Flash News

KRYESORE

Opinioni i Venecias, Basha: Mirënjohje! Asgjë s’e shpëton hajdutin psiqik nga lidhjet me krimin!

Opinioni i Venecias, Basha: Mirënjohje! Asgjë s’e shpëton

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka përshëndetur opinionin e Komisionit të Venecias, që i hap rrugë zyrtarisht vendimit për të miratuar vettingun në politikë.

Në një reagim në twitter, Basha i është përgjigjur edhe kryeministrit Edi Rama, i cili e ka ironizuar qëndrimin e opozitës lidhur me këtë çështje.

“Hajduti psiqik ka 9 ditë që nuk kupton as shqipen, pale pastaj anglishten! Mirënjohje Komisionit të Venecias që hapi dritën jeshile për vetingun e politikanëve. Asgjë nuk e shpëton hajdutin psiqik nga lidhjet me krimin! Koha kur politikanët janë mbi ligjin po mbaron!”, shkruan Basha.

Statusi i Ramës:

Eh Artist, s'më vjen mirë për ty,po ti s've mend! Vate e u mbyt në ujin e Venecias edhe Gjojavetingu yt, një nga ato manovrat e tua në xunkth që e kanë bërë PD aq shumë joserioze në sytë e njerëzve, sa jeni hedhur në ilegalitet për të penguar Dialogun mes studentëve e qeverisë

Të fundit