Flash News

OPINEWS

Porosia e Kryeministrit, Kodi i ri Penal

Porosia e Kryeministrit, Kodi i ri Penal

Nga Grigels Muçollari 

Denimin e Ervin Salianjit sot, na e tha Kryeministri nga Parlamenti në seancën e fundit kur ishte i pranishëm.
Duke kercenuar kryetarin e Grupit Parlamentar të Opozitës se do të perfundonte si deputeti që sot ju komunikua 1 vit burg.
Dhe siç paralajmëroi Edi Rama, sot u formalizua ndeshkimi. 1 vit burg, për një vepër penale që nuk denohet, e nuk parashikohet në këtë masë nga asnjë ligj apo normë.
Thjesht sanskionohet në kodin e hakmarrjes së Kryeministrit dhe ish-Ministrit të Brendshëm.
Ne nuk jemi më në kushtet dhe në territorin e Republikës.
Urdhri politik i sunduesit është jurisprudenca dhe korpusi i institucioneve.
Në sytë e të gjithëve dhe në mes të ditës, Gjykata e Apelit sot u konfirmua si zyrë e ekzekutivit, si permbarim i porosive të mazhorancës.
Edi Rama sot ka kërcenuar me burg çdokend, çdo gazetar si Jetmir Olldashi, që denoncon lidhjet e krimit me politiken, lidhjet e errëta familjare të ministrave.
Platforma e asgjesimit të Opozitës me mjete jo politike, mori zgjerim edhe më shumē sot.
Drejtësia e re u deshmua vegel e vjetêr e autokratit, besnike e verber politike e shumicës së majtë.
Kushdo qê hesht sot e bekon këtë renie të demokracisë. Dhe nderkombetarêt nëse nuk reagojnë, behen kumbarë tē diktaturës më të re në Ballkan.
Nderkohe që qytetaret e ketij vendi duhet të brofin në kembe për lirine, dinjitetin e jeten e tyre. Xhelati tregoi që është pas deres së çdo njeriu që nuk ben "urra" për Edi Ramen.
Nese ende nuk e ke provuar në lekurën tende, është thjesht çështje kohe e radhe. Tê ngrihemi sa nuk është vonë.

Të fundit