Flash News
11 ditë nga zhdukja e Eglant Koçit, Armando Shakaj ende në arrati
Aksident në aksin Fier–Libofshë, 4 të plagosur
U ekstradua nga Spanja, GJKKO lë në burg djalin e Erzen Breçanit
Ish-ministri i Kosovës dënohet me dy vjet burg për konflikt interesi
U vra me breshëri plumbash brenda në automjet, del foto e viktimës në Mirditë
Tre vjet më pas: Profetë të rremë, idiotë të dobishëm dhe listat e hapura

Nga Genc Pollo
Në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike javën e shkuar një anëtar pyeti me tone disi dyshuese-qortuese se cili kishte qenë qëndrimi i partisë për “listat e hapura” (më tej LH) në negociatat me Partinë Socialiste në Komisionin e Reformës Zgjedhore. Përgjigja nga presidiumi ishte plot detaje teknike jo fort të kuptueshme por nënteksti tingëlloi sikur “ne ishim pro hapjes së listave por PS vuri veton e s’kishim ç’ti bënim”. Dyshoj që shpjegimi të jetë i vërtetë mbasi kam përshtypjen se të dyja partitë me konsensus korrigjuan deri diku një poshtërsi e një marrëzi që mazhoranca soc-rilindiste në tetor 2020 e futi në Kodin Zgjedhor me ndihmën e opozitës jeniçere. Për këtë duhen përgëzuar !
Në maj 2021 në shënimin tim “Profetë të rremë, idiotë të dobishëm, listat e hapura dhe marrëzia kolektive në v2019-2021” konstatoja me habi një quasi histeri publike nga personazhe budallenj e jo budallenj, të ndershem e të ndërgjegjshëm por edhe propagandistë shërbëtore të cilët pretendonin se me LH kishin gjetur gurin filozofik me të cilin do të shëroheshin të tëra të metat e sistemit politik postkomunist në Shqipëri. Refreni përbashkues i kësaj turme diverse ishte “deputetët të mos emërohen nga kryetari por të zgjidhen nga populli”.
Në atë shënim argumentoja se LH dëshmuan se nuk zgjidhën asnjë nga problemet që supozohej se do të zgjidhnin. Përkundrazi ato shërbyen për spostimin e debatit publik nga problemet reale tek formulat fantazmagorike dhe për zbutjen e presionit publik për zgjidhje realiste.
Së pari teza e dashnorëve të LH se përmes preferencës së elektoratit shkërmoqet monopoli i kryetarëve të partive politike për të përcaktuar faktikisht deputetët e ardhshëm u rrëzua nga rezultati i zgjedhjeve parlamentare të v2021. Vetëm tre kandidatë e thyen herësin dhe u bënë kështu deputetë. Por edhe me herës më të vogël pak gjë do të ndryshonte.
Së dyti ideja fikse se vota popullore pastron pisllëkun e kryetarëve në lista rrëzohet nga ato shumë pak raste në Elbasan e Tiranë të ndryshimit të listës me votë parapëlqyese. Madje bazuar në ato raste mund të thuhet se ramë nga shiu në breshër.
Së treti rastet e rralla të përdorimit të LH në Europë e botë dhe përvoja shpesh jo pozitive që raportohet prej tyre heq edhe argumentin “le t’a bëjmë dhe në si Europa/bota” (që në fakt është pseudoargument po nuk u shoqërua me arsyetim konkret në kontekstin tonë). Këtu mund të shtohet edhe përvoja e prishjes së harmonisë brendapartiake të fushatës që ndodhi në PD e PS në zgjedhjet e v 2021.
Tre vjet më vonë kjo analizë i ka qendruar kohës dhe fatmirësisht problemi i krijuar në tetor 2020 ka gjetur një zgjidhje në masën më të madhe përmes reformës zgjedhore të kësaj vere (kjo u bë e mundur edhe pse PS nuk ka qenë ndonjëherë parimisht e interesuar për LH; deri në momentin kur kuptoi se mund t’i përdorte si truk për të abroguar koalicionin e përbërë që i leverdiste opozitës reale; duke përdorur opozitën jeniçere në Kuvend).
