Flash News

KRYESORE

Operacioni  Milan-Juve, 5 lojtarët që janë pjesë e skenarit të shkëmbimeve

Operacioni  Milan-Juve, 5 lojtarët që janë pjesë e

Drejtuesit e ekipit të Milanit dhe atij të Juventusit u takuan dy ditë më parë në Milano, gjë e cila rriti dyshimet për disa shkëmbime të mundshme mes lojtarëve të dy klubeve.

Sipas asaj që flitet në mediat italiane, 5 lojtarët e përfshirë në skenarin e këtij operacioni janë Higuain, Bonuçi, Caldara, Benatia dhe Pjaca.

Situata kryesore përfshin sulmuesin Gonzalo Higuain, i cili tani shihet si burimi kryesor për të rikuperuar disi sforcimin ekonomik për Cristiano Ronaldon.

Argjentinasi kërkon një destinacion të pëlqyeshëm si dhe një çek të majmë, që ia ofron Milani. Kuqezinjtë ndërkohë i kanë hapur rrugën kalimit të mbrojtësit të tyre Leonardo Bonuçi tek Juve, vetëm një vit pas ardhjes së tij nga torinezët.

Kuqezinjtë do të donin të fusnin një lojtar juventin në tratativa dhe emri i preferuar nga kuqezinjtë është Mattia Caldara, i cili konsiderohet zëvendësuesi perfekt për kapitenin e skuadrës së drejtuar nga Gennaro Gattuso.

Marrëveshja mund të përfshijë dhe marokenin Benatia, gjithmonë i pakënaqur te kampionët e Italisë dhe kroatin Marko Pjaca, një talent i blerë me bujë, që deri më tani nuk ka shpërthyer asnjëherë.

Të fundit