Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Alfred Lela
Kryeministri i Shqipërisë, ka me Kosovën dhe udhëheqësit e saj, një marrdhënie e cila mund të shquhet, më së paku, si tekanjoze. Çka duket si përshkrim i butë i një raporti me ulje-ngritje të forta me krerët e shtetit të dytë shqiptar në siujdhesën ballkanike, jep në fakt thelbin e programit (apo mungesës së tij) të Ramës në lidhje me Kosovën.
Thënë më shkoqur, ai nuk operon me një regjistër kombëtar, por me një agjendë ndërkombëtare. Kjo e fundit nuk ngjan si projekt që i shërben zhvendosjes përpara dhe pozicionit të frytshëm të çështjes shqiptare në botë, por si një platformë vetë-promovimi e kryeministrit të Shqipërisë. Mund ta gjeni, ndër të tjera, spikamën e këtij piari të vetvetes, si në thënien parodizuese të Presidentit serb: ‘këto gjëra i di Edi, ai është lider global”, ashtu edhe në furçën pollock-iane të ministres Milva Ekonomi, që e pat shquar Kryeministrin si të vetmin brand ndërkombëtar të Shqipërisë.
Ndërkohë që Edi the international brand nuk është aspak problem, madje e ndihmon imazhin e vendit, komunikimi publik i ditëve tona është sidomos imazheri dhe përcjellje e saj, kthehet në pengesë kur bëhet qëllim në vetvete.
Po ta vini në sprovën e kujtesës ligjërimin e z. Rama, do të mbani mend të paktën dy momente kur ai i bën thirrje një ‘vetëdijeje globale’, duke nënkuptuar një rol për veten, më të madh se ia lejon shtrirja dhe impakti gjeopolitik i vendit që përfaqëson. Si shembulli i parapëlqyer për të ilustruar pse shqiptarët dhe serbët duhet të bëhen vëllezër, sillej pakti franko-gjerman, që u ngrit mbi gërmadhat e dy luftrave botërore. Duke përmendur dhe nënkuptuar etërit themelues të Europës, Konrad Adenauer dhe Robert Shuman, ai e vinte veten në rolin e pajtimtarit ballkanik, bashkë me Aleksandër Vuçiç. Ajo që do theksuar në këtë rast, dhe ka rëndësi logjike dhe historike, është se në këtë dyshe vetëm Vuçiç ka diçka për të ofruar, dhe nëse e bën, duhet të shohë jo drejt Shqipërisë, por Kosovës. Presidenti serb nuk mund të bëjë paqe me shqiptarët me dorën e shtrirë nga Tirana, ndërkohë që kthen kryet nga ana tjetër para të martirizuarës së njëmendtë të konfliktit serbo-shqiptar, Kosovës.
Ky është zemërimi kosovar me Edi Ramën, dhe këtë ai mënon të kuptojë, ose bën sikur. Ky protagonizëm paqeje me harxhet e bankës së gjakut dhe memorjes së tjetrit, e bën Kryeministrin të duket i pandjeshëm dhe aventurier politik, të paktën në Kosovë. Në thelb të këtij moskuptimi të të vërtetave dhe ndjeshmërive historike, qëndron edhe mënia kosovare me të. Përveç Hashim Thaçit, fatkeqësisht në Hagë, kryeministri i Shqipërisë nuk gjen asnjë derë politike për të trokitur në Prishtinë, dhe kjo jo për tekat e eksponentëve politikë kosovarë.
Rama është i magjepsur me shoqërinë e hapur, fshatin global, rolin e tij në të dhe holy ghost-in e Sorosit mbi të gjitha, sa ngjan si një prej shefave të 6 vendeve europiane që nuk ende nuk e njohin Kosovën. Pa arritur një pakt shqiptaro-shqiptar nuk mund të ketë një paqe shqiptaro-serbe. Kush ia ushqen këtë iluzion, nuk njeh as historinë dhe as të drejtën, por vetëm interesin personal dhe ‘magjinë e zezë’ që e shëron botën nga konflikti me fraza boshe të së majtës ndërkombëtare.
Së fundmi, Rama solli edhe një paralele tjetër për të evokuar paqen serbo-shqiptare, konfliktin e përgjakshëm të L2B, japonezo-amerikan. Nuk mund të thuhet më shumë për këtë analogji, se sa fakti i thjeshtë se dy perandori hyjnë dhe dalin nga lufta në orët e tmerrit të dyanshëm, por agresori dhe viktima, siç është rasti serbo-kosovar, i nënshtrohen një tjetër kalendari.
Në fund, nëse Rama do ta hapë Ballkanin, kërkon rolin historik të pajtimit të gadishullit, etj., ai duhet ta fillojë nga shqiptarët. Si në Prishtinë ashtu dhe në Tiranë.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38