Tre vjet më vonë e bazuar në debatin publik që shoqëroi amendimet verore te Kodit Zgjedhor mund të thuhet se numri i idiotëve të dobishëm që insistojnë për LH është reduktuar ndjeshëm; ndërsa numri i profetëve të rremë, për arsye të kuptueshme, mbetet në nivelet e para katër viteve.
Megjithatë, duke folur edhe me partiakë të ndryshëm, të duket se sidomos ndër mëtonjësit për deputet idea LH mbetet popullore. Shpjegimi duket se është sa besimi tek mrekullia e thyerjes së herësit aq edhe ambicia personale e ekzagjeruar që të shtyn tek short-cuts që anashkalojnë karrierën e rregullt.
Por një shpjegim i përgjithshëm dhe legjitim është imazhi i partive politike si organizata pa transparencë e meritokraci dhe me kontroll personal të shefit titullar, ku edhe listat bëhen sipas qejfit të këtij të fundit. Shembull konkret ishin edhe miratimi i listave të kandidatëve për deputet në v2021 në dy partitë kryesore. Tek njëra syresh mbledhja miratuese e Këshillit Kombëtar u bë në zoom ku anëtarët ishin pa mikrofon (muted) përveç kryetarit; ky i fundit lexonte listën e kandidatëve dhe në fund thoshte vetë votohet-miratohet. Në partinë tjetër kur mblidhej kryesia mikrofonët ishin ndezur dhe një ish ministër vërente me surprizë se disa emra në listën e kandidatëve (segmenti fitues) kishin bërë “hemoragji të financave publike” (sot deputetët në fjalë vuajnë dënimin me burg për inceneratorët).
Idea e “listave totalisht të hapura” në fakt është një refuzim naiv i partive politike të perceptuara si të kapura e të korruptuara. Si shumë ide naive në histori ajo ofron një zgjidhje të rreme për një problem real. Kështu p.sh. anarkistët rusë të shek. 19, të indinjuar nga bujkrobëria e absolutizmi carist, propozonin një sistem shoqëror pa autoritet e pa hierarki. Por ideja e tyre të çonte ose në kaos shoqëror ku e pësonte më i dobëti ose, në versionin kolektivist të saj i cili do të ushqente bolshevizmin, do të sillte regjimin më opresiv e totalitar të shek. 20. Po kështu forca politike në Europën aktuale pretendojnë reduktimin e Bashkimit Europian në një ligë të shteteve-komb sovrane mbasi politikat BE po adoptonin gradualisht elemente të planifikimit socialist në zbatim të ideologjive të ditës; me pasojë ndrydhjen e tregut e asfiksimin e bizneseve dhe fermerëve e më tej rënien e konkurrueshmërisë e uljen e rolit të Europës në ekonominë globale. Kjo kritikë mund të jetë e bazuar por propozimi mund të jetë kundërproduktiv. Në fakt zgjedhjet e sivjetshme për Parlamentin Europian shënuan një spostim djathtas të elektoratit duke validuar shumë kritika ndaj politikave të deritanishme të Brukselit. Si pasojë fjalimi programatik i Presidentes së Komisionit para Parlamentit Europian para dy muajsh përmbante korrigjime thelbësore duke reflektuar kritikat.
Pra mund të biem dakord se korrigjimi i politikave të gabuara dhe reformimi i institucioneve përgjegjës është më i volitshëm se abrogimi i këtyre institucioneve në favor të alternativave historikisht të dështuara ose aktualisht kundraproduktive.
Idea LH është de facto për një parlament me deputetë të pavarur e pa lidhje me partitë politike. Në kontekstin shqiptar e më gjerë kjo do të thotë një legjislaturë rumpallë ku s’njeh i pari të dytin. Kjo nuk është e dëshirueshme edhe pse publiku me të drejtë mund të jetë mërzitur me deputetët “bagëti votuese” që miratojnë me disiplinë e pa ndërgjegje kontratat korruptive të PPP-ve.
