Flash News

E-TJERA

Pistoletë gati për qitje dhe 25 mijë euro, policia jep detaje nga arrestimi i Flodian Plakut, në pranga edhe Julian Pashaj

Pistoletë gati për qitje dhe 25  mijë euro, policia jep detaje

Flodian Çela u arrestua një ditë më parë në Orikum, si një nga tre të akuzuarit për vrasjen e Gentjan Bejtjas.

Drejtori i DVP Vlorë, Elidon Çela, në një konferecë për mediat ka dhënë detaje nga arrestimi i Çelës. I dyshuar edhe për disa krime të tjera, Plakut iu gjet gjatë arrestimit një pistoletë me fishek në fole, gati për qitje.

Po ashtu, gjatë operacionit është vënë në pranga edhe Julian Aliaj (Pashaj).

“Ishte i armatosur, me fishekë gati për qitje. Iu gjetën 17 fishekë, 25 mijë euro cash dhe 7 celularë. Gjatë ndërhyrjes policore në hotelin që fshihej, u kap edhe Julian Aliaj (Pashaj), i shpallur në kërkim për vrasjen e Renato Hoxhës”, tha Elidon Çela.

 

Të fundit