Flash News
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin

Nga Andi Bushati
Natyrisht, kolegët e mjerë të Ambrozias, që pronarët i kishin dërguar në atë konferencë, i vunë këtij turpi vetëm portretet e tyre. Të gjithë e kuptojnë se e keqja qëndron më lart, shkon përtej tyre
Ajo që ndodhi në konferencën e shtypit të Edi Ramës, nuk ishte një sherr banal, as një moment nervozizmi dhe nxehje gjakrash të zakonshme mes një gazetari me një politikan, por një mënyrë e shëmtuar e degradimit të mediave tona.
Pothuajse askush nga përfaqësuesit e pushtetit të katërt, që u bënë dëshmitarë të asaj skene, nuk u solidarizua me kolegen e tyre, Ambrozia Meta. Në të kundërt shumica ulnin kokën si pula të shushatura, duke imagjinuar me mendje namin që mund ti bënin pronarët e tyre përfitues të statusit “investitorë strategjikë”.
Në një konferencë normale shtypi, në një vend demokratik është një zakon i pashkruar, që gazetarët solidarizohen me pyetjen e mbetur pa përgjigje të kolegut të tyre. Nëse i pari nuk merr atë që do, i dyti përsërit po të njëjtën pyetje.
Por, në të kundërt, ne pamë në ekran, ndonjë mashkull që i bënte me shenjë Ramës ta linte mënjëanë debatin me Ambrozian dhe ndonjë femër që shprehte padurimin për të marrë në duar mikrofonin, ndonëse ajo që do donte të dëgjonte publiku kish mbetur në ajër. Për më tepër, askush prej tyre nuk lëvizi nga salla, kur kryeministri e ndërpreu konferencën, për të përjashtuar prej saj të singjashmen e tyre “rebele”. Ambrozia doli jashtë dhe gjithë të tjerëve kjo iu duk normale duke e vijuar bashkëbisedimin konstruktiv sikur asgjë të mos kishte ndodhur.
Rama përjashton gazetaren Ambrozia Meta nga konferenca për media
Por, për të kuptuar këtë incident është mirë të dimë kontekstin e tij. Gazetarja Meta i bëri Ramës, në sy, një pyetje që e mendojnë të gjithë. Pse ai po merakoset nga kërkesa e SPAK-ut për burgosjen e Ballukut, zëvendëses së tij që akuzohet për 1.1 miliardë euro abuzime me tenderat, kur vetë ka kërkuar me gojën e tij paraburgosje për ata që vjedhin energjinë, ndërtojnë pa leje, madje dhe hynë në fushë për të prishur një ndeshje futbolli. Kaq, asgjë e veçantë, vetëm justifikimi i këtyre dy standarteve u kërkua nga Rama. Në vend të përgjigjes ai zgjodhi të ironizonte Çim Pekën, të vizatonte Syrin si një media që pastron para, të përshkruante Ambrozian si një zgjatim të protestave opozitare, që kishte hyrë ilegalisht në obrorin e tij mbretëror. Se sa bazë ka kjo loghore e pakontrolluar nuk është e vështirë të kuptohet. Njësoj si me Pekën, Rama është sjellë me gjysmën e gazetarëve të vendit. Akuzat që bën për Syri-n, një version të ndryshëm të të cilave i ka treguar ish zv kryeministri i tij Ahmetaj, i ka bërë më parë për Top-in që e etiketonte, kur si pëlqente, si ekran gjobaxhi, apo kur i çonte të fala Sandrit të Klanit.
Por, këtu çështja nuk është as te mashtrimet e Ramës, as tek koherenca e tij tashmë e përdhosur, as tek të vërtetat e tij që edhe antarëve të kryesisë së PS ia imponon përmes kërcënimesh.
Në atë sallë ku Edi Rama u soll si një udhëheqës tribuje, ai nuk qe fajtori i vetëm. Një politikan nuk shndërrohet në autokrat vetëm se merr vendim ta bëjë këtë. Ai bëhet i tillë, kur ata që ka përreth ia pranojnë një gjë të tillë. Pikërisht këtë bënë sot kolegët e Ambrozias. Ata pranuan të shndërrohen në sfondin e një farse që si përcolli dot publikut as përgjigjen më të thjeshtë, atë të pabarazisë para ligjit, mes një tifozi futbolli që është i pakënaqur me penalltinë e dhenë kundër skuadrës së tij dhe që për këtë, sipas Ramës, duhet të përfundojë në burg dhe Belinda Ballukut, të dyshuar për së paku 11 krime, që u dashka të vijojë të jetë e lirë.
Prandaj, ajo që pamë sot live është shumë më tepër se një incident i thjeshtë. Sepse ajo nuk dëshmoi vetëm për arrogancën e një politikani që refuzon të japë llogari, në publik, për ata që vjedhin në emër të tij, por shumë me tepër se kaq, për një sistem mediatik që është vënë krejtësisht në shërbim të kësaj filozofie. Natyrisht, kolegët e mjerë të Ambrozias, që pronarët i kishin dërguar në atë konferencë, i vunë këtij turpi vetëm portretet e tyre. Të gjithë e kuptojnë se e keqja qëndron më lart, shkon përtej tyre. Por përmes qëndrimit të tyre në salle, pasi kolegen e tyre e nxorën jashtë dhe sidomos me mosinsistimin për të marrë përgjigje për pyetjen e mbetur në ajër, ata u bënë dëshmitarë të një estrade ku të gjithë bëjnë sikur. Dhe mund të imagjinohet kollaj se si do të duken kur të paraqiten serish në skeçin e ardhshëm në emër të një bashkëbisedimi me Ramën për të informuar publikun…/Lapsi.al
Të fundit
Horoskopi, çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot
10 Qershor 2026, 08:17
Temperatura mbi 30 gradë, parashikimi i motit për sot
10 Qershor 2026, 08:00
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
10 Qershor 2026, 07:47
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56