Në një sistem politik pluralist e demokratik siç e ka zhvilluar Europa në dy shekujt e fundit, partitë politike janë elemente qëndrore që garantojnë lidhjen organike të popullit me shtetin. Kjo realizohet edhe përmes kandidateve për ofiq që partitë i propozojnë elektoratit. Keqfunksionimi i tyre nuk justifikon abrogimin e tyre; ai lipset të nxisë përmirësimin e tyre.
Keqfunksionimet tona nuk zgjidhen me eliminimin e rolit të kryetarit të partisë apo të organeve drejtuese të saj. Kjo gjë do të ishte jodemokratike dhe e papërgjegjshme. Por si mund të arrihet që kandidatët e partive të jenë jo vetëm njerëz normalë e të panjollosur por edhe të mishërojnë idetë politike të partisë që do të përfaqësojnë e të jenë të njohur e të gëzojnë besimin e antarësisë, elekoratit partiak e më gjerë? Është më pak sempliste dhe populiste por qartazi më e dobishme të insistosh e të realizosh proçedura demokratike brenda partive duke marrë si model primaret amerikane ose të paktën konsultimet edhe me votë të fshehtë a të hapur me bazën e strukturat partiake siç praktikohet gjerësisht në Europë.
Edhe aty nuk mohohet roli i kryetarit apo i kryesisë qendrore por me rregull e traditë ky rol kufizohet në veto individuale e ndryshime të vogla e përherë të arsyetuara. Por kjo kërkon vullnet në krye të partisë e praktikim të gjatë. Por më mirë të identifikosh drejt e saktë problemin e pazgjidhur sesa të japësh formula kryekëput të gabuara.
P. S. Ndërsa shkruaja këto radhë hasa lajmin se Edi Rama do të vinte kandidatë rishtarë në segmentin fitues të listave të Partisë Socialiste. Në segmentin më poshtë ku funksionon formula LH do të renditen të tjerët që kanë një senioritet në parti. Me një gurë vrau dy zogj. Së pari me persona no name siguron bagëti votuese absolute që as nuk e çon ndërmend të komentojë e kritikojë e jo me te mos votojë projekt/ ligjet e mbrapshta që kryeministri i propozon Kuvendit. Së dyti po jep vetes kënaqësinë perverse të kundrojë se si shokët veteranë të partisë e të qeverisë brenda qarkut do sherrosen me njeri tjetrin për një grusht votash, siç ndodhi në v2021.
Të fundit
Aksident në Shëngjin, makina përplaset me motorin, dy të plagosur
15 Qershor 2026, 16:35
11 ditë nga zhdukja e Eglant Koçit, Armando Shakaj ende në arrati
15 Qershor 2026, 16:20
Hidratim apo avantazh taktik? Rregulli i ri në Botëror ndez debat
15 Qershor 2026, 16:11
Rama vijon me sulmet dhe ofendim ndaj protestuesve, Lubonja: Është i dëshpëruar
15 Qershor 2026, 15:59
Pas largimit nga PS, Marjana Koçeku rreshtohet në krah të protestës kundër Ramës
15 Qershor 2026, 15:51
Pse duhet ta lini dollapin hapur në ditët e nxehta?
