Flash News

KRYESORE

Paloka thirrje qytetarëve: Nëse nuk protestojmë, Rama do të vazhdojë të tallet me ne

Paloka thirrje qytetarëve: Nëse nuk protestojmë, Rama do të

Nënkryetar i Partisë Demokratike, Edi Paloka, në përfundim të mbledhjes së grupit parlamentar, ka ftuar çdo qytetar që ka një hall, t'i bashkohet protestës së opozitës, e cila do të zhvillohet më 16  shkurt.

Paloka u shpreh se qëllimi i kësaj proteste është kundërshtimi i pakënaqësive që qytetarët hasin në jëtën e përditshme e që sipas tij, po shtohen dita ditës.

Ai gjithashtu ka shtuar se nëse populli nuk ngrihet të protestojë ndaj padrejtësive që u bëhen çdo ditë, Edi Rama do vazhdojë të tallet me ta.

"Thërrasim qytetarët, ata që kanë një hall, ata që shohin të varfërohen, ata që do ju prishen shtëpitë, të ngrihen dhe të protestojë ndaj Edi Ramës për ndryshe ai do vazhdojë ta shkelë popullin me këmbë. Lidhur me protestat që PD ka thirrur, qëllimi i tyre lidhet me të përditshmen e qytetarëve, pakënaqësitë që vazhdojnë të rriten dhe nevoja që kanë për të protestuar ndaj një kryeministri që e vetmja gjuhë që kupton është ajo e protestës, ngritjes dhe reagimit. Nëse nuk ngrihemi ai do vazhdojë të tallet me ne, ne do shkojmë keq e më keq, ndërsa fëmijët tanë do marrin rrugët", ka thënë Edi Paloka.

Nënkryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike ka theksuar gjithashtu se një tjetër arsye pse shqiptarët duhet të protestojnë është edhe mos hapja e negociatave në qeshor.

“Ne presim, prisnim që në qershor të hapen negociatat, por me këtë formë dhe me këtë regjim ku jemi as negociata nuk do të ketë dhe çdo gjë do shkojë keq e më keq”, u shpreh Paloka.

Të fundit