Flash News

KRYESORE

Papa Françesku mesazh në meshën e Krishtlindjeve: Zoti ende na do të gjithëve, madje edhe më të këqijtë nga ne

Papa Françesku mesazh në meshën e Krishtlindjeve: Zoti ende na

Papa Françesku ka përcjellë një mesazh për Krishtlindje duke thënë se Zoti i do të gjithë - "madje edhe ata më të këqijtë prej nesh".

Papa po fliste para mijëra njerëzve gjatë meshës së festës së Krishtlindjes në Bazilikën e Shën Pjetrit në Vatikan.

"Ju mund të keni ide të gabuara, ju mund të keni bërë një rrëmujë të plotë të gjërave ... por Zoti vazhdon t'ju dojë", tha papa.

"Zoti nuk ju do sepse ju mendoni dhe veproni në mënyrën e duhur. Dashuria e tij është e pakushtëzuar; nuk varet nga ju", shtoi ai.

Papa Françesku gjithashtu iu referua skandaleve të abuzimet dhe atyre financiare që e kanë goditur Kishën.

Të fundit