15 Qershor 2026, 15:40
Aksident në aksin Fier–Libofshë, 4 të plagosur
15 Qershor 2026, 15:22
Situata në spitale, PD kërkon interpelancë urgjente me ministren e Shëndetësisë
15 Qershor 2026, 15:03
Shpërdorimi i detyrës, vepra penale “më në modë” e zyrtarëve shtetërorë në 2025
15 Qershor 2026, 14:44
Dështimet më të mëdha në historinë e Kupës së Botës, Curaçao i shtohet listës
15 Qershor 2026, 14:32
U ekstradua nga Spanja, GJKKO lë në burg djalin e Erzen Breçanit
15 Qershor 2026, 14:20
Ish-ministri i Kosovës dënohet me dy vjet burg për konflikt interesi
15 Qershor 2026, 14:12
Virgil van Dijk luan turneun e fundit me Holandën
15 Qershor 2026, 13:59
Milani gjen zëvendësuesin e Igli Tares pas shkarkimit
15 Qershor 2026, 13:47
Euro thyen rekorde të reja, zbret poshtë 94.9 lekëve
15 Qershor 2026, 13:42
Gjermania shkruan historinë në Botëror, lë pas Brazilin dhe merr kreun e renditjes së golave
15 Qershor 2026, 13:32
Botërori 2026/ Suedia me sulm të frikshëm, fiton 5-1 kundër Tunizisë
15 Qershor 2026, 13:28
U vra me breshëri plumbash brenda në automjet, del foto e viktimës në Mirditë
15 Qershor 2026, 13:22
Shkodra po shndërrohet në surprizën e re të turizmit, ka rritjen më të lartë të prenotimeve
15 Qershor 2026, 13:12
I dënuar me burgim të përjetshëm, arrestohet në Belgjikë Gerd Gjinarari
15 Qershor 2026, 13:01
Mali i Zi hedh poshtë akuzat e Vuçiç për luftën hibride kundër Serbisë!
15 Qershor 2026, 12:50
'Me leje gjyqtar...' si nisi përleshja fizike brenda kafazit të xhamtë në GJKKO
15 Qershor 2026, 12:41
Botërori 2026/ Spanja dhe Belgjika zbresin sonte në fushë
15 Qershor 2026, 12:31
Koçeku braktis PS-në, plas revolta: Dorëzo mandatin, në Kuvend hyre me votat e PS-së
15 Qershor 2026, 12:18
Deri në mars 2026, Veliaj dhe i vëllai kanë paguar 430 mijë dollarë për lobim
15 Qershor 2026, 12:05
Sherr brenda kafazit të xhamit, të pandehurit dhunojnë njëri-tjetrin në GJKKO
15 Qershor 2026, 11:50
Vala e të nxehtit vjen në Shqipëri, temperaturat deri në 40 gradë
15 Qershor 2026, 11:35
Video/ "Kushner nuk po negocion, po arrin një m*t”, Rama humb toruan me gazetaren amerikane
15 Qershor 2026, 11:16
Digjet banesa, katër vëllezër humbin jetën nga zjarri në Greqi
15 Qershor 2026, 10:32
Merrte pagesa për aplikime dhe studime jashtë vendit, administratori përballet me gjykatën
15 Qershor 2026, 10:25
Vrasja në Mirditë, viktima i kishte shpëtuar një atentati tre muaj më parë
15 Qershor 2026, 10:07
16 ditë protestë/ Pollo: Asnjë përpjekje për dialog, pse nuk reagojnë institucionet?
15 Qershor 2026, 10:01
Pse Bullgaria ndaloi furnizimin me armë të Ukrainës?
15 Qershor 2026, 09:37
Vritet me armë zjarri një person në Mirditë, identifikohet viktima
15 Qershor 2026, 08:54
Këmbimi valutor 15 qershor/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro
15 Qershor 2026, 08:41
Temperaturat maksimalet arrijnë në 30°C, parashikimi i motit për sot
15 Qershor 2026, 07:57
Ombrella amerikane fillon të mbyllet për Ballkanin
15 Qershor 2026, 07:35
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
15 Qershor 2026, 07:00
Gjermania e nis vrullshëm Kupën e Botës 2026, mund 7-1 debutuesit e Kurasaos
14 Qershor 2026, 21:53
Mbyllet protesta, nis marshimi në rrugët e Tiranës: Revolucion! Rama largohu!
