Flash News

KRYESORE

Papa Françesku nuk i trembet koronavirusit, përqafon besimtarët me maska në shesh

Frika nga koronavirusi ka pushtuar Italinë prej disa ditësh. 11 është numri i personave në Itali që kanë humbur deri tani jetën për shkak të virusit vdekjeprurës.

Disa zona në Lombardi janë izoluar dhe shumë njerëz kanë zgjedhur të qëndrojnë mbyllur në banesë.

Për Papa Françeskun ka ndodhur e kundërta.

Ati i Shenjtë ka hedhur poshtë të gjitha barrierat dhe ka zgjedhur të takohet me besimtarët dhe madje të përqafohet me disa prej tyre gjatë  të mërkurës, në sheshin Shën Pjetri edhe pse shumë prej tyre mbanin maskë, për t’u mbrojtur nga koronavirusi.

“Jam pranë të gjithë të prekurve me koronavirus dhe mjekëve që i kurojnë në këto momente të vështira si dhe autoriteteve që po përpiqen që kjo sëmundje të mos përhapet më tej”, u shpreh Papa Françesku, gjatë fjalës së tij.

Burimi: tgcom24

Të fundit