026, 21:40
Persona të maskuar filmojnë turmën, qytetarët i evidentojnë me lazer
14 Qershor 2026, 21:18
Botëror 2026/ Turqia humbi, por fitoi famë tifozi “horror” që po bën xhiron e botës
14 Qershor 2026, 20:51
Forma e pazakontë e protestës në Holandë, shqiptarët në Hagë me këngë polifonike
14 Qershor 2026, 19:36
Sheshi “Skënderbej” mbushet plot, nis marshimi i protestuesve drejt Kryeministrisë
14 Qershor 2026, 18:46
Pushteti i korrupsionit dhe propagandës po shembet e mbi të Shqipëria reale po ngrihet
14 Qershor 2026, 18:24
Gjyqtarët e Botërorit 2026 me paga rekord
14 Qershor 2026, 17:59
“Rama ik” jehonë në Mynih, diaspora shqiptare në protestë në Gjermani
14 Qershor 2026, 17:38
Media gjermane ZDF jehonë protestave në Tiranë: Rritet presioni ndaj qeverisë Rama
14 Qershor 2026, 17:14
Arrestohen 5 serbë për masakrën e Reçakut, Prokuroria dhe Policia zbardhin detajet
14 Qershor 2026, 16:46
Reagim nga Brukseli për protestat në Shqipëri, PDE: Rama të dëgjojë zërin e qytetarëve
14 Qershor 2026, 16:24
“Rama ik”, shqiptarët e Gjermanisë protestë në Berlin kundër qeverisë
14 Qershor 2026, 15:38
Botërori 2026/ Gjermania dhe Holanda zbresin sot në fushë
14 Qershor 2026, 15:20
Mes kritikave, BE-ja pret talibanët për herë të parë në Bruksel
14 Qershor 2026, 15:01
Tragjedi në Prizren, 27-vjeçari vritet me thikë pas sherrit mes kushërinjve
14 Qershor 2026, 14:41
Haiti – Skocia, një ndeshje që riktheu magjinë e futbollit
14 Qershor 2026, 14:18
Shqipëria jashtë fushës, por në lojën e milionave të Botërorit
14 Qershor 2026, 13:58
Berisha - Ramës: Jep dorëheqjen, protestat nuk do të ndalen
14 Qershor 2026, 13:25
Marrëveshja për t’i dhënë fund luftës Iran-SHBA shumë afër
14 Qershor 2026, 12:58
Si u trafikuan tonelata me kokainë nga Amerika Latine në portet e Europës
14 Qershor 2026, 12:51
Barazimi në debutim, Ancelotti: Kupa nuk fitohet në ndeshjen e parë
14 Qershor 2026, 12:30
Përplasen dy mjete në aksin Pogradec–Lin, humb jetën një pasagjere, plagosen tre të tjerë
14 Qershor 2026, 12:16
Gjendet i pajetë 25-vjeçari në Astir
14 Qershor 2026, 11:28
Shqipëria, me një përqindje të lartë të vajzave që shkëlqejnë në matematikë
14 Qershor 2026, 11:14
Nga Tirana në New York, diaspora shqiptare ngrihet në protestë kundër Ramës
14 Qershor 2026, 10:51
Prej 2 javësh shqiptarët në shesh, Ramës i qan zemra për turizmin: Po dëmtohet sezoni
14 Qershor 2026, 10:14
Kina tejkalon Rusinë si investitori më i madh i huaj në Azinë Qendrore
14 Qershor 2026, 09:54
Tiranë/ Efektivi i jep fund jetës me armën e shërbimit
14 Qershor 2026, 09:37
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja
14 Qershor 2026, 09:17
Revolta e “të përjashtuarve”
14 Qershor 2026, 08:59
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
14 Qershor 2026, 08:40
Temperatura deri në 34 gradë celsius, si parashikohet moti për sot
14 Qershor 2026, 08:28
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
14 Qershor 2026, 08:07
Ndeshja Brazil-Marok mund të nisë me vonesë, moti i keq kërcënon supersfidën e Botërorit
13 Qershor 2026, 21:54
“Dorëheqje, qeveri teknike, audit ndërkombëtar”, 6 kërkesat e diasporës para Kryeministrisë
13 Qershor 2026, 21:21
I riu nga Mirdita denoncon në protestë: Babait tim i vdiq pacienti për oksigjen në ambulancë
13 Qershor 2026, 20:02
Mjeku sfidon Ramën: Fëmijët e atyre që kishte dje në antimiting janë këtu në këtë shesh!
13 Qershor 2026, 19:34