14 Qershor 2026, 21:40
Persona të maskuar filmojnë turmën, qytetarët i evidentojnë me lazer
14 Qershor 2026, 21:18
Botëror 2026/ Turqia humbi, por fitoi famë tifozi “horror” që po bën xhiron e botës
14 Qershor 2026, 20:51
Forma e pazakontë e protestës në Holandë, shqiptarët në Hagë me këngë polifonike
14 Qershor 2026, 19:36
Sheshi “Skënderbej” mbushet plot, nis marshimi i protestuesve drejt Kryeministrisë
14 Qershor 2026, 18:46
Pushteti i korrupsionit dhe propagandës po shembet e mbi të Shqipëria reale po ngrihet
14 Qershor 2026, 18:24
Gjyqtarët e Botërorit 2026 me paga rekord
14 Qershor 2026, 17:59
“Rama ik” jehonë në Mynih, diaspora shqiptare në protestë në Gjermani
14 Qershor 2026, 17:38
Media gjermane ZDF jehonë protestave në Tiranë: Rritet presioni ndaj qeverisë Rama
14 Qershor 2026, 17:14
Arrestohen 5 serbë për masakrën e Reçakut, Prokuroria dhe Policia zbardhin detajet
14 Qershor 2026, 16:46
Reagim nga Brukseli për protestat në Shqipëri, PDE: Rama të dëgjojë zërin e qytetarëve
14 Qershor 2026, 16:24
“Rama ik”, shqiptarët e Gjermanisë protestë në Berlin kundër qeverisë
14 Qershor 2026, 15:38
Botërori 2026/ Gjermania dhe Holanda zbresin sot në fushë
14 Qershor 2026, 15:20
Mes kritikave, BE-ja pret talibanët për herë të parë në Bruksel
14 Qershor 2026, 15:01
Tragjedi në Prizren, 27-vjeçari vritet me thikë pas sherrit mes kushërinjve
14 Qershor 2026, 14:41
Haiti – Skocia, një ndeshje që riktheu magjinë e futbollit
14 Qershor 2026, 14:18
Shqipëria jashtë fushës, por në lojën e milionave të Botërorit
14 Qershor 2026, 13:58
Berisha - Ramës: Jep dorëheqjen, protestat nuk do të ndalen
14 Qershor 2026, 13:25
Marrëveshja për t’i dhënë fund luftës Iran-SHBA shumë afër
14 Qershor 2026, 12:58
Si u trafikuan tonelata me kokainë nga Amerika Latine në portet e Europës
14 Qershor 2026, 12:51
Barazimi në debutim, Ancelotti: Kupa nuk fitohet në ndeshjen e parë
14 Qershor 2026, 12:30
Përplasen dy mjete në aksin Pogradec–Lin, humb jetën një pasagjere, plagosen tre të tjerë
14 Qershor 2026, 12:16
Gjendet i pajetë 25-vjeçari në Astir
14 Qershor 2026, 11:28
Shqipëria, me një përqindje të lartë të vajzave që shkëlqejnë në matematikë
14 Qershor 2026, 11:14
Nga Tirana në New York, diaspora shqiptare ngrihet në protestë kundër Ramës
14 Qershor 2026, 10:51
Prej 2 javësh shqiptarët në shesh, Ramës i qan zemra për turizmin: Po dëmtohet sezoni
14 Qershor 2026, 10:14
Kina tejkalon Rusinë si investitori më i madh i huaj në Azinë Qendrore
14 Qershor 2026, 09:54
Tiranë/ Efektivi i jep fund jetës me armën e shërbimit
14 Qershor 2026, 09:37
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja
14 Qershor 2026, 09:17
Revolta e “të përjashtuarve”
14 Qershor 2026, 08:59
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
14 Qershor 2026, 08:40
Temperatura deri në 34 gradë celsius, si parashikohet moti për sot
14 Qershor 2026, 08:28
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
14 Qershor 2026, 08:07
Ndeshja Brazil-Marok mund të nisë me vonesë, moti i keq kërcënon supersfidën e Botërorit
13 Qershor 2026, 21:54
“Dorëheqje, qeveri teknike, audit ndërkombëtar”, 6 kërkesat e diasporës para Kryeministrisë
13 Qershor 2026, 21:21
I riu nga Mirdita denoncon në protestë: Babait tim i vdiq pacienti për oksigjen në ambulancë
13 Qershor 2026, 20:02
Mjeku sfidon Ramën: Fëmijët e atyre që kishte dje në antimiting janë këtu në këtë shesh!
13 Qershor 2026, 19:34