Flash News

KRYESORE

Pakujdesia e Kylie-t në linjën e saj të re, fansat i dalin kundër: Do na shkatërrosh fytyrën

Kylie Jenner është një vajzë e cila ka bërë milionat vetëm duke shitur produkte përmes internetit. Sigurisht që fama dhe imazhi e kanë ndihmuar që ajo të ketë shitje pa harxhuar asnjë qindarkë me reklamë.

Linja më e re që ajo ka themeluar quhet "Kylie Skin", që përkthehet në shqip 'Lëkura e Kylie-t". Kjo linjë do të lançohet më 22 maj dhe përfshin produkte si larës fytyre, tonik, serum dhe krem për sytë. Në këtë set përfshihet dhe një scrub me arra. Por kjo i është kthyer në 'boombrang' bukuroshes Jenner.

Pasi fansat shprehen se me këtë përzierje do iu shkatërrohet fytyra.:

“Një scrub fytyre me arra? Pse Kylie po përpiqet të shkatërrojë lëkurën tonë….”

“Epo kjo është e tmerrshme. Të mendosh që miliona vajza do e blejnë këtë scrub dhe do shkatërrojnë lëkurën” (ishin disa nga komentet e shumta).

Komentuesit shprehen se arra në fytyrë shkakton të çara, prandaj as nuk rekomandohet. Arra mund ta bëjë fytyrën të duket edhe më e vjetër.

Të fundit