Flash News

KRYESORE

Paloka i përgjigjet Ballës: Duhej të ishe në burg, jo t’i tregosh Kushtetutën presidentit

Nënkryetari i PD-së Edi Paloka deklaron se Taulant Balla duhet të ishte në burg dhe jo duke i treguar Kushtetutën presidentit të vendit. Kreu i grupit parlamentar të PS, pasi lexoi raportin e Venecias shkroi në Facebook se llir Meta ka shkelur Kushtetutën.

Por Paloka iu përgjigj se “Tao duhej te ishte sot ne qeli, po ndërkohë i tregon Kushtetutën, Presidentit të Republikës ...”

Sipas tij në “shtetin” e Ramës, ku qelbësirat bëjnë moral dhe kriminelët bëjnë ligjet në Parlament, nuk mund të ndodhë ndryshe.

“Taulant Balla, fytyra me perfaqesuese e Rames dhe “rilindjes” , akuzen me te vogel e ka per perdhunim. Emri i numrit dy te “rilindjes” është shfaqur ne këto vite nga udhetimet me trafikante droge ne Greqi, tek mbrojtja e Rrajes, djalit përdhunues te deputetit “rilindas” ne Kruje; nga kercenimi i punonjesve te policise ne komisariatin e F. Krujes, tek manipulimi bashke me drejtorin e policise te deshmitarit te rreme Alizoti ne Fier.

E sigurisht “kryebema” e tij është “Toyota Yaris” , dosjen e se cilës , ne kundershtim me ligjin, nderhyri per ta manipuluar pak dite me pare, vete kryeprokurorja e krimeve te renda.

Për çdo njërën nga këto akuza Tao duhej te ishte ne hekura, por nderkohe i tregon ligjin dhe Kushtetuten shqiptareve dhe akuzon Presidentin pse nuk lejoi te shkonte deri ne fund skenari i “rilindjes” per votime moniste dhe te pergjakura.

Rama , nuk mund ta kaloje me palacolleqet dhe palacot e zakonshem pergjigjen qe pritet prej tij per kushtet e Bundestagut. Shqiptaret dhe partneret presin zgjidhjen e krizes dhe sot gjithë përgjegjësia eshte vetem e vetem mbi te.”, shkroi Paloka në profilin e tij në Facebook.

Të fundit