Flash News

KRYESORE

Parashikimi i revistës ‘Paper’: Ava Max ndër personat që do sundojnë 2019-ën

Parashikimi i revistës ‘Paper’: Ava Max ndër personat

Revista prestigjioze ‘Paper’ ka renditur 100 persona nga fusha e muzikës, kinematografisë, artit, aktivizmit, mediave sociale, modës dhe estetikës, që parashikohet të sundojnë gjatë vitit 2019-të.

Pjesë e listës është bërë edhe Ava Max, këngëtarja me origjinë shqiptare po që hyn fuqishëm në tregun muzikor amerikan dhe botëror.

Në disa pyetje të shkurta, Ava Max është përgjigjur:

Kush je ti?

Jam një shpirt i lirë.

Çfarë bën?

Këndoj dhe shkruaj... ndonjëherë i shtyj për më vonë.

Për çfarë je më shumë krenare për 2018-ën?

"Sweet but Psycho" më mësoi se durimi mund të shpërblehet.

Cila mendon se do të jetë sfida jote më e madhe në 2019-ën?

Të qëndrojë në një vend më shumë se një ditë.

Këngëtarja me origjinë shqiptare bën debutimet e para në emisionet më të ndjekura amerikane

Të fundit