Flash News

KRYESORE

Paralajmërimi i Ramës për mbylljen e mediave, ish-presidenti reagon ashpër: I paaftë deri në neveri, nuk e ndal politikën as nga fatkeqësia e shqiptarëve

Ish-presidenti Bujar Nishani ka reaguar ashpër pas paralajmërimit të kryeministri Rama se do të mbyllë mediat që përhapin panik me raportimet për tërmetin.

Nishani shkruan se qeveria nuk e shpall dot gjendjen e jashtëzakonshme dhe sqaron se gjendjen e jashtëzakonshme e shpall vetëm Parlamenti dhe duhet ta dekretojë Presidenti.

“Shqipëria është në emergjencë civile dhe ky kryeministër i paaftë deri në neveri, që nuk e ndal politikën as me fatkeqësinë e mijëra shqiptarëve, më parë se të mbyllë median të nxjerrë nga gërmadhat e vdekjes trupat e qytetarëve shqiptarë të cilët nuk i mbrojti dot nga rreziku i paralajmëruar”, shkruan Nishani.

Të fundit